GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)
Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut. Gaforrja është shenjë e ujit, kryesore, femërore, e drejtuar nga Hëna; është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht në kundërshtim me njëra tjetrën. Është shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e veçantë.
Karakteristika të përgjithshme
Njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres në përgjithësi janë të urtë (si femra dhe meshkuj). Janë shumë të ndjeshëm, emocionalë, imagjinarë, të sjellshëm, intuitivë, romantikë, mikpritës, simpatik, të këndshëm, të duruar, të butë dhe dorështrënguar. Ata janë të kujdesshëm dhe të pa-shqitur, nuk hidhen me kokëposhtë lehtë me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janë njerëz me fantazi, me humor të qetë dhe mbrojtës. Kjo shenjë është më e vështira për t’u përcaktuar, përsa i përket karakteristikave të individëve. Në fakt në shenjën e Gaforres shpesh gjejmë njerëz të ndrojtur, pa personalitet dhe të vetmuar. Të gjithë e duan shtëpinë dhe natyrën, vlerësojnë vetitë që kanë të bëjnë me lidhje me njerëzit. Në shkollë që në fëmijëri janë të parët shpesh herë sepse studiojnë me ngulm dhe kanë një mendje të zhvilluar, ndërsa në punë kënaqen me vende të qeta dhe lënë profesionet e lira. Gaforret në dukje janë të qetë dhe të gëzuar por në brendësi janë shpesh të shqetësuar dhe vuajnë nga rënia e shpeshtë në melankoli. Janë me ndjenja delikate plot takt dhe të përmbajtur, kanë ndjeshmëri emotive dhe imagjinatë të zhvilluar. Janë kryelartë dhe u pëlqejnë shumë lavdërimet, duartrokitjet dhe mirënjohjet. Shpesh janë të pavendosur, të dyshimtë dhe të paqëndrueshëm.
Të lindurit e shenjës së Gaforres janë shtëpiakë dhe gjejnë kënaqësi të madhe në shtëpi dhe në gjirin e familjes. Ata kënaqen nëse ka qetësi dhe harmoni në shtëpi. Gjithashtu respektojnë traditat dhe marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit. Të lindurit Gaforre janë gati të tërhiqen në strofkullën e tyre nëse e shohin të arsyeshme, dhe kur futen në strofkull s’ka herkul që t’i nxjerrë. E vetmja gjë që mund të bësh është tu japësh atyre kohë, ata do të dalin përsëri dhe do të përzihen në shoqëri. Ata janë edhe kokëfortë kur duan dhe vullnet të fortë dhe duan të çajnë në rrugën e tyre. Nëse me vullnet s’ja arrijnë qëllimit atëherë përdorin fuqinë emocionale. Nëse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen përsëri në grackën e tyre dhe reflektojnë meqë sundohen nga Hëna që është e lidhur me pjellorinë shumë Gaforre duan të kenë shumë fëmijë ata duan një familje të madhe. Preken lehtë dhe kanë shumë gjendje shpirtërore mund të kalojnë fare lehtë nga njëra tek tjetra. Gaforret e kanë të lehtë t'ju tregojnë simpatinë dhe dashurinë të tjerëve. Preferojnë të planifikojnë punë, dashuri, udhëtime, pushime e fitime. Të lindurit në këtë shenjë kanë një kujtesë të hekurt, kujtojnë edhe histori dhe detaje të së kaluarës dhe emocionohen nga to. Kush i do surprizat nuk merr shumë prej tyre, si shpërblim dinë të ofrojnë një qëndrueshmëri ekonomike në familje. Nganjëherë të lindurit e Gaforres duken aventurierë, të pabesueshëm, të aftë të eksplorojnë ambiente krejt të veçantë ose të dashurojnë persona krejt të kundërt me idealin e tyre. Janë të gatshëm të çmojnë me optimizëm dhe objektivitet çdo situatë por mund të bien dhe në kriza depresioni. Dinë ta përdorin mirë paranë, janë kursimtarë megjithëse disa i quajnë dorëlëshuar.
Pëlqejnë: romantizmin, fëmijët, shtëpinë, festat, fshatin.
Urrejnë: dështimin, kundërshtimin, këshillat, imponimin.
Karakteristika e femrës së Gaforres
Femra Gaforre shpesh herë përcaktohet si “krenare”. Ajo është bijë e hënës prandaj humori i saj ndryshon, por është e fortë, nënë e mrekullueshme e gatshme gjithmonë për t’u sakrifikuar për të bijtë. Megjithëse është e mbyllur shpesh herë dhe e rezervuar nga natyra. Është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për dashuri të pafund dhe siguri. Ajo është shumë idealiste dhe shumë ëndërrimtare si pak të tjera, bota e saj është e brendshme dhe pre e fantazisë ndërsa ajo e jashtmja përkundrazi shpesh e tmerron. Femra Gaforre është një krijesë shumë e ëmbël por jashtëzakonisht kokëfortë. Është femër që do një familje shumë të madhe dhe shtëpinë e duan gjithë kon-fort. Ndërrojnë opinionet dhe s’kanë stabilitet të brendshëm. Është lehtë t’i korruptosh sepse i marrin situatat lehtë – lehtë (si meshkujt dhe femrat).
Karakteristikat e mashkullit të Gaforres
Mashkulli i Gaforres shpreson gjithnjë në një të ardhme më të mirë, është shumë i ndjeshëm dhe perceptues, i pëlqen të jetojë në mënyrë paqësore dhe shpesh zhytet në kujtime duke jetuar momentet e bukura të së kaluarës. Ai dëshiron të qëndrojë më shumë në shtëpi sepse e konsideron si oazin e tij të qetësisë; në shtëpi do të gjejë gjithmonë kohë për të dëgjuar muzikë që e çlodh të cilën e do shumë. Ndjeshmëria tepër e madhe e mashkullit të Gaforres shpesh shfaqet me forma pasigurie dhe druajtje… ai ka frikë se mos e vënë në lojë. Ai do të sakrifikohet edhe pse është i paqëndrueshëm në sjellje dhe humor. Burrat e kësaj shenje e konsiderojnë shtëpinë strehim ndaj stresit e jetës. Njerëzit Gaforre kanë nevojë për momente vetmie. Duken si të fortë e pa emocione por nuk janë ashtu.
Personaliteti i Gaforres
Mashkulli dhe femra e kësaj shenje kanë të përbashkët ndjeshmërinë e thellë dhe lidhjen e fortë me familjen e origjinës, sidomos me nënën dhe të dy do të jenë prindër shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre. Mashkulli i Gaforres është gjithmonë zotërues dhe i prirur për ta idealizuar gruan që dashuron, por dhe i aftë për të fshirë nga jeta e tij, në-qoftë se ajo do ta zhgënjejë. Meshkujt dhe femrat janë shumë të aftë për ti kuptuar mirë të afërmit (gjë mjaft e rrallë) për ti dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre që pastaj tu japin këshilla të mira. Nëse jeta e plagos rëndë të lindurin në këtë shenjë ai (ose ajo) do të gjejë strehë tek familja ku do të dinë të gjejnë forcën e nevojshme për të rimarrë veten dhe për të shëruar plagët. Personaliteti i Gaforres mund të jetë ndonjëherë pak fëminor, kapriçioz, i shqetësuar, i heshtur dhe pak i frikshëm, megjithatë gjithmonë do të jetë i paqëndrueshëm, i kthyeshëm dhe plot fantazi. Të gjithë kërkojnë mbrojtje dhe siguri… të gjithë duan çdo lloj komodi-teti duke mbetur shumë të gatshëm për të ndihmuar ata që ju kërkojnë ndihmë. Shpesh s’kanë takt e janë njerëz të vështirë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 qershor – 1 korrik)
Janë shumë të ndjeshëm, shumë të ndikueshëm dhe pak të aftë për tu mbrojtur.
Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 – 11 korrik)
Janë shumë aktivë, kanë një siguri false dhe kanë mundësi më të madhe për të bërë karrierë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 22 korrik)
Janë më optimistë, më të fortë, më pak diplomatë dhe më pak të ndrojtur sepse ndjejnë ndikimin e Luanit shenjës pasardhëse, janë të parezervuar dhe tregojnë çdo fjalë.
Gaforrja në dashuri
Të lindurit e Gaforres në dashuri janë të devotshëm, romantikë dhe të aftë të arrijnë rezultate janë kurnacë mbrojtës për të dashurin e tyre. Shpesh herë ata martohen të rinj por nuk zhgënjejnë pritjet e partnerit sepse janë më të pjekur se mosha e tyre dhe i edukojnë mirë fëmijët e tyre. Gratë kërkojnë tek burri mbrojtje dhe udhëheqje ndërsa burrat kërkojnë një dashuri amtare. Të gjithë ata kanë tendencë xhelozie dhe janë tepër posesivë. Ata nuk kërkojnë shumë, një shtëpi, paqe dhe rehati. Në jetën intime ata janë të ndjeshëm, xhentëlmen të ngrohtë me partnerin. Shpesh e teprojnë me fantazinë dhe duan të përjetojnë një ideal romantik. Megjithëse zig-zaget në dashuri (sidomos burrat e shenjës njihen si flirtues) mbeten të lidhur ndaj familjes, partnerit dhe fëmijëve.
Femra e Gaforres në dashuri
Në dashuri qëndrimi i kësaj femre është jashtëzakonisht kontradiktor. Nga njëra anë është femër sentimentale, romantike që di të përshtatet dhe bën ç’është e mundur për ti dhënë kënaqësi mashkullit që dashuron… nga ana tjetër manifeston edhe një temperament shumë zotërues, realist dhe egoist që maskohet shumë mirë gjithmonë nga ëmbëlsia. Sidoqoftë me mashkullin e zemrës femra Gaforre mban gjithmonë një qëndrim prej nëne. Me gjithë dashurinë e thellë për shtëpinë, fëmijët dhe bashkëshortin, Gaforrja nuk arrin të qëndrojë gjithmonë besnike. Pastaj kthehet në vatrën familjare me gëzim sepse vetëm aty gjen atë që i përshtatet më shumë natyrës së saj të vërtetë. Edhe pse nuk do ta thotë femra e Gaforres dëshiron shumë të përkëdhelet nga partneri me të cilin mundohet të mos diskutojë kurrë, sepse ajo është një krijesë krejtësisht paqësore, me gjithë ndryshimet me hope të humorit të saj dhe natyrës së theksuar kapriçioze. Ajo ka nevojë më shumë se çdo tjetër për dashuri të madhe për tu siguruar vazhdimisht nga ana e burrit që dashuron: një shoqe me të vërtetë e ëmbël dhe shumë e vëmendshme, me temperament bujar që maskohet ndonjëherë nga një kokëfortësi me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ajo e jeton dashurinë në një mënyrë praktike dhe realiste pa harruar kurë të jetë zotëruese. Qëndrimi prej nëne që femra e Gaforres është e prirur të mbajë ndaj shokut të saj, nuk do të thotë aspak se ajo është një femër e dobët, përkundrazi nuk është e tillë madje dhe shoku i saj e ndjen këtë. Gjithmonë do të jetë një mashkull i Luanit që do të tërheqë më shumë femrën e Gaforres.
Mashkulli i Gaforres në dashuri
Në dashuri mashkulli i Gaforres sillet si idealist dhe ka tendencë të idealizojë këtë ndjenjë aq të rëndësishme për të: ai mund të japë shumë por edhe kërkon shumë. Megjithatë di të sillet shumë butë dhe ëmbël me të shoqen e tij, ashtu siç di të bëhet edhe xheloz dhe zotërues, por gjithmonë ai është i aftë ti kontrollojë dhe ti fshehë emocionet e tij. Në martesë ai është zakonisht besnik, dhe romantik dhe i mirë… aty – këtu shfaqet egoizmi i tij por pa peshuar shumë në raportet e çiftit. Dashuria e këtij mashkulli nënkupton mbi të gjitha familjen. Ai është i gatshëm për sakrifica të mëdha dhe mund të heqë dorë nga gjithçka për të shpëtuar vatrën që ka krijuar me femrën e zemrës së tij. Edhe pse duket ndonjëherë i ftohtë ai nuk është aspak i tillë, por mund të jetë i ndrojtur. Prandaj sado pasionant të jetë, ai do të orvatet ti fshehë ndjenjat e tij të vërteta, e madje dhe xhelozinë që nuk e ka të pakët! Me femrën ai tregohet bujar dhe do ti kushtojë asaj gjithë vëmendjen, kujdesin dhe përkëdheljet aq të domosdoshme në raportet sentimentale.
Por nëse e ndjen se po e shtypin… nëse mendon se një lidhje po bëhet e rëndë për të, ai edhe mund të zhduket qetësisht.

Në dashuri është tepër i ndikueshëm, i ndjeshëm, i paqëndrueshëm, kapriçioz dhe i paparashikueshëm.

Është më i fortë, më i qëndrueshëm, më i vendosur dhe më i ashpër në mënyrën e të shprehurit të dashurisë, sepse është dhe
më i pasigurt.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (11 – 21 qershor)
Është më i aftë dhe optimist, ka shpirt më luftarak por i mungon takti. Këta edhe kur e pësojnë mund të mos reagojnë e madje
mund të harrojnë.
Gaforrja në miqësi
Femra e Gaforres ka një sens të thellë miqësie por ka prirje ti idealizojë miqtë dhe të njohurit; ajo tregohet gjithmonë e gatshme, mikpritëse dhe e dashur me të gjithë, gati për të ndihmuar kur kanë nevojë. Megjithatë është tipi i femrës, që pa mëdyshje menjëherë mund ti fshijë nga jeta e saj njerëz që janë sjellë me të në mënyrë zhgënjimeve ose të shtirur, pa e vrarë ndërgjegjja. Në kompleks femra e Gaforres është një krijesë e mirë, e dashur, por pak ndërhyrëse dhe kurioze, por sigurisht jo e keqe. Jo gjithmonë është e mundur të krijohet një raport kombinimesh e miqësia me femrën e Gaforres, sepse në thelb ajo është e mbyllur, e rezervuar dhe relativisht e përzemërt kur gjendet kundrejt njerëzve që nuk i njeh mirë.
Edhe mashkulli do të jetojë miqësinë e re me shpirtin e sakrificës, gatishmërisë dhe altruizmit. Ai pa dyshim merr pjesë tërësisht në shqetësimet e miqve dhe pret prej tyre të njëjtin qëndrim, nëse një ditë do të ketë nevojë. Shumë bujar me ata që i konsideron njerëz të dashur, është gati të braktisë pa dhënë asnjë shpjegim atë që e zhgënjen dhe e tradhton, sikurse ndodh në dashuri edhe në raporte miqësie. Mashkulli i Gaforres ka vazhdimisht nevojë për konfirmim. Një gjë është e sigurt: mashkulli i Gaforres nuk duron që miqësitë të ndërhyjnë në jetën e tij private, madje dhe kur ka krijuar një raport të mirë ai me zor do t’i hapet për vështirësitë apo mendimet e tij. Nga natyra është shumë i dyshimtë dhe mosbesues.
Gaforrja dhe familja
Femra e Gaforres, si asnjë tjetër, është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për familjen e saj, së bashku me familjen e origjinës, bijtë e saj janë për të dashuria më e rëndësishme që ka. Edhe pse e do shumë burrin ai do të vijë pas njerëzve të gjakut të saj. Në familje është gjithmonë një nënë e vëmendshme, delikate, e kujdesshme, që i rrit fëmijët (prej të cilëve pret shumë) me dashuri dhe me sensin e traditës, sepse thellësisht ajo mbetet e kthyer dhe e lidhur me të kaluarën. Natyrisht e lindur për të qenë në radhë të parë nënë dhe pastaj bashkëshorte, femra e Gaforres ka prirje ta konsiderojë bashkëshortin si baba sesa si një shok, gjë që shpesh nuk është e mirë për raportin e çiftit. Kësaj femre i pëlqen shumë të gatuajë për familjen dhe të pre-gatisë ç’ka fëmijët e saj parapëlqejnë. Herë pas here ajo mund të jetë me fëmijët shumë egoiste dhe posesive.
Mashkulli i Gaforres nuk do ta braktisë kurrë familjen dhe prindërit e tij në momentet e vështira por përkundrazi do ti ndjekë me një ndjenjë të thellë detyre. Nënë është për atë figura më e rëndësishme aq sa në mënyrë të pandërgjegjshme kërkon për bashkëshorte një femër që ti ngjajë nënës së tij. Lidhja me fëmijët është shumë e thellë dhe ai është gati të pranojë dhe të metat e tyre, mjafton që ata të pranojnë lidhjen me bërthamën familjare. Edukator që di të falë, të lejojë dhe të kuptojë, ai do tu japë bijve një edukatë të tipit tradicional duke kufizuar nganjëherë fantazitë dhe entuziazmin.
Prirjet profesionale të Gaforres
Femra e kësaj shenje është shumë e zgjuar dhe ëndërruese, por është shumë intuitive dhe e ndjeshme, ja sepse aktivitetet që kërkojnë do të kenë këto karakteristika; gjithçka ka të bëjë me muzikën ose me publikun. Duke qenë një natyrë e kthyer dhe e interesuar për të shkuarën, me një inteligjencë të përshtatshme për studimin e gjuhëve, mund të çimentohet në fushën e antikuariatit dhe në të gjithë ato profesione që kërkojnë njohjen e gjuhëve dhe të traditave. Femra e Gaforres do të kishte sukses si mësuese, madje dhe në nivele të larta, sepse është shumë e prirur ndaj fëmijëve e të rinjve, edhe është shumë altruiste dhe e lidhur me të afërmit. E shkëlqyer si psikologe ose mjeke. Mund të bëhen dhe gazetarë, shkrimtarë, infermierë dhe politikanë. Gaforrja duhet të shmangë ato profesione që kërkojnë shumë luftë dhe konkurrencë.
Mashkulli i Gaforres është tepër romantik por pa kurajo për të luftuar sepse ka karakter shumë të mbyllur dhe pesimist, prandaj për të nuk janë të përshtatshme aktivitetet që kërkojnë këmbëngulje për të fituar dhe forcë për tu ndeshur, për tu atakuar. Instinktivisht ai priret ndaj arteve, letërsisë dhe do të bëhet një muzikant, piktor, arkitekt, gjuhëtar, mobilier i mirë sepse ka shumë fantazi sintetizuese. Për meshkujt Gaforre është e përshtatshme dhe karriera diplomatike. Në çdo iniciativë ai do të ndjejë nevojën e mbështetjes dhe nxitjes për të fituar ndaj ndjenjës së përhershme të pasigurisë që është në bazë të temperamentit të tij. Për mashkullin e lindur Gaforre është i përshtatshëm edhe arti kulinar në nivel të lartë, ai e dashuron kuzhinën (Arturi, gastronomi i famshëm, ishte i shenjës së Gaforres). Një këshillë: kundrejt të papriturave të profesionit, duhet me qenë më indiferent, më të ftohtë dhe më pak të merakosur e të shqetësuar. Disa njerëz të Gaforres mund të bëhen dhe biznesmen të mirë dhe meqë janë romantikë dhe duan natyrën mund të bëhen koleksionistë, antikuarë dhe kopshtarë, etj.
Gaforrja dhe paratë
Të lindurit e kësaj shenje qofshin meshkuj apo femra janë shumë nikoqirë dhe kursimtarë; megjithatë femra kur shpenzon, e bën këtë me shumë kënaqësi nëse është fjala për të blerë ndonjë shtëpi, bizhuteri apo veshje. Shumë praktikë në para dhe realistë, të lindurit e Gaforres dinë ti bëjnë shumë mirë llogaritë dhe bëjnë përpjekje ta shtojnë pasurinë e tyre, duke bërë ekonomi dhe duke mos rrezikuar më kot paratë në spekulime të dyshimta. Mashkulli i Gaforres shpenzon më lehtë për të blerë gjithçka e bën më të bukur dhe më të pëlqyeshme shtëpinë që e do shumë dhe e konsideron si një strehë mbrojtjeje. Si mashkulli edhe femra janë mjaft kursimtarë për të bërë dhurata edhe pse fëmijët e tyre janë gati të bëjnë sakrifica ekonomike për t’ua bërë më të mirë të tashmen dhe të ardhmen. Të gjitha shpenzimet për të udhëtuar janë të justifikuara. Mashkullin ndryshe nga femra parapëlqen të marrë ose të blejë rrobat më të zgjedhura, por i pëlqen më shumë kur ato i vijnë nga shoqja e tij. Në raportet e Gaforres me paratë ndikojnë pozicioni i Hënës dhe i Diellit, domethënë në çfarë sektori të horoskopit do të gjenden këto dy yje.
Gaforrja dhe shëndeti
Në përgjithësi të lindurit e Gaforres kanë një shëndet delikat (meshkujt edhe femrat). Ata e marrin veten me shumë vështirësi pas sëmundjeve. Pjesët më delikate të të lindurve në këtë shenjë janë: kafazi i kraharorit, stomaku, mushkëritë, mëlçia, shpretka dhe mukozat. Ata kanë tendencë dhe pre-dispozicion të vuajnë nga anemia, gjëndrat limfatike, obeziteti dhe ipotiroidizmi. Shqetësimet e tyre të shpeshta do të jenë nga dilatacionet e aparatit tretës, mbi-djersitja nga emocionet e forta. Mund të kenë djersë të ftohta dhe forma kolapsi. qefalea, astemia dhe lodhja muskul-are janë shfaqje tipike të organizmit të lindurve të kësaj shenje. Humori i keq dhe trishtimi janë burim i sëmundjeve dhe shkaktarë të ulcerave dhe sëmundjeve të mëlçisë nga ato më të lehtat dhe deri tek ato më të rëndat siç është cirroza. Të lindurit Gaforre shpesh kanë mungesë kalciumi. Shpesh herë ata kanë probleme nervore. Për ta është e këshillueshme një dietë pa yndyra dhe sheqerna të tepërt. Të gjitha llojet e zarzavateve bëjnë mirë por veçanërisht sallata jeshile, çikorja, spinaqi, lakrat, grosha e vogël, qepa, rrepka, kopra dhe radhiqet. Është e këshillueshme peshku ndërsa mishi të merret dy herë në javë. Si pije më të mirat janë qumështi për shkak të mungesës së kalciumit dhe të gjitha lëngjet e frutave por pa sheqer, duhet të përjashtohet alkooli i çdo lloj forme. Për të mbajtur peshën e duhur Gaforret duhet të lëvizin shumë. Janë të këshillueshëm noti, biçikleta, shëtitjet, vrapimi gjithmonë në breg të detit për të marrë jod, i cili është i nevojshëm për ta. Për femrat këshillohet dhe tenisi i cili aktivizon reflekset dhe përmirëson muskulaturën. Veç kësaj djersitja favorizon jashtëqitjen e toksina-ve. Kur tretja bëhet shumë e vështirë duhet të përdoret çaj me trëndafil qeni para gjumit. Për ekuilibrin psikologjik bën mirë dëgjimi i muzikës ose i leximit të cilat mbajnë zgjuar vëmendjen e zbavitin dhe e çlodhin.

Janë më të predispozuar për obeziet për anemi dhe intoksikim si dhe mundësi për abscese. Drejtohen nga Saturni dhe demonstrojnë një ndrojtje shumë të madhe, pak kurajo! Seksuali-teti është minimal. Saturnit i dedikohet dhe një formë pesimizmi, ndjenja e detyrës dhe lidhja me traditën.

Kanë sistemin tretës më problematik për shkak të lëngjeve gastrikë si dhe mundësi për ulcera dhe reumatizma. Drejtohen nga Urani, janë origjinalë, të lehtë, të djallëzuar por me një ndjenjë të thellë të detyrës dhe aftësi të mira profesionale.

Janë të predispozuar ndaj hidropizisë dhe rraskapitjeve nervore. Tek ata ndikon Neptuni dhe kanë një dobësi psikike më të madhe, një fatalizëm të thellë, fantazi dhe mënyrë shumë romantike për të jetuar dashurinë, bëhen agresivë në qoftë-se kundërshtohen shumë. Hëna është kryesorja që i drejton pastaj: Saturni, Urani, Neptuni.
Vlerat e Gaforres (Cilësitë)
Femra e lindur Gaforre është nënë shumë e mirë dhe zonjë shtëpie e shkëlqyeshme, shumë e ndjeshme në botën e dashurisë, ajo nuk lejon mungesa korrektese. Ajo di ti japë shumë dashuri mashkullit të saj dhe me të tregohet tejet e dashur, e ëmbël. Krijesë ëndërruese dhe romantike në përgjithësi, ajo është zakonisht edhe një bijë e dhembshur. Është gjithmonë realiste kur është fjala për të zgjedhur problemet familjare. Zgjuarsia e kësaj femre është shumë e lavdërueshme, sikurse dhe temperamenti i ëmbël dhe i qetë me të cilat ajo di të përballojë problemet pa u ankuar, me optimizëm ajo do të vazhdojë të besojë në një të ardhme të mirë.
Mashkulli i Gaforres zakonisht me karakter të mbyllur është i aftë si pak të tjerë për ndjenja të thella. Megjithëse ka prirje të jetojnë në botën e tij pak reale, mbetet gjithmonë shumë i aftë për të kuptuar të tjerët dhe i ndihmon kur duhet pa u kursyer. Ai është inteligjent dhe me intuitë. Tepër besnik ai di ti vlerësojë gëzimet e shtëpisë dhe familjes, por dhe vetmisë nuk i trembet. Kanë një kujtesë të mirë (sikurse femrat) dhe janë të duruar.
Të metat dhe dobësitë e Gaforres
Femra e Gaforres mund të përcaktohet si pak hënore dhe kapriçioze, sepse natyra e saj është e ndryshueshme që ndikohet lehtë dhe e prirur ndaj melankolisë. Meqë-nëse është e pasigurt ka gjithmonë nevojë të ndihet e miratuar, veçanërisht nga familja dhe të bijtë madje më shumë nga familja sesa nga bashkëshorti i saj. Nën fluksin e pesimizmit të saj të lindur, femra e Gaforres i ekzagjeron problemet por edhe pse jo shumë energjike, bëhet veçanërisht e fortë kur njerëzit e saj të dashur janë në vështirësi. Shpesh herë dembele dhe sedërmadhe, është një natyrë që mund të demonstrojë përtaci. Ajo i urren ndryshimet dhe nuk i pëlqen ti prishë zakonet, rregullin e vet. Shumë nga Gaforret nuk janë të rezervuara dhe tregojnë çdo gjë që dëgjojnë apo shohin. Gjithashtu femra e Gaforres është zemërake, dinake dhe tipi inat-çore gjë që i krijon vështirësi në raportet me të afërmit. Shmangia nga problemet që i dalin, injorimi dhe zhytja në fantazi është një rrezik dhe mund ti sjellë probleme. Në vend që ti përballojë ëndërron gjithmonë me syhapur, në vend që të ndërhyjë dhe rrezikon të shkundet, të zgjohet nga kjo gjendje atëherë kur realiteti bëhet evident e më i prekshëm. Grykësia dhe përtacia e bëjnë pre të obezitetit, janë dhe koprace.
Mashkulli i Gaforres është shumë sedërmadh, i ndrojtur dhe ka shumë nevojë për mbështetje, siguri në punë dhe në jetën sentimentale. Ndjenjat e tij kushtëzojnë zgjedhjet të cilat pastaj ndryshojnë për shkak të paqëndrueshmërisë së temperamentit. Ai është shpesh herë i pakënaqur nga vetvetja dhe nga të tjerët edhe pse nuk e shfaq. Ai edhe pse kalojnë vitet, mbetet mjaft Fëminor dhe jo i qetë mendërisht. Kanë ndryshime humori janë tepër të ndjeshëm e të lidhur pas njerëzve (edhe femrat). Mashkulli Gaforre sa më shumë që se ndjen veten të dashuruar aq më tepër ndjen afeksion. Në këto raste mund të ndodhë që ta ndjejë aq shumë mungesën e afeksionit sa të sëmuret. Shumë fatalist dhe jashtëzakonisht pasiv, ai nuk lufton me përkushtim dhe bindje të vërtetë për të arritur qëllimet, ose për të zgjidhur problemet e tij. Ky është një aspekt tjetër i dobët i temperamentit të tij. Tregon çdo fjalë sa që mund të shkaktojnë ngatërresa, ziliqar dhe shpesh herë ngatërrestar.
Ekstravagancat e Gaforres
Femra e Gaforres ka një pasion të vërtetë për kuzhinën dhe një dashuri të zjarrtë për qentë dhe macet, për të cilët kujdeset sikur të ishin fëmijë. Është një femër që do të kërkojë nga fëmijët kur të rriten të njëjtën vëmendje dhe përkujdesje që ajo u ka dhënë atyre kur ishin të vegjël. Me gjithë nevojën e theksuar për të pasur gjithmonë rreth e rrotull shumë miq e veçanërisht të njohur të rinj, nuk do ti kërkojë ajo ata: edhe kjo është një shfaqje e përtacisë së saj të lindur.
Mashkulli i Gaforres është një koleksionist ngulmues, veçanërisht i disqeve. Mënyra e tij për ta jetuar dhe rijetuar të kaluarën në vazhdimësi është me të vërtetë origjinale, aq sa një qëndrim i tillë e bën të duket i distancuar për këdo që e vëzhgon. Ai është jashtëzakonisht i rregullt ose më mirë është maniak ndaj rregullit, zakonit të përditshëm vetjak; për shembull ai nuk do ta lëshojë kurrë “karrigen” e tij, “pantoflat” e tij dhe asgjë tjetër që përdor.
Këshilla për Gaforren
Të lindurit Gaforre (si meshkuj dhe femra) kanë si karakteristikë të përpiqen me një kokëfortësi të jashtëzakonshme për të vendosur paqen dhe qetësinë e brendshme. Për ti arritur ato janë të gatshëm të pësojnë shumë dhe të heqin dorë nga shumë gjëra. Duhet thënë se edhe pozitivi-teti i tyre ka një anë pozitive, sigurisht kur nuk është tepruar, sepse lejon të jetohen vështirësitë e jetës pa u ngatërruar shumë në to. Të lindurit Gaforre duhet të kenë kujdes të mos besojnë se dhe të tjerët janë po aq të ndershëm sa ata vetë. Naiviteti i tepruar i bën të mashtrohen lehtë nga të tjerët dhe të bien viktimë e gënjeshtrave, vjedhjeve dhe mashtrimeve në planin sentimental. Meshkujt edhe femrat e Gaforres kanë prirje për ti lënë gjërat pas dore dhe për të bërë një jetë se-dentare pa lëvizje gjë që nuk është mirë as për fizikun as për anën psikologjike. Në qoftë se Gaforres i ndodh një zhgënjim i madh mund të bjerë në një krizë të thellë mosbesimi në vetvete. Kujdes dhe ndaj asaj nevoje të madhe e të përhershme për simpati njerëzore. Kaltërsia e detit ashtu edhe gjelbërimi i natyrës janë një ndihmë e madhe për të kapërcyer momentet më të vështira.
Kombinimi me shenjat e tjera
Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Gaforres kanë shumë mirëkuptim dhe miqësi me Demin e qetë; sepse kanë të përbashkët mentalitetin praktik, me Gaforren romantike, me Virgjëreshën, logjika e të cilës i jep siguri, me Akrepin stimulues sepse magjepsen nga aftësia e tij për të dredhuar. Me Shigjetarin sepse iu ofron dashurinë, udhëtimet dhe me Peshqit misteriozë tek të cilët adhurojnë fantazinë. Dhe me Binjakët e kanë mirë miqësinë. Miqësia e tyre mund të rezultojë e vështirë me Dashin e ashpër tepër të fryrë, me Luanin prepotent që mund ti turbullojë qetësinë dhe me Peshoren e sipërfaqshme që të deziluzionon. Miqësia me Ujorin antikorformist dhe Bricjapin e ngurtë është pothuajse e pamundur.
Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht mashkulli dhe femra Gaforre kanë raport të mirë me Dashin, me Demin për seksuali-tetin e njëjtë. Me Virgjëreshën e turpshme e cila u jep siguri, me Gaforren, me Akrepin sepse të dy natyrat plotësojnë njëra tjetrën dhe me Peshqit mbasi kanë të përbashkët personalitetin e stërholluar. Shumë i pamundur ose problematik një raport sentimental me Binjakët, me Luanin që është shumë egocentrik, me Peshoren që nuk përpiqet të kuptojë nevojën për dashuri, me Shigjetarin sipërfaqësor dhe me Bricjapin e ftohtë, dashuri e vështirë me Ujorin sepse është tepër i vështirë dhe indiferent.
Në punë: Përshtaten me Demin, Gaforren dhe me Binjakët, Virgjëreshën, Peshoren. Me Akrepin dhe me Peshqit merren vesh për bukuri sepse bashkë janë të tria shenja uji. Me këto kanë gjithashtu të përbashkët inteligjencën dhe mënyrën e përballimit të problemeve praktike. Ka vështirësi për tu marrë vesh me Luanin autoritar, Shigjetarin nevrik, Bricjapin e ashpër, anti-konformistin Ujor dhe Dashin agresiv.
Mashkulli ideal për femrën e Gaforres
Mashkulli ideal për femrën e Gaforres duhet të jetë i aftë ti japë shoqes së tij një ndjenjë të vazhdueshme mbrojtjeje dhe të jetë shumë i ndjeshëm dhe i disponueshëm ndaj butësisë (në dhënie dhe marrje). Madje dhe partnerja e tij Gaforre të jetë kapriçioze gjë që ndodh shpesh. Femra Gaforre pret prej partnerëve gjithashtu dhe vëmendje dhe dhurata. Në këmbim ajo do ti japë ngrohtësi dhe përkujdesje. Ky tip femre nuk do të shkojë mirë me një tip mashkulli grindavec sepse dëshiron shumë të jetojnë në paqe. Femra e Gaforres magjepset më shumë nga mashkulli i Luanit.
Femra ideale për mashkullin e Gaforres
Kjo femër s’duhet të jetë shumë ndrydhëse, shtypëse dhe as të demonstrojë se dëshiron një lidhje shumë të dëshiruar me mashkullin e kësaj shenje. Femra e tij ideale duhet të dijë ta presë me një qëndrim dashamirës. Kur dashuron, do të jetë ai që do ta kërkojë sepse këtij tip mashkulli u pëlqen shumë ti bëjnë qejfin dhe ti përkëdhelin si fëmijë. Gjithashtu ajo duhet të tregohet e duruar me të. Mashkulli Gaforre dhe femra pret shumë dashuri dhe ngrohtësi për të cilat ka nevojë të pafund edhe pse s’do ta pranojë kurrë.
Kuriozitete lidhur me Gaforren
Vendet e përshtatshme për Gaforren
Janë: Algjeria, Holanda, Prusia, Skocia, Afrika e Veriut, Kina, Marahu dhe qytetet e Bremës, Amsterdamit, Stokolmit, Tunizit, Venecias, Bernës, Gjenevës, Nju-Jorkut, Pizës sepse këto janë vende që i përkasin shenjës së Gaforres në astrologji.
Ngjyrat e Gaforres
Gaforrja do të zgjedhë ngjyrat e zbehta dhe të shndritshme që i komunikojnë paqe dhe i japin ndjenjë qetësie për të cilën ka nevojë. Ja përse shkojnë mirë e kaltra e zbehtë, e argjenta, jeshilja, e bardha dhe e verdha e hapur. Përkundrazi për Gaforren duhen shmangur e kuqja sepse e nervozon, e zeza sepse e deprimon e shtyp si dhe gështenja që e trishton.
Orët e dashurisë
Për të shprehur ndjenjat e dashurisë momentet më të përshtatshme janë ora 3 – 4 të dielën, të mërkurën, të shtunën dhe ora 15 – 16 e hënë, e diel, e mërkurë, e shtunë. Këto orë drejtohen nga planetët Hëna, Ju-piteri, Venera të favorshëm për Gaforren.
Hajmalitë që u sjellin fat janë një lule margarite të qëndisur diku si dhe një unazë argjendi.
Pasaporta astrologji-ke
Periudha 21 qershor – 22 korrik
Elementi Uji (shenjë Uji)
Cilësia kryesore, kardinale
Gjinia femerore
Planeti sundues Hëna

Gurët e çmuar perlat, opali, korali i bardhë
Parfumet lejla, santali, bliri, bari i bekuar
Lulet e preferuara zambaku, manushaqe, birako, tuberoret, spira
Ditët me fat e hëna
Ngjyrat argjendi, jeshile e lehte, e bardha, të shndritshmet
Numrat me fat 3, 7, 5, 8, 2
Stili shume i ngjyrosur që bien në sy
Numri planetar 9

Post a Comment