VIRGJERESHA
Viti 2021 do të jetë shumë i ngarkuar, që mund të vërë në provë paqartësitë tuaja, por gjithsesi duhet të jeni të qetë sepse do të keni gjithnjë vullnetin dhe përqendrimin e nevojshëm për të përballuar vështirësitë e mundshme.
Saturni do të qëndrojë si faktor destabiliteti deri në 20 dhjetor dhe do të jetë përfaqësues i tensioneve të brendshme dhe të jashtme, të cilat duhen përballuar me kujdes për të bërë pastrimin e duhur kur diçka nuk funksionin.
Mos qëndroni të lidhur tek e shkuara dhe tek ajo që nuk shkon, është më mirë që t’i këpusni një të prerë shkurt
Edhe pse do t’ju duhet të duroni për disa muaj, do të shikoni që në fund të vitit 2021 situata juaj do të përmirësohet.
DASHURIA
Pavarësisht nisjes aspak të kënaqshme për dashurinë, viti 2021 premton t’ju ndihmojë për t’i bërë të qarta idetë tuaja, për t’i shtuar emocionet dhe pasionet. Megjithatë, duhet të dini që do të keni muaj të impenjimit dhe të lodhjes, dhe se në verë do të filloni të keni ndonjë rezultate konkret. Megjithatë Neptuni dhe Saturni do t’ju vënë sërish në provë. Por ka dhe lajme të mira, në tetor do të keni mbështetjen e çmuar të Jupiterit dhe Akrepit ndërsa në fundin e dhjetorit do ta mbyllni me Saturnin që do të keni kundër. Për çfarë do të jetë përgjegjës Saturni? Shumë e thjeshtë do t’ju bëjë të ndërgjegjësoheni për atë se çfarë nuk funksionin, tensionet irirtuese ose pakënaqësitë. Kjo periudhë kalimtare do t’ju kërkojë që të lini pas krahëve sjellje dhe paqartësi dhe duke eksperimentuar territore të reja.
Nuk do të jetë e lehtë por do t’ia dilni!
BEQARET
Çfarë kërkoni nga dashuria? Sa më shumë të keni ide të qarta, aq më i lehtë do të jetë udhëtimi juaj.
Pavarësisht kompleksiteteve, viti 2021 mund t’ju sjellë dashurinë. Dhe mundet dhe të jetë personi i duhur.
Do t’ju dalin përpara dhe diskriminime, kapacitete për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar në të shkuarën, se përse ndodheni gjithnjë në kthetrat e personave ambig, të pabesueshëm që ju zhgënjejnë dhe nuk ju japin atë që kërkoni. Ky rrugëtim do të jetë i komplikuar në pjesën e parë të vitit, por do të keni përgjigjet në vjeshtë dhe në dimër kur mund të ndryshoni faqen e së shkuarës dhe të zbuloni persona të ndryshëm, më maturë të ndërgjegjshëm për afektivitetin me ju.
Kjo nuk do të thotë që duhet të prisni vitin 2022 për të kurorëzuar ëndrrat tuaja!. Periudha më e mirë do të jetë në Qershor dhe në Korrik, Gusht, në fund të shtatorit dhe në mes të tetorit. Mjaft bukur në nëntor dhe në dhjetor
ÇIFTET
Çfarë nuk shkon në marrëdhëniet në çift? Duhet t’i përgjigjeni sinqerisht pyetjes nëse bëni pjesë në kategoritë që dëshiron të ndryshojë diçka, që nuk ju kënaq se si shkon një marrëdhënie, shkoni në një fazë pasardhëse: Zgjidhje dhe strategji. Kjo fazë kërkon durim, tolerancë dhe një përballje të sinqertë dhe të vazhdueshme me partnerin.
Në rast të një përgjigje negative, ktheni faqen me vendosmëri: horizonte të reja do t’ju presin me krahë hapur! Por nëse do t’ia dilni të kuptoheni, atëherë lidhja juaj do të dalë më e fortë se ç’ishte më parë. Në rast se do të shkojë gjithçka mirë, ndoshta duhet të luftoni pak për të konkretizuar aspiratat tuaja të ligjshme, ndoshta dhe për motive materiale. Por në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës do të keni idetë e qarta dhe mund të vazhdoni për të arritur me sukses objektivat tuaja. Në fund të dhjetorit yjet do të flasin për një situatë krejt tjetër: Përmirësim, të paguar, të lumtur dhe premtues.
PUNA
Në punë duhet të angazhoheni fort për t’i bërë të dukshme meritat tuaja. Nëse jeni i punësuar, nuk do të jeni shumë i kënaqur: Ndoshta sepse jeni udhëtues, ose i mërzitur duke qëndruar në pritje të një konfirmimi, të një stabilizimi gjithmonë të shtyrë në kohë të pacaktuar. Profesionistët e lirë, do të menaxhojnë të ardhurat dhe çështjet burokratike dhe fiskale duke u hapur goxha punë. Pra, ka shumë për të bërë, për të luftuar dhe për të djersitur: Por yjet parashikojnë që nga vjeshta dhe më pas, dhe kjo do të ketë vlerë dhe për vitet e ardhme, kushtet tuaja do të përmirësohen dhe do të arrini ato rezultate që tani ndoshta me dëshpërim kërkoni ti keni.
Pra jepini vetes kurajë dhe mendoni që në momente të ngarkuara del në pah puna e një personi që ka vlerë!
Janari, Prilli, Maji dhe fillimi i Qershorit, Gushti apo Shtatori megjithatë nuk do të jenë të këqij, por shikoni gjithnjë parashikimet mujore për detaje konkrete. Ndërkohë, Jupiteri, planeti i të mirave, të mundësive, ju favorizon në Tetor, Saturni më në fund shkon në krahun tuaj në fund të dhjetorit dhe do të festoni.
PARAJA
Si do të jetë paraja në vitin 2021, për ju, të lindur nën shenjën e virgjëreshës? Ndoshta në fillim nuk do të shijoni të hyra të mëdha. Dhe me keqardhje, mund t’ju rëndojë ndonjë shpenzim i tepërt në krahasim me bilancin tuaj
Por do të keni gjithnjë mundësinë e duhur për t’i bërë mirë llogaritë, dhe, në shumë raste, mund dhe t’i paraprini problemeve, duke mënjanuar rrjedhjen apo shpërdorimin e burimeve. Hyrja e Jupiterit duke favorizuar Akrepin në tetor do të sjellë një diferencë të madhe. Planeti i lidhur me fatin, paranë, mirëqenien: Sigurisht nuk parashikoni të bëheni trashëgimtar i një pasurie të madhe nga dita në natë, por sigurisht do të shijoni mjaft, shumë mundësi për të përmirësuar të ardhurat dhe bilancin. Dhe do të keni mjaft me këto raste.
NUMRAT ME FAT
Cila ngjyrë do të jetë e fatit? Jeshilë si shpresa e cila nuk humbet kurrë!
Nëse shpresoni të rrisni menjëherë të ardhurat duke tentuar në tavolinën e fatit, provojeni, por kujtoni të mos humbni sensin e limitit: Nga pak dhe ndonjëherë
Periudhat me fat: Nga data 7 qershor në 4 korrik, nga 21 shtatori deri në 14 tetot, nga 8 nëntori në 1 dhjetor, në veçanti 12,13,14,17 dhe 22 nëntor.
Numrat me fat: 17, 19, 21, 39, 89
Në krahasim me vitin e shkuar ku kishit ulje dhe ngritje, këtë vit do të jeni me konstant përsa i përket mirëqenies por di të keni më pak humor
Post a Comment