Peshqit horoskopi vitit 2021


PESHQIT





Vitet e shkuara nuk kanë qenë zemërgjerë për ju, por nëse do të reflektoni do të shihni që mes një situate të rëndë dhe një tjetre keni jetuar momente të shkëlqyer dhe për më shumë keni mësuar shumë gjerë mbi jetën dhe veten tuaj. Me këtë shpirt duhet të përballoni dhe një vit tjetër me Saturnin kundër, lajmi i keq, por lajmi i mirë është se nga dhjetori planeti do të kthehet pro jush, i mbështetur dhe nga Jupiteri që në shtator i cili do t’ju mbrojë nga breshëri. Forcë dhe kurajo: janë vërtetë zgjidhja e vështirësive.





DASHURIA





Si do të shkojë dashuria në vitin 2021 për ju?





Përgjigja mund të jetë në duart e Plutonit dhe Neptunit që do ti keni në mbështetje, por do të sjellin dhe emocione të forta, drithërima, do t’ju bëjnë të kërkoni në thellësi dhe në funksion të dashurisë suaj. Megjithatë, duhet të konsideroni dhe Saturnin, që nuk do të inkurajojë aspektet dhe që mund të shërbejnë si filtra të zinj, duke e bërë çdo gjë të errët, dhe mundet kështu të ndiheni pa kurajë dhe pa shpresë për të realizuar atë që ëndërroni. Do të jetë më e lehtë të reagoni në shtator, kur do të keni Jupiterin në favor.





BEQARET





Të pashërueshëm, romantik, pasionant të dashuruar, ëndërrimtar por dhe kërkues për një jetë materiale të karakterizuar nga mirëqenie dhe stabiliteti, si mund të bëni ndryshe në dashuri? Nëse jeni ëndërrimtarë, nëse fantazia juaj është e fortë, akoma më shumë do të jetë në një vit me Neptunin pikërisht te peshqit. Bëni kujdes për të mos humbur kokën: Me Saturnin kundër ndjenjat mund të bëhen gjiganteske, do t’ju bëjë t’i shihni gjërat si të vërteta edhe kur nuk janë, ose që është vetëm një e përmendur, mos e ekzagjeroni për mënyrën si e mendoni. Për fatin tuaj do të keni me vete dhe Plutonin: Garanci e këmbënguljes, të forcës dhe të dinakërisë. Pamja juaj do të ndrijë, do të sjellë erotizmin dhe pasionin dhe mund të përfitoni siç ju doni. Janari do të jetë një muaj i shkëlqyer për dashurinë. I bukur dhe qershori, gushti dhe mbi të gjitha nëntori, për të prekur shigjetën e dashurisë.





ÇIFTET





Mes jush do të ketë kënaqësi por do të shtrihen dhe debate: e përditshmja, angazhimet materiale, lodhja nga puna, dëshira për të arritur diçka por i keni kushtet kundër, dhe ndonjëherë dhe pesimizmi juaj. E megjithatë me Plutonin dhe Neptunin mund të thuhet se dashuria do të jetë një nga sektorët më të favorizuar për vitin 2021! Pak nga pak do të zgjidhni dhe këto problem, por ndonjëherë do të shijoni dashurinë tuaj dhe mos e shtyni për nesër atë që duhet të bëni sot. Sforcohuni: Dhe nëse do të shikoni që dashuria ka mbaruar, nëse jeni duke çuar përpara një farsë, ktheni faqe. Fundi do të jetë ai që kërkon Saturni, që paraprin por dhe që reagon disi mirë, pak a shumë si kirurgu kur ndërhyn nën lëkurë për t’ju shëruar. Nga tetori humori dhe situata materiale do të nisin gradualisht të përmirësohen dhe deri në dhjetor situata do të stabilizohet. Pra i përket çdo gjë zgjedhjes suaj. Tregohuni të duruar





PUNA





Si do të shkojë puna për vitin 2021? Me Saturnin kundër duhet të bëni llogaritë për ndonjë vështirësi. Por mos u dekurajoni. Me shumë mundësi do të përjetoni situata të ngarkuara, të lodhshme, por nëse do të rrini të kujdesshëm dhe konstant do të gjeni zgjidhje të mëdha. Rreziku më i madh do të jetë pikërisht humbja e besimit te vetja: Diçka do të ndodhë, nga më të lehtat deri te më shqetësuese, mos e humbisni asnjëherë besimin te vetja dhe mendoni se gjithnjë ka një zgjidhje. Për fat të keq Saturni do të vërë në provë qëndrueshmërinë tuaj, por nëse tregoni se keni iniciativë dhe ky planet nuk mund të ketë ndikim në punën tuaj. Në tetor Jupiteri, planeti i mirëqenies, i mundësive dhe të zhvillimit, do të jetë në kuadrat me Akrepin. Një kalim i bukur që do t’ju jap besim optimizëm. Dhe më pas në fund të dhjetorit, Saturni do të jetë aleati juaj dhe karriera do të ecë pa asnjë mëdyshje.





PARAJA





Edhe pse kushtet tuaja ekonomike nuk janë të rrjedhshme, me pak kujdes dhe duke ruajtur ekuilibrat, siç dhe keni mësuar në vitet e shkuara, do t’ia kaloni mirë. Dhe jo vetëm: do të keni të ardhura të mira, për të bërë shpenzimet e duhura, për të gjetur investimet e duhura, për të ulur shpenzimet apo për të kuptuar se kur është momenti i evitimit të një financimit apo për të pritur një tjetër rast. Mos u shqetësoni: ky moment do të vijë në vjeshtë, kur Jupiteri do të jetë aleati juaj duke ju premtuar që ta keni më të konsoliduar llogarinë tuaj bankare.





NUMRAT E FATIT






A do ta keni mik fatin? Ndonjëherë yjet duhet t’ju paralajmërojnë për një gjë: sjellja pesimiste, tërheqja, mendimi për ti parë të zgjidhura problemet prej të tjerëve, nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë. Fati do të jetë i heshtur, por në tetor do të dëgjojë zërin tuaj, të fortë dhe ulëritës. Yjet, megjithatë do t’ju sinjalizojnë ndonjë moment të mirë përgjatë vitit. Nga data 4 janar deri në 3 shkurt, nga 7 qershori deri në 5 korrik dhe nga 1 gushti deri në 26 gusht. Por zonja e Mirëqenies, do të jetë sigurisht në krahun tuaj, mes 18 tetorit dhe 5 nëntorit, një prej periudhave më të mira: (20, 25, 26,30, 31 tetor, ditë të bukura, kur Venusi, Jupiteri dhe Hëna do të sjellin favoret e tyre).
Numrat fatsjellës, 22,31,47,78,88






SHËNDETI





Problemi kryesor këtë vit do të jetë tendenca për t’ju shkurajuar, dhe për t’ju sjellë një mijë mendime. Nëse do të ketë probleme konkrete ju do të thoni: por si t’ia bëj që të mos preokupohem?. Të rrëzoheni dhe të prekeni nga ankthi nuk do t’ju shërbejë, përkundrazi, mund të përkeqësojë gjërat. Bëni kujdes për kockat dhe dhëmbët, veçanërisht nëse jeni në moshë të madhe: nëse ka probleme lidhuni me specialistin, por kujtohuni që të këshilloheni dhe për një trajtim të mirë për të parandaluar.


Post a Comment

Previous Post Next Post