Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo.
Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund të keni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes.
Post a Comment