LUANI:
Është e vështirë t’i rezistosh sharmit të Luanit, apo jo? Të paktën neve në Living e besojmë këtë gjë, e sigurisht që s’ka të bëjë me faktin që në redaksinë tonë kemi shumicë Luanësh (shaka). Sipas astrologëve të lindurit në këtë shenjë kanë karakter shumë të fortë, çka e bën automatikisht joshës në sytë e të tjerëve. Ata janë gjithashtu zemërgjerë, besnikë dhe shumë të vendosur për të arritur atë që duan, me pak fjalë liderë të lindur. Kemi edhe defekte (e dimë), por kjo gjë nuk e zbeh karizmin tonë.
AKREPI:
E keni vënë re që të lindurit në këtë shenjë kanë një shikim misterioz që i bën aq tërheqës në sytë e të tjerëve? Megjithatë nëse është kjo gjëja e parë që ju bie në sy tek një Akrep, neve ju themi që ka shumë më shumë për të treguar. Ajo çfarë e dallon pa diskutim nga shenjat e tjera është ambicia e tij për t’ia dalë gjithmonë mbanë e për të bërë çdo ëndërr realitet. Kjo lloj sigurie e bën shumë tërheqës në sytë e të tjerëve dhe jo vetëm. Ai di të jetë i ëmbël, joshës, “karagjoz” – jo në kuptimin fyes, ironik dhe i thellë kur dhe ku duhet.
SHIGJETARI:
Në qoftë se mendoni se Shigjetari nuk është i besueshëm pasi e ka mendjen vetëm tek udhëtimet gaboheni. Të lindurit në këtë shenjë do t’ju falin emocionet më të bukura që mund të përjetoni ndonjëherë dhe do t’ju “ndihmojnë” të zbuloni shijen e vërtetë e të qenit i,e lirë.
$ads={2}
Post a Comment