Çfarë bëni pas ndarjes me të dashurin/ën, bazuar në shenjën e horoskopit

Të gjithë kanë mënyat e tyre të përballimit të një ndarjeje, por nëse do bënim një katergorizim astrologjik të asaj që njerëzit bëjnë pasi ndahen, ju do bënit pikërisht këto:

Dashi

Ti do dilje në një takim 24 orë pas ndarjes. Pse të presësh njëherë?

Demi

Do filloje të bëje shopping, të riorganizoje mobiljet në shtëpi dhe dekorin ose të kuroje ndonjë aspekt tjetër të jetës, si perfeksionist që je.

Binjaët

Ti do shfryheshe tek gjithë shoqëria, ndërkohë që ato të thonë vazhdimisht se je 100 herë më i/e mirë se ai/ajo dhe se asnjë s'të meriton.

Gaforrja

Do i kontrolloje gjatë gjithë kohës profilet në rrjete sociale për të parë nëse ai/ajo po del me dikë tjetër. Rrjedhimisht, shoqëria do të të detyrojë t’i bësh block, para se të çmendesh.

Luani

Ti do përgatisje ndonjë film të shkurtër për eksperiencën tuaj bashkë, sa për ta mbyllur përfundimisht si kapitull.

Virgjëresha

Ty do të të vinte ndarja si bombë, prandaj të duhen ca ditë vetëm për të marrë veten dhe për të përpunuar informacionin.

Peshorja

Ti ose do filloje ndonjë shkollë juridiku (mos pyet pse, as ne nuk e dimë), os do përgatisje listën me këngë të dhimbshme ndarjesh, do mbuloheshe me një batanije dhe do bëje skur po vuan, seri sa të vijë fiksimi i radhës.

Akrepi

Do përpiqeshe ta bëje të dyshonte se ke diçka me shokun e ngushtë, shefen e punës etj, vetëm për t'i treguar se në këtë ndarje “fitove” ti.

Shigjetari

Ti do i lije ish-të dashurës ose ish-të dashurit një takim romantik me një të njohurin tënd vetëm që t'i tregosh se “e kalove lëndimin e ndarjes”. Mos gënje veten...

Bricjapi

Ti do lidheshe me dikë që është komplet e kundërta e ish-it tënd, vetëm për të parë si duket.

Ujori

Ti thua “Si dreqin e paskam humbur gjithë këtë kohë?” ose “Ku paskam qenë më parë?”

Peshqit

Ti do filloje një blog me poezi, që do bëhej viral.



Post a Comment

Previous Post Next Post