Horoskopi javor 15 - 21 Mars 2021

DASHI

Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj.

Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t'ia plotësoni dot nevojat vetes.

Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.

Komunikimi me njerëzit që jetojnë ose punojnë në distancë prej jush do të jetë veçanërisht interesant. Lajmet që do të merrni nga njerëzit e lindur nën shenjat e Akrepit, Gaforres ose Peshqve do të jenë një rast për biseda dhe komente me miqtë dhe të afërmit

DEMI

Kjo jave do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit.

Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara.

Sipas Horoskopit.vip, shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.

Ata që janë të përfshirë në proceset gjyqësore ose procedurat ligjore këtë javë do të jenë në gjendje të besojnë tek suksesi. Java do të jetë e favorshme për të udhëtuar, për të vizituar miq ose të afërm në shtëpinë e tyre. Nuk përjashtohet mundësia që të mirëprisni mysafirë

BINJAKËT

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund.  Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje.

Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme.

Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Gjatë këtyre shtatë ditëve, përpiquni të ruani qetësinë tuaj, pavarësisht situatave që do të përjetoni. Gratë e reja të lindura nën këtë shenjë do të nxiten veçanërisht nga dëshira për të imponuar vullnetin e tyre.

GAFORRJA

Do keni ide dhe mendime shumë ë mira këtë muaj, por ndonjëherë nuk do arrini t’i tregoni. Për ju të dashuruarit, ndjenjat për partnerin do jenë të shumta, por ju nuk do dini si t'ia shprehni. Diskutoni me miqtë dhe dëgjojini këshillat e tyre.

Ju beqarët do jeni gjithë kohës me angazhime dhe nuk do e çoni mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta ndryshoni sa më shpejt gjendjen dhe nuk do ngurroni as të merrni masa strikte për ketë gjë.

Shëndeti fatmirësisht do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni më energjikë pas të enjtes. Jeta profesionale do ketë herë pas here disa vështirësi të vogla. Mos e lëshoni veten sepse do jetë më keq për ju.

Java do të jetë e favorshme për të udhëtuar, veçanërisht nëse lidhet me një pronë tjetër që posedoni jashtë vendbanimit ku jetoni. Disa prej jush mund të angazhohen për të blerë ose shitur një pronë të tillë këtë javë.

LUANI

Ka mundësi që këtë jave Mërkuri t’iu destabilizoje tërësisht. Here pas here nuk do merrni dot as frymë lirisht. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani harmoninë e jetës tuaj sepse shumë persona do ndërhyjnë dhe do ua shkatërrojnë atë. Mirë është të gjeni momentet e duhura dhe të flisni qetësisht me atë që keni në krah.

Për Ju beqarët Java do të jetë e rëndësishme për ata që kanë një partner romantik nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqve. Kjo javë do të jetë e favorshme për takime të reja me një karakter romantik, Gjendja e financave do jetë më e kënaqshme se një javë më parë, megjithatë mirë është që të mos kryeni shpenzime të nxituara pa u menduar.

Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse lodhja dhe i nxehti mund të sjellin probleme. Në punë do jeni elokuentë dhe bindës. Çdo gjë që keni menduar do e arrini sa hap e mbyll sytë.



VIRGJËRESHA

Influenca pozitive e yjeve do sjellë ekuilibrin gjatë kësaj jave. Ju të dashuruarit do i keni mendimet më të qarta dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë më parë.

Ju beqarët do jeni pafund joshës dhe tërheqës prandaj do e gjeni edhe personin që do iu përshtatet me tepër. Shumë gjera do ndryshojnë për ju duke filluar nga dita e mërkurë. Në planin financiar do jeni më me fat se kurrë më parë, prandaj gjendja do përmirësohet tej mase.

Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por situata do përmirësohet menjëherë. Në pune do ketë ndryshime rrënjësore, kështu që bëhuni gati. Edhe të papunët do marrin lajme pozitive.

Kjo javë do të kërkojë nga përfaqësuesit e kësaj shenje të zodiakut që të kujdesen më shumë kur të përfshihen në detyra të rëndësishme ose kur përmbushin premtime serioze. Gabimet që bëni këtë javë mund të rrëmbejnë seriozisht jo vetëm jetën tuaj, por edhe jetën e njerëzve që varen nga ju.

PESHORJA

Kjo do jetë me të vërtetë një javë fantastike dhe e mbushur me alegri. Ju që jeni në një lidhje mund të vendosni edhe data për fejesa, martesa apo edhe zgjerim në familjeje. Më e rëndësishmja është që do përjetoni emocione pozitive.

Ju beqarët që nuk besoni në dashuri me shikim të parë, këtë javë do surprizoheni pa masë. Në planin financiar duhet t'i rregulloni patjetër disa probleme urgjente sepse po i latë pas dore situata mund të ndërlikohet edhe me tepër.

Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme. Sipas Horoskopit.vip, në punë do jeni profesioniste të vërtetë dhe do arrini majat. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalojë dot.

Gjatë javës mund t'ju duhet të udhëtoni, por do të ndodhë një ngjarje ose situatë që do të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale.

AKREPI

Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata.

Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.

Java do të jetë e favorshme për ngjizjen ose lindjen e një fëmije, për bisedat që lidhen me të ardhmen e lidhjes tuaj të dashurisë dhe bashkëjetesën.

SHIGJETARI

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë.

Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë.

Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Mos u mundoni të përfitoni sa më shumë nga çdo situatë e favorshme, veçanërisht nëse e dini që mund të dëmtojë emocionalisht ose financiarisht dikë tjetër.

BRICJAPI

Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit.

Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme.

Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha.

Gjatë javës, shmangni bisedat serioze me njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqve, Gaforres ose Akrepit, të cilët në këtë situatë vështirë s`do t'ju japin këshilla të duhura ose të mençura.



UJORI

Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër.

Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja.

Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.

Në përgjithësi këtë javë, jini shumë të kujdesshëm në lidhje me atë që bëni. Për ata që planifikojnë një udhëtim jashtë vendit, do të ketë situata tensioni ose konfrontimi me njerëzit me të cilët keni kontakte.

PESHQIT

Sado të mundoheni të ruani qetësinë absolute këtë javë nuk do ja dilni dot. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte të shumta me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do ketë tronditje. Asnjeri prej jush nuk do tolerojë dhe nuk do hapë rrugë.

Nëse jeni beqarë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do e keni mendjen të krijojnë një lidhje. Do i neglizhojnë edhe mundësitë e mira që do iu jepen. Financat do dobësohen të mërkurë sepse do ju duhet të shpenzoni për disa gjëra me rëndësi.

Gjendja shëndetësore do varet nga mënyra sesi do ushqeheni dhe se sa do flini. Jeta profesionale do jetë më e bekuar. Do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni dhe suksesi do jetë i garantuar.

Këtë javë do të keni takime ose biseda më të shpeshta me burra nga familja, miqtë ose kolegët tuaj. Në përgjithësi, komunikimi juaj me burrat do të jetë i rëndësishëm dhe do të përcaktojë zhvillimin e planeve tuaja gjatë gjithë javës.

Post a Comment

Previous Post Next Post