Prapavija e parë e Mërkurit fillon më 30 janar dhe zgjat deri në 20 shkurt. Si zakonisht, edhe kësaj radhe do të presim komunikime të gabuara, probleme teknike etj.
Sidoqoftë, disa shenja me fat do preken më pak nga kjo prapavijë dhe për ta, gjërat mund të ecin më mirë.
Ju të tjerët, nëse dëshironi të shmangni dramat, sigurohuni që të kontrolloni tre herë çdo formë të komunikimit dixhital, të përgatisni veten për probleme teknike të bezdisshme dhe të jeni tepër të qartë në mënyrën si shpreheni, veçanërisht brenda një grupi.
Më poshtë, zbuloni tre shenjat më me fat të kësaj prapavije:
BINJAKËT
Mërkuri është planeti juaj sundues, kështu që kur ai është në prapavijë, sigurisht që ju do i ndjeni efeket e tij, por kësaj here, mund ta keni pak më të lehtë.
Për ju kjo periudhë s’do ketë probleme apo keqkuptime në komunikim.
Për momentin, mund të jetë e vështirë të përpiqeni të kuptoni ose të organizoni gjithë mendimet që sillen në kokën tuaj, por mos u stresoni.
Mundohuni të përqendroheni në të qenit një ekspert në diçka të re dhe të lini ca gjëra pas nga e kaluara. Ky është një moment i mirë për të kuptuar filozofitë tuaja personale dhe për të vendosur se çfarë do çoni përpara dhe çfarë do lini pas me prapavijën .
GAFORRJA
Për Gaforren ka një lajm të mirë dhe një të keq.
Lajmi i mirë është se shumë nga efektet e kësaj prapavije do ndodhin “në botën tuaj të brendshme”, prandaj ka më pak të ngjarë që prapavija të ndikojë në jetën tuaj të përditshme.
Lajmi jo dhe aq i mirë është se kjo prapavijë mund t’ju çojë në një udhëtim emocional, që kërkon të kërkoni shpirtin tuaj, të gjeni dobësitë dhe forcën e brendshme.
Përdoreni këtë kohë për të reflektuar mbi ndjeshmërinë tuaj dhe për të gjetur mënyra për të mbrojtur më mirë energjinë tuaj.
PESHQIT
Për fatin tuaj të mirë, kjo prapavijë nuk do përzihet dhe aq shumë me jetën tuaj të përditshme. Në mënyrë të ngjashme me Gaforren, edhe ju do “të gjeni të vërtetën, përmes shprehjes suaj shpirtërore”.
Tani për tani, mund të jeni duke luftuar me ndjenja ekzistenciale që është e vështirë të thuhen me fjalë, të cilat mund t'ju bëjnë të ndiheni të izoluar.
Në vend që të përpiqeni t'i rezistoni ndjenjës së vetmisë, mbështetuni në të dhe përqafoni anën tuaj mistike.
Kjo është koha e duhur për të eksploruar fuqinë e ritualeve, lutjeve, meditimit ose ndonjë forme tjetër të lidhjes shpirtërore, që mund t’ju kujtojë se ka energji mbështetëse rreth jush.
Bustle
Post a Comment