Çfarë seriali të shihni në bazë të shenjës së horoskopit

Disa njerëz zgjedhin një serial të rëdomtë në Netflix dhe e shohin. Na e merr mendja, këta njerëz janë të dhënë pas kumarit. Njerëz të tjerë ulen në divan pas një dite të gjatë pune dhe kërkojnë e kërkojnë pa fund, lexojnë çdo përshkrim, revieë, artikull në lidhje me serialin e përzgjedhur dhe pasi binden plotësisht, klikojnë play.

Nëse bëni pjesë te grupi i dytë, do t’ju pëlqejë shumë lista e mëposhtme, ku një shenje horoskopi i rekomandohet një serial në Netflix.

DASHI
The End of the F**king World

Si Dash që jeni, ju pëlqen spontaniteti, por edhe një punë me kohë të plotë që ju paguan faturat. Këtu hyn në lojë The End of the F**king World. Kjo komedi e zezë britanike eksploron aventurat e një psikopati të vetëdiagnostikuar dhe shoqes së tij adoleshente rebele teksa arratisen nga qyteti i lindjes. Nëse jeni një Dash që pëlqen sinqeritetin brutal dhe vrasjet rastësore, do t’ju pëlqejë dhe ky serial.

DEMI
The Curious Creations of Christine McConnell

I keni qejf serialet e gatimit? Po serialet e gatimit me ëmbëlsira të jashtëzakonshme nëpër vila luksoze, nga duart e një gruaje të jashtëzakonshme. Nëse si Dem ju pëlqen luksi, atëherë The Curious Creations of Christine McConnell është bërë posaçërisht për ju. Ky serial rrotullohet rreth modeles, artistes dhe pastiçieres Christine McConnell dhe ëmbëlsirave fantastike që realizon.

BINJAKËT
Maniac

Një tjetër realizim i pacen nga krijuesi i True Detective, Cary Joji Fukunaga, Maniac është një dramë/komedi që ka në qendër miqësinë e pazakontë mes Annie Landsberg (Emma Stone) dhe Owen Milgrim  (Jonah Hill), dy njerëz të depresionuar që bëhen pjesë e testimit të një droge që premton të rregullojë gjithçka që nuk shkon me ta. Por mos u mashtroni nga ky përshkrim. Me kalimet e shpeshta nga realiteti në ëndërr, ky serial është njfarë koleksioni mini-serish plot me surpriza të vockla, diçka që emocionon çdo Binjak. Binjakët janë intelektualë që u shijon kërkimi për informacion dhe të dhëna për t’iu përgjigjur pyetjeve më të thella të shpirtit.

GAFORRJA
The Haunting of Hill House

Gjithashtu i njohur si versioni horror i This Is UsThe Hauting of Hill House bërtet Gaforre pasi eksploron një familje që përballet me traumat kolektive të anëtarve. Gaforrja është shenja e familjes dhe mëmësisë dhe i jep shumë rëndësi të qëndruarit të bashkuar, në të mirë e në të keqe. Po, do të trembeni herë pas here e do të shihni fantazma, por seriali do t’ju bëjë për vete kur të hyjë thellë në historitë e fëmijëve të familjes dhe dinamikën e rrënuar mes tyre dhe prindërve. Tegohuni të duruar deri në episodin e pestë.

LUANI
GLOW

Flokë! Drama! Trupore! GLOW i përshtatet Luanëve sepse është dramatik dhe ekstravagant. Vendosur në Los Angeles e 1985-s, GLOW tregon historinë e disa grave mundëse që kërkojnë lavdinë dhe famën. Mos e shihni për kostumografinë e paparë, shiheni për ndjesinë e familjes, për suksesin që përjeton më i dobëti dhe për referencat ndaj lëvizjes #MeToo.

VIRGJËRESHA
Making a Murderer

Për ne të tjerët, Making a Murderer është një serial i bazuar në krime të vërteta. Por për një Virgjëreshë, është një mister që kërkon të zgjidhet. Të sunduara nga Mërkuri, planeti i komunikimit, Virgjëreshat janë të fiksuara pas detajeve dhe Making a Murderer ka pafund detaje. I imagjinojmë që tani Virgjëreshat që kompilojnë të dhënat dhe e gjejnë vetë kush e vrau Teresa Halbach. Pra, Steven Avery është një vrasës gjakftohtë apo një viktimë e sistemit? Gjejeni vetë.

PESHORJA
Queer Eye

Peshoret janë të dhëna pas barazisë dhe bukurisë dhe Queer Eye fokusohet pikërisht këtu. Nga Jonathan që stilon flokët te Karamo që ju bind se jeni të denjë për dashuri, Queer Eye është një serial që të ngroh zemrën. Për të thënë “awww” për një orë rresht, niseni me episodin e parë të sezonit të dytë, ku pesëshja e famshme sjell në vete një kishë në Gay, Georgia.

AKREPI
Chilling Adventures of Sabrina

Chilling Adventures of Sabrina s’është perfekt për Akrepët thjesht sepse merret pak me Kishën e Djallit, por edhe sepse u publikua gjatë sezonit të Akrepit dhe personazhi kryesor dhe aktorja që e luan janë të dyja Akrep. Kiernan Shipka u lind më 10 nëntor të 1999-s. Nëse s’jeni të bindur, ju bëjmë me dije se është goxha më i errët se pararendësi, Sabrina The Teenage Witch. Mos e humbisni pjesën ku Sabrina thërret në tokë flakët e ferrit. Është momenti të takoni Zotin e Errët.

SHIGJETARI
Sense8

Kur Netflix njoftoi anullimin e këtij seriali në 2017-n, fansat në gjithë botën morën flakë dhe me të drejtë. Por për fat të mirë, motrat Wachowski u rikthyen me një finale 1.5 orëshe për të kënaqur fansat. Për një Shigjetar, kjo do të thotë 1.5 orë bredhje nëpër botë. Në role kryesorë: tetë të panjohur të ndërlidhur, multikulturalë që janë në një lidhje të hapur dhe kanë mjaftueshëm para dhe kohë për të bredhur nga njëri vend në tjetrin. Është perfekt për Shigjetarët që i mahnit eksplorimi i botës.

BRICJAPI
Wild Wild Country

Bricjapët njihen për ambicien dhe fiksimin me pushtetin. Kush tjetër i trupëzon më mirë këto ideale sesa Osho. Seriali ndjek rrugëtimin e Bhagwan (Osho) dhe Rajneeshis, ndjekësve të tij, teksa tentojnë të ndërtojnë një komunitet utopian në mes të Amerikës. Nga episodi në episod do të vini re urinë për pushtet të një Bricjapi të vërtetë, Ma Anand Sheela, që e ktheu lëvizjen nga një grup shpirtëror në një kult. Nëse doni të dini prapaskenat e atyre librave të Oshos që shihni kudo, ky serial është për ju.

UJORI
Patriot Act with Hasan Minhaj

Hasan Minhaj mund të jetë Peshore, por seriali i tij, Patriot Act, është bërë për Ujorët dhe nevojën e tyre për t’u rebeluar e për t’i dalë kundër pushtetit. Minhaj tregohet shumë i sinqertë mbi ç’mendon për politikën në Sh.B.A. dhe ndonjëherë shan. Skena e tij është gjithashtu interesante. Minhaj e përshkruan “sikur Michael Bay të bënte regjinë e një prezantimi në PowerPoint.” Ujorët janë fantastikë me teknologjinë.

PESHQIT
A Christmas Prince – The Royal Wedding

Kush i reziston një seriali romantik, të sheqerosur përtej shpëtimit. Që prej publikimit, A Christmas Prince ka bërë bashkë gjithë audiencën e tij zemërthyer. Pasardhësi, A Christmas Prince – The Royal Wedding mbulon dasmën mbretërore mes Amber dhe Princit Richard. Për një Peshk, kjo është një ëndërr e bërë realitet. Shenja juaj dominon ëndrrat, imagjinatën dhe romanticizmin e tepërt. Vëmë bast se jeni gati ta shihni me facoleta në duar dhe princin imagjinar në krah.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post