8 teori konspirative që sot, do t'ju lënë pa gjumë!

Njësoj si me filmat horror, që ndonëse i kemi frikë sërish zgjedhim t’i shohim, edhe me teoritë konspirative ndodh e njëjta gjë. Refuzojmë t’i besojmë, por sërish kemi kaq kureshtje për t’i dëgjuar dhe për të hulumtuar gjatë rreth tyre.

Deri tani, ju mund të keni dëgjuar shumë, por jo si këto që do të lexoni më poshtë:



1. Thuhet se të gjithë zogjtë kanë ngordhur në 1986-ën dhe janë zëvendësuar me drone që kontrollojnë njerëzit.

Kjo teori thotë se Ronald Reagan (president i SHBA-ve) u lodh nga zogjtë dhe zgjodhi t’i zëvendësonte ato me drone qeveritare që spiunonin njerëzit.



2. Leonardo Di Caprio ka lidhje me overdozën nga e cila vdiq River Phoenix

Pak pas nominimit të tij në çmimet Oscar për filmin “Running on Empty”, River u pyet se në ç’film do të luante më tej. Ai përmendi emrin e “The Basketball Diaries” dhe shtoi se do të bënte gjithçka për ta marrë atë rol. Nga ana tjetër, Leo, e donte po aq shumë sa ai, prandaj mendohet se ka gisht në vdekjen fatale të aktorit.



3. J.K Rowling nuk është ajo që thotë se është!

Disa njerëz mendojnë se autorja e librave të Harry Potter nuk është në fakt autorja e tyre! Librat janë shkruar nga një grup gjigand fantazmash. Kjo teori shkon më tej duke thënë se J.K.Rowling është në fakt Rita Skeeter (shtriga dhe gazetarja e famshme britanike) dhe se ka shkuar disa histori tek Harry Potter pasi e dëbuan nga bota e Wizarding.




4. Paul McCartney ka vdekur që në vitet ’60-të dhe është zëvendësuar me sozinë e tij.

Thuhet se këngëtari i “The Beatles” humbi jetën në një aksident me makinë në 1966-ë, por u zëvendësua me dikë që i ngjante, pasi menaxheri i grupit mendoi që do të ishte fatale që njerëzit të merrnin vesh të vërtetën. Pjesëtarët e tjerë të grupit, thuhet se e thërrisnin atë “Faul” (fake Paul).




5.Televizioni u krijua që të shpërqëndrojë njerëzit nga qeveria

Stacionet e para televizive u shpikën rreth fundit të viteve ’20-të, por televizorët tregëtoheshin deri në vitin 1938. Atë periudhë kohe, qeveria po bënte një sërë gabimesh që ndikonin në jetën e popullit, prandaj duhej me çdo kusht ta shpërqëndronte këtë të fundit nga ajo që po ndodhte vërtet.



6. E gjithë ekzistenca jote është pjesë e një simulimi.

Realiteti është thjesht iluzion. Çdo vendim që ke marrë, çdo gjë që ke parë apo ke besuar(i gjithë universi) nuk ekziston.  Me pak fjalë, të gjithë jemi pjesë e një loje kompjuterike dhe kemi dikë mbi kokë që na kontrollon.



7. Ka një realitet alternativ përtej pasqyrës

Po sikur arsyeja që ne s’flasim dot përmes pasqyrës të jetë thjesht reflektimi ynë që na bllokon? Ajo që ekziston nga ana tjetër e pasqyrës është në fakt realiteti ynë alternativ. Sozitë tona jetojnë nga ana tjetër, të paktën kështu thotë kjo teori!



8. Nic Cage nuk vjen nga planeti Tokë!

Aktori shumë i famshëm është në fakt një alien i braktisur.Sjellja e tij e çuditshme vjen si rezultat i zemërimit të tij me njerëzit dhe problemeve të tyre.  Ai vepron kështu thjesht sepse do të kthehet në shtëpi!

Anabel

Post a Comment

Previous Post Next Post