Ç'kuptim ka merimanga në ëndërr?!

Në subkoshiencën tonë fshihen dhe gjera të frikshme, kjo është e sigurt. Diçka e tillë pasqyrohet më shpesh në ëndrrat tona; një dhëmb që bie, veten nudo në publik apo fundit i botës, por më makthi më i keq janë ato! Merimangat!

Çdo të thotë të shohësh në ëndërr merimanga? Deri më tani i kemi dhënë kuptime nga më të ndryshmet. Dikush na ka shpjeguar me pak fjalë se “është mbarëse”, e ndërsa të tjerë e lidhin me ndonjë “siklet” që po kalon.

Në fakt, në kultura të ndryshme, merimanga ka kuptime nga më të ndryshmet.

1. Shumë energji femërore

Merimangat përfaqësojnë fuqinë femërore.  Kur shihni ëndrra me to me siguri prania e një femre me shumë energji po ndikon tek ju.

2. Kujdes nga manipulimet!

Merimangat lidhen gjithashtu me manipulimin. Nëse ëndrra përsëritet, do të thotë se po manipuloheni nga dikush ose po manipuloni dikë. Analizoni situatën për të kuptuar këtë sinjal që ëndrra ju jep.

3. Forca toksike në jetën tuaj

Nëse shihni në ëndërr një merimangë helmuese ose shumë të tilla që ju kanë rrethuar, do të thotë se keni disa forca kërcënuese që po kompromentojnë mirëqenien tuaj.

4. Po bëni progres me qëllimet tuaja

Nëse shihni një merimangë që zvarritet në ëndërr, tregon që jeni në rrugën e duhur. Po arrini objektivat që i keni vënë vetes dhe se jeni gati për të ndryshuar jetën tuaj personale, apo atë profesionale.


Post a Comment

Previous Post Next Post