11 - 17 janar 2021 Gaforrja


Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do jeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni.





Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.


Post a Comment

Previous Post Next Post