Horoskopi për muajin shkurt 2021

Horoskopi Mujor shkurt 2021

DASHI


Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm. Besojini instiktit tuaj, sidomos nëse keni pranë njerëz që ju mbështesin. Java e parë e shkurtit do të ketë shumë vlerë për ju. Nëse keni kohë që punoni në një ndërmarrje dhe bëni prej vitesh të njëjtën gjë, ju ka kapluar dëshira për ta zgjeruar fushën e veprimit. Projektet që keni në kokë mund të mos ju dalin siç e keni menduar. Kini parasysh që bashkëpunimi me një të shenjës së Shigjetarit, apo Akrepit mund të jetë mjaft frytdhënës. Do të ndesheni me probleme ekonomike dhe jo gjithçka do të mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Prej datës 10, deri më 20 shkurt, yjësia do të jetë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni! Njerëzit që merren me punë artizanale, tregtarët, apo ata që kanë marrëdhënie me publikun do të kenë më tepër shpenzime këtë periudhë. Mund të jenë shpenzime personale, apo investime për punën tuaj. Do t’ia dilni me ndihmën e Saturnit dhe Uranit që do të jenë në favorin tuaj.

Ky muaj do të jetë mjaft i përshtatshëm që ta hidhni një histori dashurie pas krahëve, nëse gjërat nuk po funksionojnë. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që do të përjetojnë me shumë entuziazëm nisjen e një lidhjeje të re. Qëndroni me këmbë në tokë. Mund të mendoni për projekte të mëdha nëse keni krah jush personin e duhur. Tani është koha që të karikoheni dhe duke filluar nga korriku mund të vendosni të bashkëjetoni, apo të martoheni. Bëni kujdes nëse mbani lidhje më njerëz që nuk ndodhen fizikisht me ju, pasi mund të zhgënjeheni. Marsi dhe Venusi në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë të gjeni dikë më të përshtatshëm. Gjithsesi,ju këshilloj edhe njëherë që hapat e mëdhenj t’i lini për në verë.

Duke filluar nga mesi i shkurtit do të shikoni që gjërat do të përmirësohen. Data 4, 10, 12, 22 dhe 28 do të jenë më të mirat. Do të rimëkëmbeni fizikisht dhe emocionalisht.

DEMI

Energjia do të jetë pozitive edhe këtë muaj. Pranvera që po vjen do të sjellë shumë ndryshime sa i takon profesionit tuaj. Kini kujdes vetëm një gjë; mos shpenzoni më shumë seç duhet. Duhet të bëni kujdes, pasi po dilni nga periudha e gjatë dhe e vështirë e dimrit. Prej datës 10 shkurt Marsi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do t’ju karikojë me energji. Ky horoskop duket se do t’ju favorizojë për të mbyllur gjëra që i keni lënë pezull. Që prej vitit që shkoi jeni futur në një fazë të re, pasi keni ndryshuar pikat tuaja të referimit. Rregullat e lojës kanë ndryshuar dhe tashmë është koha që të bëni ndryshime thelbësore. Puna që do të nisni në këtë periudhë mund të jetë eksperimentale për ju, por do t’ia vilni frytet më vonë nëse do ta merrni seriozisht. Saturni do ta normalizojë situatën tuaj. Do t’ju lindin ide të shkëlqyera në këtë periudhë dhe do të shikoni që duke filluar nga prilli, do të spikasni ndër të tjerët. Yjësia do të favorizojë idetë dhe guximin tuaj.

Nëse ende nuk e keni bërë hapin e madh në dashuri, ky është momenti i duhur. Këtë pranverë që vjen do të godisni në shenjë sa i takon dashurisë, por edhe punës. Ndoshta këto dy të fundit do të dini t’i gërshetoni mjaft bukur. Nëse keni besim tek njerëzit që keni rreth vetes, do të mund të ndërtoni një të ardhme të shkëlqyer. Mundësitë më të mira do t’ju vijnë rreth datave 3, 7, 15 dhe 27 shkurt. Gjatë këtyre ditëve do të keni më tepër hapësira për të shprehur idetë tuaja, do të nënshkruani marrëveshje të rëndësishme, apo do të keni mundësi të udhëtoni. Ndajini idetë tuaja edhe me të tjerët dhe vini kështu në pah aftësitë tuaja. Yjësia duket mjaft interesante dhe premton për gjëra të bukura edhe në pranverë. Ju këshillojmë të mos debatoni për çështje parash me partnerin, duke qenë se Mërkuri nuk është në favorin tuaj. Kini kujdes sidomos rreth datës 17, pasi do të jenë ditët ku do të ndiheni më tepër konfuz rreth dashurisë.

Gjatë javës së parë të shkurtit do të ndiheni disi të plogësht. Bëni durim! Duke filluar nga data 19 do të rimëkëmbeni fizikisht dhe fundi i muajit do të jetë tërësisht në favorin tuaj.


BINJAKËT

Janari nuk ishte edhe aq produktiv. Shkurti do të jetë një muaj më i mirë. Disa çështje pune i keni lënë pezull dhe duhet t’ju them që nuk do të jetë aq e thjeshtë t’i zgjidhni nëse keni probleme me ortakët, apo bashkëpunëtorët tuaj. Që prej datës 7, deri më 25 mund t’ju ofrohen shumë mundësi të mira duke qenë se do të keni edhe Mërkurin në favorin tuaj. Prisni përmirësime edhe në nivelin ekonomik. Mos u dorëzoni dhe mos i bëni bisht problemeve. Që prej datës 14 disa marrëveshje pune do të shkojnë më mirë. Kështu, kini parasysh që edhe prurjet e reja në punë mund të jenë frytdhënëse. Nëse keni ndër mend të investoni për një biznes, apo aktivitet tuajin, bëni kujdes me shpenzimet, pasi mund të pendoheni. Që vitin që shkoi e keni tepruar me paratë dhe tanimë bëni mirë ta shtrëngoni dorën. Mos e nënvlerësoni ndihmën që mund t’ju ofrohet nga ndonjë mik, a person i afërt, pasi mund të jetë shumë e dobishme për të zgjidhur problemet që keni. Të lindurit në fund të majit, apo në fillim të shtatorit do të jenë më të privilegjuar. Periudha nga data 23, deri më 26 shkurt parashikohet të jetë mjaft interesante.

Do të përjetoni një rizgjim në dashuri. Muaji që shkoi ishte tejet i lodhshëm por tani gjithçka do të marrë një tjetër kthesë. Edhe nëse gjendeni akoma vetëm, këtë periudhë do të mund të takoni personin e zemrës. Çiftet që kanë nisur të bashkëjetojnë, apo që janë martuar që prej vitit që shkoi, mund të përjetojnë stres në këtë moment. Shumëçka varet edhe nga personi që keni në krah. Për shembull, do të ishte më e lehtë situata, nëse do të kishit të bënit me një person të shenjës së Shigjetarit, Luanit, apo Dashit. Nga ana tjetër, Jupiteri do t’ju vijë në ndihmë atyre që kanë probleme me fushën e ndjenjave, sidomos rreth datës 2, 10, 16, 20. Mund të lindin edhe histori të papritura dashurie, duke marr shkak nga natyra juaj kureshtare, që shpesh ju fut nëpër shtigje të panjohura. Do të përjetoni shumë emocione të bukura, por bëni kujdes nga një moment zemërimi. Nga data 25, deri më 28 do të kaloni ditë të vështira .

Do të keni përmirësime sa i takon aspektit fizik. Duke pasur Mërkurin, Venusin dhe Marsin në favorin tuaj do të ndiheni më tepër aktiv. Bëni kujdes të mos bëni hapa të gabuar tri ditët e fundit të muajit. Mos u nxitoni. Merrini gjërat më shtruar.


GAFORRJA

Do të përjetoni shumë tension gjatë këtij muaji. Është e kotë ta fshihni nervozizmin në ambientin tuaj të punës, kjo për shkak të kolegëve, apo bashkëpunëtorëve që nuk i honepsni dot. Kini kujdes dhe përpiquni të kuptoni se ç’ndodh përreth jush. Nëse do të shikoni një njerëzit janë kundër jush, mund të arrini deri aty sa ta mbyllni aktivitetin tuaj, apo t’i largoni ata që po luajnë pisët kundër jush. Mund të ndodhë që të jeni pikërisht ju që do t’i trazoni ujërat të parët. Do të jeni mjaft të vendosur sa i takon zgjedhjeve që do të bëni, sidomos gjatë pjesës së parë të muajit. Për fatin tuaj të mirë, apo të keq, disa nga marrëdhëniet që keni me disa persona do të mbyllen në mënyrë të vrazhdë. Mbani sa më larg ata që mund t’ju shkaktojnë probleme. Gjysma e dytë e këtij viti do të jetë shumë e rëndësishme për ju, kështu që mos e hidhni gjithçka më erë pikërisht tani. Mos e lini veten pas dore, pasi mund të sëmureni nëse merrni shumë përgjegjësi përsipër.

Duke qenë se do të keni probleme në punë, bëni kujdes të mos e shkarkoni të gjithë stresin në shtëpi. Kushtojini më tepër vëmendje fushës së ndjenjave. Rreth datës 14 do të provoni se sa e fortë dhe e vërtetë është lidhja juaj. Nuk është e thënë të keni medoemos debate nëse sapo jeni martuar, por mund të grindeni për shkak të një eventi familjar që duhet ta organizoni me shumë kujdes. Pas datës 18 Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të sjellë energji pozitive. Pas datës 25 do të dini të tregoheni të përmbajtur. Do ta keni të vështirë t’i zgjidhni gjërat këtë muaj. Bëni durim! Stresi që keni përjetuar në punë mund të ketë pasur shumë ndikim edhe në dashuri. Bëni kujdes me të lindurit nën shenjën e Peshores, apo Bricjapit.

Është e qartë që duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sa i takon shëndetit në një moment të tillë të vështirë. Mos bini pre e provokimeve. Si përherë, pika juaj e dobët mbetet stomaku.  Data të rëndësishme 7, 13, 23, 28


LUANI

Ky do të jetë një prej muajve më të rëndësishëm të këtij viti për të lindurit nën shenjën e Luanit. Mund të merrni oferta të volitshme për punë, apo mund të ndërmerrni projekte të mëdha. Ana ekonomike lë ende për të dëshiruar. Do të nënshkruani një marrëveshje me ortakët, apo bashkëpunëtorët tuaj. Në mars do ta keni më të thjeshtë të arrini atë që doni. Do të jeni të favorizuar ju që doni të bëni karrierë, apo të nxirrni në pah aftësitë tuaja. Disa mundësi të mira do t’ju vijnë që këtë muaj, juve që keni një punë në marrëdhënie me publikun. Shkurti është një muaj i përshtatshëm edhe për ju që doni të shprehni dhe konkretizoni idetë tuaj. Kini kujdes të prisni muajin mars për të bërë investime, pasi intuita juaj do të jetë më e zhvilluar atëherë. Nëse keni dorëzuar “CV”-të tuaja, prisni përgjigje në datat 3, 19, 22 dhe 25, pasi do të jenë ditët më të mira. Rreth datës 24 mund të debatoni në shtëpi për probleme ekonomike.

Nuk do të mungojnë të rejat në fushën e ndjenjave. Do të keni në favorin tuaj një sërë planetësh si, Venusin, Marsin, Saturnin dhe Uranin. Nëse keni ndeshur në mosmarrëveshje me parterin, ndoshta është koha të kuptoni se ai nuk ju meriton më. Të lindurit nën shenjën e Luanit duan të ndihen të veçantë, të nderuar dhe të admiruar në një lidhje dashurie. Nëse nuk ndiheni siç dëshironi në marrëdhënien që keni, bëni mirë të kërkoni për një person më të përshtatshëm. Në të kundërt, nëse marrëdhënia juaj është e konsoliduar, gjërat do të shkojnë më së miri. Nëse nuk e keni gjetur ende personin tuaj të zemrës, tashmë është momenti më i mirë për të njohur njerëz të rinj. Plus Ditët tuaja më fat do të jenë në datat 10, 19 dhe 20 shkurt. Ky është një moment i përshtatshëm edhe për ju që doni të bëheni me fëmijë, apo për të hedhur hapa të tjerë të mëdhenj.

Duke qenë se Mërkuri dhe Dielli nuk janë në një pozicion të përshtatshëm për të lindurit nën shenjën e Luanit, do të përjetoni stres këtë muaj. Nuk do të mungojnë tensionet, sidomos më datë 11, 12 dhe 18 shkurt. Bëni kujdes gjatë këtyre ditëve.



VIRGJËRESHA

Tashmë nuk i keni planetët kundër. Shkurti do të jetë një muaj mjaft interesant. Do të ndiheni të pasigurt sa i takon punës suaj. Nëse keni një kontratë pune disavjeçare, nuk keni pse të shqetësoheni për momentin. Por, ka edhe nga ata që mund ta ndryshojnë vendin e punës duke filluar nga pranvera. Përpiquni të tregoheni të kujdesshëm dhe ta mbani situatën nën kontroll deri në verë, kur do t’ju jepen mundësi shumë të mira profesionale. Mund të pendoheni për një marrëdhënie profesionale që e keni hedhur pas krahëve. Ndoshta nuk duhet të ishit nxituar. Studentët nuk do të keni vullnet këtë periudhë. Bëni kujdes, pasi ky do të jetë një muaj që do t’ju vërë në provë dhe ju duhet të përgatiteni siç duhet. Nëse keni biznesin tuaj, është koha që të ndryshoni strategjitë.

Pas një periudhe të rënduar sa i takon fushës së ndjenjave, këtë muaj  do të gjeni qetësinë e munguar. Do të sqaroni keqkuptimet mes jush. Nëse lidhja juaj ka qenë prej kohësh në krizë, nuk është çudi që t’i shikoni ende gjërat me mosbesim. Yjësia edhe pse nuk është ende tërësisht në favorin tuaj, do të vijë duke u përmirësuar dhe do t’ju ndihmojë të zgjidhni paqartësitë që keni. Do të ndesheni edhe me vështirësi ekonomike, pasi shpenzimet kanë ardhur duke u rritur në familjen tuaj. Do t’ju duhet të zgjidhni edhe disa çështje ligjore të lëna pezull. Jupiteri do t’ju vijë në ndihmë sa i takon situatës ekonomike, gjithsesi shpenzimet e këtij muaji do të jenë të mëdha.

Do të ndjeni përmirësime nga ana fizike. Kini kujdes vetëm katër ditët e fundit të shkurtit. Nuk duhet ta lini veten pas dore. Përpiquni të shkarkoni stresin, të shkoni në palestër dhe kështu të ndjeni më pak tension. Mos u mundoni më kot të gjeni një shpjegim për çdo gjë që ndodh rreth jush. Data të rëndësishme 3, 5, 11, 28



PESHORJA

Java e parë e muajit nuk do të jetë ndër më të mirat, por më pas situata do të përmirësohet. Mund të merrni propozime të mira për punë nga ndonjë ortak që do t’ju shtyjë drejt një rruge tjetër. Nëse drejtoni aktivitetin tuaj privat, mund të ketë ardhur koha që të bëni disa ndryshime. Kjo yjësi është shumë e mirë për ju që doni të krijoni kontakte të reja. Në datat 14, 15 dhe 24 mund të flisni për idetë tuaja dhe kështu të hidhni hapat për projekte të mëdha. Ditët e fundit të këtij muaji mund të rezultojnë me shumë rëndësi për ju. Mundësi shumë të mira paraqiten edhe për të rinjtë që duan të fillojnë punë për herë të parë. Bëni kujdes prej kolegëve ziliqarë përreth jush.

Shkurti nuk premton shumë sa i takon fushës së ndjenjave. Edhe çiftet më të konsoliduara mund të ndeshen me debate, apo lodhje përgjatë këtij muaji. Lidhja juaj mund të vihet në provë në datat 8 dhe 28, pasi këto janë ditët kur do të ndiheni më të ngarkuar. Duke qenë se Jupiteri qëndron në favorin tuaj, është e vështirë që gjërat të shkojnë deri në ndarje. Mosmarrëveshjet që do të keni mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm. Qëndroni larg tradhtive, dyshimeve dhe personave të jashtëm që nuk ndikojnë mirë në marrëdhënien tuaj. Ky është nju moment paksa i vështirë, kur ju nuk do të bini dakord sa i takon gjërave më të rëndësishme. Historitë që do të lindin këtë shkurt nuk do të keni jetëgjatësi. Nëse sapo e keni lënë n jë lidhje pas krahëve, është koha që të bëni pak pushim. Do të ndiheni shumë më tepër energjik mes pranverës dhe verës. Ja vlen që këtë gjë ta theksojmë që tani.

Problemet që do të keni në këtë periudhë do të shkaktohen nga vendosja jo e favorshme e Venusit dhe Jupiterit. Stresi që ju shkaktohet në punë, apo në familje, mund të ndikojë për keq në shëndetin tuaj. Do të mundni ta merrni veten shpejt. Të lindurit nën shenjën e Peshores kanë nevojën të ndihen të pëlqyer nga të gjithë. Bëni mirë që të seleksiononi njerëzit përreth jush. Data të rëndësishme 5, 12, 16, 21



AKREPI

Shumë gjëra mund të rezultojnë një flluskë sapuni këtë muaj. Nuk do t’ju paraqiten shumë mundësi. Nëse bëni të njëjtën punë prej shumë kohësh, nuk keni më asnjë shtysë për të bërë përpara. Mos u dekurajoni. Edhe nëse për momentin nuk po shikoni rezultatet që prisni, gjërat do të përmirësohen gjatë verës. Mos u tregoni indiferentë ndaj ofertave që do t’ju bëhen përpara qershorit, apo korrikut. Është momenti që ta ngrini zërin nëse mendoni që puna juaj nuk po shpërblehet aq sa duhet financiarisht. Rezultatet do të bëhen të dukshme vetëm në dhjetor. Është një moment i përshtatshëm për të parë edhe për mundësi më të mira brenda kompanisë ku po punoni, nëse gjendeni prej kohësh aty. Këtë muaj mund të vihen në rrezik edhe financat tuaja, pasi do të bëni shpenzime që nuk i kishit parashikuar rreth datës 24. Kini parasysh se përpjekjet tuaja nuk do të shkojnë dëm dhe rezultatet do t’i shikoni të konkretizuara në verë.

Aspekti i ndjenjave paraqitet i qetë. Nëse nuk e keni gjetur ende personin e zemrës, edhe këtë muaj do të jetë e vështirë të takoni dikë të përshtatshëm. Venusi do të vendoset në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty për një kohë të gjatë. Mund të keni ndërmarrë nisma bashkë me partnerin, por nga ana tjetër do ta keni të vështirë t’i realizoni gjërat, pasi ekonomia nuk duket se premton edhe aq. Ndërkaq, mos hezitoni të bëni plane për të bërë fëmijë, pasi duke filluar nga vera gjërat do te vijnë duke u përmirësuar. Mund të takoni edhe njerëz interesant këtë muaj, por nuk do të kenë ndonjë rëndësi të veçantë në të ardhmen tuaj. Ju, të lindurit nën shenjën e Akrepit, e keni të vështirë ta merrni veten pasi ju kanë tradhtuar, apo lënë pas dore. Ama, dini si të riktheheni fuqishëm.

Bëni më shumë kujdes për shëndetin tuaj. Vendosja e Venusit dhe e Marsit mund të ndikojë negativisht. Rreth datës 8 mund të përjetoni shqetësime në ambientin ku punoni. Do ta merrni veten pas datës 25. Mos merrni përsipër më shumë gjëra nga çfarë mund të përballoni. Data të rëndësishme 2, 8, 15, 19



SHIGJETARI

Ky do të jetë një muaj i shkëlqyer për të lindurit nën shenjën e Shigjetarit. Është momenti të vini në dukje aftësitë tuaja pa i menduar gjërat dy herë. Suksesi mund të vijë atëherë kur nuk e prisni. Më datë 3 Venusi do të vendoset në shenjën tuaj dhe Marsi do ta pasojë në mënyrë të përkryer. Kjo ndërthurje mes planetësh do t’ju bëjë shumë të vendosur dhe kështu do të hidhni hapa të mëdhenj. Duke u mbështetur tek eksperienca ime 40-vjeçare , mund t’ju them me siguri se të ndikuar nga një yjësi e tillë e paparë prej kohësh, do të përjetoni shkëputje nga situata, vende, apo punë që nuk i shikoni më si të përkryera për ju. E mira e këtij muaji është se të tilla shkëputje do të pasohen menjëherë me mundësi të reja. Të ardhurat tuaja do të shkojnë paralel me shpenzimet. Kujtojmë këtu, se vitin që shkoi keni pasur probleme me shpenzimet për shtëpinë. Tashmë keni një shpresë se do ta merrni veten nga ana ekonomike. Edhe Mërkuri do të jetë në favorin tuaj. Do të keni plot ide të reja nëse punoni në fushën e publicistikës, apo merreni me krijimtari. Do të merrni lajme nga telefonata të papritura. Prisni të reja rreth datës 14.

Do të jetë një muaj i bukur për të dashuruarit, apo për ata që duan të ndërtojnë gjëra të rëndësishme. Kështu, edhe çiftet e konsoliduara prej kohësh, tashmë mund të provojnë të ringjallin pasionin. Mos e vazhdoni një lidhje nëse ndiheni të pavlerësuar. Yjësia është e shkëlqyer dhe ju fton t’i dorëzoheni ndjenjave. Nëse do të frekuentoni vendet e duhura, me shumë mundësi do të përballeni me dashurinë tuaj të madhe, apo edhe me miqësi të reja. Mëdyshjet që kishit në janar tashmë janë zhdukur. Nëse do t’i jepni fund një lidhjeje, do të rifilloni direkt një tjetër. Ju që e ndjeni se keni në krah partnerin e duhur, mos hezitoni të shkoni edhe drejt martesës. Ka ende mundësi që të riktheheni me një ish të dashur. Ditët më të bukura mund të jenë ato në datat 10, 16, 19, 21.

Në këtë moment keni një element shumë të rëndësishëm në dorë; vullnetin tuaj. Kurat që do të nisni gjatë fundjavave do të jenë më të favorshmet. Projektet tuaja do të aprovohen dhe kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Kini parasysh që vetëm tri ditët e fundit të muajit do të ndiheni të lodhur.


BRICJAPI

Duke filluar nga ky moment dhe deri në gusht, nuk do të mungojnë betejat në ambientin e punës. Mund të zgjidhni të qëndroni mënjanë dhe të mos përziheni në disa situata. Do të dini t’i bëni bisht punëve që nuk janë më fitimprurëse. Shumë prej të lindurve nën shenjën e Bricjapit do të ndihen të nënvlerësuar këtë periudhë. Përpiquni të ndërmerrni projekte me persona që janë të besueshëm. Në varësi të rolit që keni në punë, rishqyrtojini edhe njëherë përgjegjësitë tuaja. Nëse e drejtoni ju ndërmarrjen, përpiquni të mbani ata për të cilët nuk keni konsideratë. Nëse mendoni ta mbyllni aktivitetin tuaj, do të hapni një të ri me njerëz me të përshtatshëm. Nëse punoni në sektorin artistik, mos u tregoni më tepër ambicioz nga ç’duhet. Nëse keni nisur një punë të re, do të arrini rezultate shumë të mira, por me shumë mund.
Klima e këtyre ditëve do të jetë mjaft nervoze. Përpiquni të mos e ngatërroni në këtë rrëmujë dashurinë tuaj. Ja vlen ta mbroni atë, nëse ka rëndësi për ju. Edhe gjatë këtij viti po pret për propozime të rëndësishme, si vitin që shkoi. Mund të përjetoni një moment dyshimi nëse sapo keni filluar të bashkëpunoni dhe jo për fajin tuaj. Mos u përpiqni ta mbani gjallë një lidhje nëse e shikoni që ajo nuk funksionon më. Tradhtitë vijnë si shkas i monotonisë. Debatet lindin atëherë kur kërkoni siguri nga partneri juaj. Duhet ta keni të qartë se me kë keni të bëni. Mund të përballeni me disa probleme të vogla nëse sapo jeni bërë me fëmijë. Do t’ju duhet pakëz ndihmë nga jashtë, por të lindurit nën shenjën e Bricjapit e kanë shumë të vështirë ta kërkojnë atë. Në këtë pikë gaboheni, pasi ju duhet gjithmonë të mbani shumë përgjegjësi mbi shpatulla.
Ditët më të tensionuara të muajit do të jenë rreth datave 14 dhe 22 shkurt. Përpiquni të ruani qetësinë. Javët e fundit të këtij muaji do t’ju ndihmojnë të merrni vendime dhe kësisoj do të përjetoni edhe stres. Data të rëndësishme 3, 13, 21, 27.



UJORI

Do t’ju duhet të përkushtoheni shumë në punë. Projektet e shkurtit do të jenë të rëndësishme. Vendosja e Mërkurit në shenjën tuaj, prej datës 7 deri më 25, do të ndikojë pozitivisht. Gjithashtu, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Urani do të jenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni Shkurtin si një trampolinë për nisma të mëdha. Gjatë vitit 2021 nuk do të përjetoni ndonjë tension të madh. Edhe shkurti do të jetë një muaj i qetë, kështu që shfrytëzoni risitë që do të sjellë në jetën tuaj. Nëse keni ndonjë projekt në mendje, nuk është momenti të hezitoni. Ditët përreth datës 14 do të jenë shumë të rëndësishme. Do të merrni lajme të mira, si për shembull një konfirmim, përgjigje pozitive të një provimi, apo fillimin e një pune të re. Nëse jeni nëpunës dhe ndiheni i pakënaqur, ky është momenti që të kërkoni më shumë. Kjo në varësi edhe të aftësive që zotëroni. Bëni kërkesat tuaja duke mos u dorëzuar.

Ka shumë gjëra për të thënë sa i takon fushës së ndjenjave. Ky do të jetë muaji i përshtatshëm për të takuar personin e zemrës. Nëse bashkëjetoni prej vitesh, mos hezitoni të bëni edhe një hap më shumë dhe kështu të shkoni drejt martesës. Do të ndiheni shumë seksual këtë periudhë. Nuk do t’i keni më mëdyshjet e së shkuarës. Nga ana tjetër,  ju që jeni ndarë vitin që shkoi, mos qëndroni brenda shtëpisë. Do të ndesheni me një surprize rreth datës 25. Ky është një horoskop pozitiv që do t’ju shtyjë të shpreheni më hapur. Mos u pendoni nëse keni vendosur të bashkëjetoni vitin që shkoi. Kini besim se ky vit do t’ua bëjë gjërat më të lehta. Çdo vendim rreth dashurisë do ta merrni përpara se të vijë vera.

Kurat do të jenë shumë të frytshme këtë periudhë. Përpiqu të jeni më optimist në lidhje me jetën tuaj dhe mos ndërmerrni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Duke patur Mërkurin në shenjë, do të pakësoni angazhimet tuaja dhe do të çlodheni. Ndajini me miqtë eksperiencat dhe ndjesitë tuaja, pasi do t’ju bëjë shumë mirë. Data të rëndësishme 8, 14, 22, 23, 25



PESHQIT

Ky shkurt do të jetë në lartësinë e duhur me situatën në të cilën ndodheni. Nëse angazhoheni siç duhet do të arrini sukses të garantuar. Nëse keni ndër mend të mbyllni një biznes, këtë muaj do të merrni vendimet e duhura. Do të merrni para nga një shitje që do të realizoni. Gjithashtu, do të keni mundësi të krijoni kontakte me klientë të rinj dhe kështu do të realizoni marrëveshje të tjera. Duke pasur Saturnin kundër mund të ketë ditë të tensionuara. Në përgjithësi do të ndiheni të kënaqur dhe do të dini t’i zgjidhni problemet. Kjo yjësi pozitive do t’i japë kurajë edhe atyre që nuk kam shumë vetëbesim. Duke marrë iniciativa që tani, do të arrini maksimumin në fund të vitit. Studentët duhet të përqendrohen për të arritur më pas rezultate të mira në vjeshtë. Ky është një moment mjaft i përshtatshëm edhe për ju që doni të zgjidhni çështje ligjore. Mund të ndesheni me probleme ekonomike. Dalë-ngadalë do t’i jepni zgjidhje këtyre problemeve dhe më pas mundësitë për të ecur përpara do të dyfishohen. Do t’ju duhet vetëm të tregoheni të duruar dhe largpamës.

Historitë e dashurisë që kanë lindur që në janar do të kenë një vazhdimësi interesante. Diçka e bukur mund të lindë edhe gjatë javës se fundit të shkurtit. Gjithçka mundtë marrë shkas nga vendosja e favorshme e Diellit në shenjën tuaj. Ditët që do të vijë do të jenë të rëndësishme për ju që doni të shkëputeni nga një lidhje e vjetër që nuk po funksionon më. Nëse po jetoni me dyshime, ky është momenti për të marrë vendime. Saturni nuk do të jetë në favorin tuaj dhe do të krijojë debate në ato çifte që kanë pasur probleme që vitin që shkoi sa i takon punës, apo parave të shpërdoruara. Ju është dashur të kaloni shumë situata të tensionuara dhe dyshime. Mos u dekurajoni! Mund të gjeni një person të rëndësishëm për ju gjatë muajve që do të vijnë dhe kjo do t’ju mbushë plot shpresë.

Do të ndiheni më mirë edhe fizikisht. Që prej datës 18 edhe vendosja e Diellit në shenjë do t’ju ndihmojë që të përmirësoni shëndetin tuaj. Ndërkohë, Mërkuri do t’ju mbushë me energji pozitive, duke qenë në favorin tuaj që prej datës 25. Rreth datës 12 do të ndiheni të tensionuar. Në fakt, do të përjetoni stres në fund të muajit, duke qenë se do të kaloni ndonjë shqetësim të vogël. Data të rëndësishme 3, 14, 23, 24, 25.

Post a Comment

Previous Post Next Post