Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Ju të dashuruarit, edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin në ditët e para të javës, duhet të keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do fillojë të ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Ju beqarët do keni mundësi të shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo është ajo që dëshironi. Në planin financiar ka ardhur koha të tregoheni të kursyer nëse doni që financat mos kenë tronditje të mëdha.
Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mirë dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në pune do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.
Post a Comment