Ujori horoskopi vitit 2021


UJORI





Miq të shenjës së Ujorit, hidhuni me kokë, pasi pjesa më e madhe e vitit 2021 mund të jetë realisht e mrekullueshme për ju. Shijoni fatin, situatat simpatike për jetën tuaj sociale, do të rriteni së brendshmi dhe do të përmirësoni kushtet tuaja të jashtme dhe ato materiale, do të kemi eksperienca që do t’ju ndryshojnë dhe do t’ju bëjnë të kuptoni mjaft gjëra për vete dhe për jetën! Pra gjëra të mëdha ju presin. Nga shtatori, Jupiteri do të ndryshojë flamur dhe mund të prezantojë disa komplikime.






DASHURIA





Mund të jetë me të vërtetë viti juaj! Një vit pozitiv për të realizuar dëshirat, mbi të gjitha ato të stabilitetit, për të hedhur pas krahëve të shkuarën dhe për të parë me besim drejtë ardhmes. Planetet kalimtarë do të sjellin zhvillime të shkëlqyera për gjëra konkrete, për të realizuar projekte, për të ndryshuar ato që nuk funksionojnë, duke nisur nga ajo që nuk ju pëlqen te vetja, sjellje që shpesh kanë përfunduar duke ju vënë këmbët në kokë, apo duke takuar persona zhgënjyes.





Pra do të jeni njerëz të rinj, më të fortë, më maturë, më të zgjuar por më pak … të durueshëm, kur të keni dëshirë për tu kënaqur dhe për tu hedhur si i çmendur drejt gëzimit. Dëshira për të jetuar do të jetë karakteristika juaj: shijoni gjithçka, dashuri dhe erotizëm përfshirë. Për më shumë, më mirë përfitoni! Dhe do të bëni mirë. Paqja do të zgjasë shumë, megjithatë, do të jeni mirë për pjesën më të madhe të vitit 2021





BEQARET





Do të jeni të shqetësuar, të gëzueshëm e të qetë, sensual dhe foshnjarak. Duken si të kundërta por janë të gjitha aspekte të karakterit tuaj kompleks, dhe për këtë duhet të përgëzoheni. Problem do të jetë të gjeni një person i cili pranon këto aspekte tuaja, që do t’ju kuptojë në thelb kush jeni dhe çfarë kërkoni. Nuk do të keni problem të lidheni për gjithë vitin, dhe të keni shoqërinë e miqve simpatikë. Do të flirtoni, dashuroni, do të keni aventura erotike, nëse kjo është çfarë ju intereson. Por nëse ju intereson dashuria duhet të bëheni më selektiv. Besnik: Shigjeta e dashurisë do të vihet menjëherë në veprim në shkurt që mund të jetë një muaj vërtet special për ju, të dashur miq. Kush e di nëse do të mund të kaloni Shën Valentinin në dy: yjet do t’jua urojnë këtë me gjithë zemër, por nëse nuk do të jetë kështu, mos u mërzisni. Venusi do të jetë në favorin tuaj deri në shkurt dhe deri në ditët e para të qershorit.





Një periudhë e gjatë, nëse Venusi te Dashi funksionon, do të mbesë Venusi të Binjakët në qershor, dhe Peshorja në mes të tetorit dhe pjesën e parë të nëntorit. Dhe më pas në dhjetor, do të jeni intrigues dhe special me Venusin te Shigjetari.





ÇIFTET





Ishte koha që projektet tuaja më në fund të viheshin në jetë! Saturni, Jupiteri dhe Urani do të bëjnë gjithçka për të arritur objektivet që keni vendosur si më të rëndësishme për jetën tuaj në çift. Nga ato më thelbësore, si martesa, bashkëjetesa, arritja e një fëmije, marrja e një shtëpie por dhe për ato më pak të rëndësishme si një udhëtim apo njohja mes njëri-tjetrit…





Po përsa i përket pasionit?





Shkurti do të jetë një muaj magjik, me Venusin dhe Marsin te Dashi do të përjetoni emocione dehëse. Nëse lidhja juaj është e duhur, ky do të jetë momenti i duhur për tu kthyer si në kohët e para. Pozitiv dhe marsi, prilli, maji dhe një pjesë e qershorit. Magjik nga pjesa e dytë e tetorit dhe fillimi i nëntorit dhe dhjetori. Kujtoni që të reagoni për çështjet materiale: nga shtatori Jupiteri nuk do të jetë më aleati juaj dhe në fund të dhjetorit do t’ju lërë dhe Saturni. Por do të mbesin rezultatet që arritët përgjatë vitit.





PUNA





Do të keni një treshe me AS-a në dorë: Urani dhe Jupiteri deri në fund të shtatorit dhe Saturni, do t’ju mbrojnë për pjesën më të mirë të vitit dhe do t’ju ndihmojë të luami një dorë fituese në profesion!





Cilatdo qofshin objektivat tuaja, do të vajisni makineritë dhe do t’i përvisheni punës menjëherë: nuk ndodh shpesh të keni periudha të tilla në aspektin e punës. Mund të gjeni një punë, përmirësoni atë aktuale, për të marrë një konfirmim të vlefshëm apo arritjen e një kontrate me kohë të gjatë, apo dhe të përfshiheni në një projekt të natyrës sipërmarrje. Nëse jeni profesionistë të lirë klientela juaj do të zgjerohet, do të merrni prestigj, emër të mirë, do të jeni sinonim i besimit dhe i kompetencës. Pra, i lini vend ëndrrave tuaja, aspiratave tuaja, do të ketë mënyra për ti realizuar ato. Sigurisht nuk duhet të mungojë angazhimi juaj: dhe nëse doni të arrini në majë, kujtohuni që nuk ka ferra. Angazhimi, djersa e ballit, studimi, përfitimi I kompetencave të reja. Studioni, punoni, agazhohuni dhe do t’ia arrini.





PARAJA





Në një vit kaq favorizues për profesionistët duket e pamundur që të mos përmirësoni dhe financat tuaja. Dhe në fakt, me Jupiterin në favor gjatë shtatorit, duket shumë e mundur që më në fund të vini diçka mënjanë. Nëse arrini në fund të muajit me një buxhet të rrezikuar, do të gjeni mundësinë për të shkurtuar shpenzimet, një punë me kohë të pjesshme, ose dikush nga familja do të keni një detyrë mjaft të paguar.





NUMRAT ME FAT





Fati do t’ju buzëqesh shpesh përgjatë vitit. Kjo nuk do të thotë që do të fitoni, por që do të jeni vërtet me fat, në çdo rrethanë. Përfitoni dhe për të provuar fatin në lojë, por kujtohuni që fati mund të vijë në forma të ndryshme dhe favorizuese. Periudha kur zonja e Mirëqenies me shumë mundësi do t’ju shikojë me afeksion do të jenë: nga 4 shkurti në 3 prill, nga 29 prilli në 6 qershor, nga 6 korriku deri në 31 korrik në pjesën e dytë të shtatorit dhe në fillim të nëntorit si dhe në nëntor





Numrat me fat: 5, 12, 26, 88, 90





SHENDETI





Me të gjithë yjet kalimtarë në favor nuk mund të thuhet tjetër veçse do të jeni të favorizues dhe në këtë fushë. Pra, përse të mos merrni vendim dhe të çoheni nga divani? Ky do të jetë muaji më i mirë për tu kujdesur për shëndetin tuaj, kështu mos e humbni rastin të bëni diçka për veten tuaj. Shëndeti është një kapital që duhet ruajtur ditë pas dite. Është e vërtetë që do të jeni më kërkues se kurrë, që do të keni dëshirën të shijoni jetën, ose që të bëni ato çmenduri të vogla që gjithsesi bëjnë mirë, pasi do të ndihmojnë për t’u shkëputur nga rutina. Pra, do t’ia kaloni mirë dhe në tavolinë, por mos e ekzagjeroni në tetor, ndërsa Jupiteri do të jetë te akrepi dhe do të vendosë për gjithçka në jetën tuaj.


Post a Comment

Previous Post Next Post