Dhurata që duhet të bëni për Shën Valentin sipas shenjës së Horoskopit

DASHI: Këpucë

Dashi është një shenjë dinamike që është tërë kohës në lëvizje. I pëlqen të ecë dhe vrapojë për orë të tëra, kështu që një palë këpucë të reja do ishin dhurata e duhur. Mos u tregoni dorështrënguar, mund të blini edhe dy palë.

DEMI: Gjithçka që lidhet me Shën Valentinin

Demi është shumë i lidhur me traditën e festës. Për të Shën Valentini është një mundësi shumë e mirë për të shijuar si ditën e parë dashurinë me partnerit. Nëse doni t’i bëni dhuratë partneres suaj Dem zgjidhni motivet e festës, p.sh. një komplet të brendshmesh të kuqe, një jastëk në formë zemre, një portret të dyve së bashku.

BINJAKËT: Objekte artizanale

Binjakët e duan shumë origjinalitetin dhe traditën. U pëlqen të dallohen nga masa dhe për këtë arsye shpresojnë të gjejnë një dhuratë unike ditën e Shën Valentinit. Para se t’u bëni dhuratë Binjakëve, hidhini sytë nga tradita dhe artizanati, si p.sh një veshje ose çantë tradicionale të prodhuar nga zejtarët.

GAFORRJA: Një mbrëmje romantike pranë zjarrit

Gaforrja është një shenjë super romantike dhe shfrytëzon çdo moment për t’ia treguar këtë gjë partnerit të saj. Por kur vjen fala për Shën Valentinin, partneri duhet të përkëdhelë egon dhe dëshirat e saj. Një mbrëmje romantike pranë një zjarri bubulak, verë dhe ushqim i mirë është ajo që do ta gëzonte këtë 14 shkurt..

LUANI: Bizhuteri

Nëse doni t’i dhuroni bizhuteri një Luani, keni gjetur momentin e duhur. Do ta bëni të ndiheni si një mbretëreshë. Diamantet dhe bizhuteritë e argjendta mbeten të preferuarat e tyre.

VIRGJËRESHA: Lodra seksi

Virgjëresha është një shenjë shumë sensuale. I pëlqen të provokojë dhe të eksperimentojë nën çarçafë. Lodra seksi, një shportë me ushqime afrodiziake e denjë për të dhe një vaskë e mbushur me petale trëndafili është ajo që i duhet këtë Shën Valentin.



PESHORJA: Smartphone

Shenja e Peshores do që të jetë gjithmonë trendi dhe të ketë “glamour”. Nëse doni të bëni të lumtura femrat e kësaj shenje mund t’u dhuroni versionet e fundit të telefonave celularë.

AKREPI: Komplet të brendshmesh

Të qenit provokues është sinonimi perfekt për Akrepin. U pëlqen të duken sensuale dhe seksi në dhomën e gjumit, prandaj një komplet të brendshmesh mëndafshi ose dantelle do të ishte një ide e mirë.

SHIGJETARI: Biletë avioni

Ka ardhur momenti që Shigjetarët të pushojnë dhe t’i largohen stresit dhe monotonisë së përditshme. Një biletë avioni është zgjedhja e duhur.

BRICJAPI: Një udhëtim në mal

Bricjapi e do shumë natyrën. Një arratisje në mal është ajo që do të donte këtë Shën Valentin. Muzikë e mirë, ushqim po aq i mirë, verë e kuq dhe shumë dashuri është ajo që do të donte çdo Bricjap.

UJORI: Abonim në palestër

Ujorit i pëlqen shumë të mbajë veten në formë, të kurohet dhe të bëjë jetë të shëndetshme. Një abonim në palestër, mundësisht ku përfshihen dhe shërbimet SPA do ishte ideali për të.

PESHQIT: Libër

Peshqit janë të dashuruar përjetësisht pas leximit. Përfshihen shumë gjatë një libri aq sa duket sikur krijojnë një botë tëre. Një ose më shumë libra mbeten dhurata e tyre më e dashur.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post