Dhuratat ideale për Shën Valentin Ai/Ajo

Le të na frymëzojë Horoskopi dhe të na udhëheqë drejt zgjedhjes më të drejtë dhe romantike

Dita e Shën Valentinit, festa e të dashuruarve po vjen dhe dikush mund të jetë në telashe, sepse nuk ka ndonjë ide se çfarë mund t?i dhurojë personit të zemrës. Nëse imagjinata është e paktë, por ne dëshirojmë me gjithë zemër që të surprizojmë të dashurin tonë, yjet na vijnë në ndihmë dhe na sugjerojnë dhuratat më të mira për secilën shenjë zodiakale. Le të na frymëzojë Horoskopi dhe të na udhëheqë drejt zgjedhjes më të drejtë dhe romantike!

DASHI - Dhurata për partnerin: Ajo që Dashi ka nevojë për këtë periudhë është pak relaks. Një dhuratë e mirëpritur mund të jetë një masazh relaksues. Vaj i nxehtë i qirinjve mund të rindezë në të pasionin që Venusi në Bricjap po zbut.

Dhurata për partneren: Gruas Dash nuk i pëlqen të kryejë aktivitete pasive apo relaksuese: sa keq në fakt, sepse një sesion meditimi mund të ketë qenë shumë i dobishëm për të. Një alternativë shumë emocionuese mund të jetë ta çosh atë të ecë në thëngjij të nxehtë.

DEMI - Dhurata për partnerin: Demi nuk i pëlqen surprizat dhe do të ishte më mirë të mos prishni zakonet e tij. Që kur Marsi sapo ka hyrë në shenjën e tij, ju mund të kënaqni dëshirën e tij për të dominuar duke propozuar të bëni gjithçka që ai dëshiron gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë natës.

Dhurata për partneren: Për të kënaqur gruan Dem është shumë e thjeshtë nëse e pyetni atë paraprakisht. Pavarësisht se a është komode, në fund është gjithmonë ajo që ka komandën. Nëse dëshiron një çantë ose këpucë të shtrenjta, sot ju duhet ta kënaqni atë.

BINJAKËT - Dhurata për partnerin: Burri Binjak pëlqen të luajë dhe të marrë surpriza të këndshme. Duke e lënë turpin mënjanë, ju mund t?i bëni atij një dhuratë super të mirëpritur, duke shkuar në një dyqan seksi dhe duke i blerë një lodër seksi që mund ta përdorni së bashku në mbrëmjen shpërthyese dhe argëtuese të Shën Valentinit.

Dhurata për partneren: Me Jupiterin në opozitë, ajo pret pa dyshim një dhuratë stratosferike dhe çdo gjë që ju keni në mendje, është e vështirë ta kënaqë atë. Pajisuni me durim, përdorni të gjithë mençurinë tuaj dhe përpiquni ta habitni atë nën çarçafë.

GAFORRJA - Dhurata për partnerin: Për ta bërë burrin Gaforre të lumtur në Ditën e Shën Valentinit, mund të përdorni një libër që merret me tema psikologjike dhe të dashura, për të kuptuar më mirë marrëdhënien tuaj. Mos harroni një përkushtim të gjatë romantik dhe emocionues.

Dhurata për partneren: Pajisuni me fantazi dhe romancë, merrni një copë pergamenë dhe një stilograf dhe shkruani një letër për të dashurin tuaj ku të shprehni gjithçka që ndieni për të. Ju do t?i bëni të qartë se ia vlen të vazhdojë të luftojë për dashurinë tuaj!

LUANI - Dhurata për partnerin: Për burrin Luan nuk ka dhuratë më të mirë sesa të ketë në krah një partnere të bukur dhe tërheqëse si ju. Yjet ju rekomandojnë që të vishni rrobat tuaja më të bukura, të bëni një make-up si për Hollivud dhe t?i dhuroni një natë në një hotel me pesë yje!

Dhurata për partneren: Mënyra më e mirë për ta bërë gruan tuaj të lumtur është t?i dhuroni bizhuteri. Nëse vendosni të zgjidhni një unazë, si një simbol i bashkimit tuaj, ju do ta bëni atë të ndihet si një mbretëreshë e vërtetë! Është gjithashtu e domosdoshme që ta çoni në darkë në një restorant luksoz.

VIRGJËRESHA - Dhurata për partnerin: Siç e dini mirë, partnerit tuaj i pëlqejnë dhurata të dobishme. Ndoshta nuk do të kuptojë dobinë e një lodre të mbushur me formë zemre, por do t?ju jetë mirënjohës në qoftë se ju i dhuron I një parfum apo një veshje të përshtatshme për të. Ndonjëherë ai dëshiron të bie në sy dhe të ndryshojë.

Dhurata për partneren: Për ta bërë gruan Virgjëreshë të lumtur në këtë ditë, mjaft të shkoni në parfumerinë e saj të besuar dhe mund të kërkoni edhe ndihmën e shitësve të dyqanit, pasi ato i njohin shijet e saj. Mos harroni një lule, për ta mahnitur dhe për t?i kujtuar se sa e doni!



PESHORJA - Dhurata për partnerin: për burrin Peshore kjo është një kohë shumë e vështirë dhe dhurata që ai ka nevojë tani është koha juaj për ta dëgjuar dhe ngushëlluar. Organizoni një darkë komode, me pjata elegante, ushqime të rafinuara dhe një verë me cilësi të lartë.

Dhurata për partneren: Gruaja Peshorja ka shije shumë të rafinuara dhe kënaqet kur merr dhurata, ama zgjedhja duhet menduar për orë të tëra. Idealja për të festuar Ditën e Shën Valentinit së bashku mund të jetë një veshje mëndafshi intime për ta veshur atë natë.

AKREPI - Dhurata për partnerin: Pavarësisht nga pamja e ashpër, Akrepi është një njeri shumë i butë dhe romantik. Për ta bërë atë të lumtur, i dhuroni bileta për në koncertin e këngëtarit të tij të preferuar ose i dedikoni atij një këngë në radio. Ai do t'ju shpërblejë me pasionin e tij të madh.

Dhurata për partneren: Gruaja Akrep është një dashnore e mistershme dhe, për të ndriçuar mendjen e saj të gjallë, mund t'i dhuroni një DVD ose bileta për një film thriller ose horror për ta parë së bashku. Nëse keni frikë, ajo do të jetë e lumtur t'ju përqafojë ose të puth me butësi. Nëse keni frikë, ajo do të jetë e lumtur t'ju përqafojë ose t?ju puthë me butësi.

SHIGJETARI - Dhurata për partnerin: Shigjetari është një njeri i thjeshtë dhe entuziazmosh shumë lehtë. Çfarëdolloj dhurate do ta bënte të lumtur, veçanërisht nëse e kupton që e keni bërë me gjithë zemër. Një kuti me çokollata mund të gëzojë shpirtin dhe shijet e tij.

Dhurata për partneren: Për të surprizuar një grua aq kurioze dhe shpirtërore sa ju, mund t?i dhuroni asaj ditën e lindjes ose një konsultim astrologjik. I lini të kuptojë se edhe ju ndonjëherë bëni pyetje të thella për kuptimin e jetës. Sytë e saj do të ndriçojnë magjikisht!

BRICJAPI - Dhurata për partnerin: I ballafaquar me shumë dhurata, burri Bricjap mund të jetë i frikësuar, sepse ai do të donte të shmangte detyrimin për të reaguar me po aq bujari. Megjithatë, duke pasur parasysh angazhimet e shumta, ju mund ta bëni atë të lumtur me një agjendë ose një dosje për punën e tij.

Dhurata për partneren: Edhe nëse kurrë nuk do ta thotë haptazi, gruaja Bricjap pëlqen të dalë në pah. Venusi sugjeron që ju ta surprizoni atë me pamjen e një prej artistëve të saj të preferuara. Edhe një portret i saj mund t?ia mbushë zemrën (dhe egon) me gëzim.

UJORI - Dhurata për partnerin:

Një teleskop ose një manual për të mësuar të vëzhgojë yjet mund të jetë dhurata më e vlerësuar nga partneri juaj ëndërrimtar. Problemi i vetëm i vërtetë mund të jetë që ai nuk e kupton pse ju duhet ta festoni Ditën e Shën Valentinit.

Dhurata për partnerin: Për të kënaqur një grua që i pëlqen surprizat është shumë e lehtë. Ju mund t?i dhuroni asaj një biletë avioni për një udhëtim në minutën e fundit ose t'i dhuroni një yll me emrin e saj. Ju do t?ia zhdukni në mënyrë magjike nervozizmin dhe dhimbjen e kokës.

PESHQIT - Dhurata për partnerin: Dhurata më e çmuar nga Peshqit për Ditën e Shën Valentinit dhe në përgjithësi për çdo festë tjetër, mund të jetë një shishe shampanjë ose verë e cilësisë së mirë, për ta pirë së bashku për t?i paraprirë një nate romantike dhe me shkallë të lartë pasioni.

Dhurata për partneren: Çdo objekt në formë zemre, ose me zemra të vogla të shtypura, mund ta bënte gruan Peshqit më të lumturën e zodiakut. E vlerëson përpjekjen tuaj për të qenë i butë dhe romantik me të. Mos harroni ta mbushni atë me puthje kudo.



Post a Comment

Previous Post Next Post