4 - 10 janar 2021 Virgjëresha


Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë më e mirë. Nuk do i mbani inat njëri-tjetrit dhe do dini të kërkoni falje. Ju beqarët duhet të dilni nëpër takime, por nuk duhet t’i pranoni sa hap e mbyll sytë propozimet që do iu bëhen. Paratë do jenë shqetësimi juaj më i madh. Situata nuk do jetë e qëndrueshme prandaj duhen marrë masa edhe më strikte.





Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë të bëni pak më tepër kujdes me ushqimet. Nëse keni pasur probleme me qarkullimin e gjakut do keni përmirësime. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Java do jetë e përshtatshme.


Post a Comment

Previous Post Next Post