11 - 17 janar 2021 Luani


Nëse nuk doni që gjërat t’iu ecin keq gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të qetësoheni. Ju të dashuruarit duhet të bëni shumë kujdes nga ndikimi pervers i Neptunit. Papritur personi me të cilin ndani jetën mund të ndryshojë dhe do ju dalin plot keqkuptime. Veten me qetësi dhe dialog mund t'i zgjidhni problemet. Ju beqarët do influencoheni pozitivisht nga yjet dhe optimizmi do iu shoqërojë në çdo moment.





Ka mundësi që nga mesi i javës të bini kokë e këmbë në dashuri me disa persona dhe mund të ndërmerrni hapa të mëdha. Financat do jenë të begata. Edhe gjendja shëndetësore ka mundësi të përmirësohet shumë dhe do ndieni energjikë. Në punë do jeni të përgjegjshëm dhe nuk do bëni gabime aspak.


Post a Comment

Previous Post Next Post