Luani horoskopi vitit 2021


LUANI





Viti 2021 mund të shënojë pushtime, fitore, të shënohet me markën e stabilitetit të situatave tw ccdo forme.





Për ju, në pjesën më të madhe të vitit, do të keni mbështetjen e Jupiterit, Uranit dhe Saturnit: që tregojnë se mund të arrini ndryshime pozitive, të zgjidhni pyetje të vjetra, përmirësoni raporte familjare, t’i jepni jetë një projekti personal. Në nëntor Jupiteri do të jetë te Akrepi dhe në fund Dhjetor Saturni do të jetë neutral: Duhet t’i përktheni në fryte të mirat që po ju japin yjet. Ju pret një vit konkret, që do t’ju lejojë të realizoni projektet që ju rrinë më shumë për zemër. Do të jetë një vit pozitiv edhe përsa i përket emocioneve, që do të tingëllojnë në të gjitha aspektet, ato më romantiket, dhe ato më shumë të ngrohta dhe të lidhura me erotizmin. Ja një periudhë e mirë për të demonstruar se sat ë aftë jeni në shtrat! Do të jetë e vështirë ti rezistojnë tërheqjes suaj, pavarësisht moshës, nga aspekti i jashtëm dhe nga çdo lloj faktori tjetër që zakonisht e konsiderojnë të rëndësishëm në tërheqjen seksuale.





Tërheqja juaj do të nisë së brendshmi, nga personaliteti juaj, nga siguria që më në fund do të demonstroni në veten tuaj dhe në kapacitetet që ju keni. Meritoni rezultate konkrete këtë vit? Yjet thonë po: Sa më shumë që arrini, aq më shumë do të ndiheni mirë, dhe më shumë do të sillni të papritura!





Pjesa e parë e vitit, përfshirë dhe verën, do të jetë e nxehtë, speciale e mrekullueshme, përfitoni nga yjet dhe bëni diçka që nuk e keni pasur kurrë kurajën për ta përdorur më parëm nga gjestet romantike dhe deri në sjelljet më të forta (si dëshironi… zgjidhni ose mos u tërhiqni nga asgjë që është e ekzagjeruar)





BEQARET





Do të keni në anën tuaj mjaftë mira që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni me zgjuarsi por në të njëjtën kohë do të lini të rrjedhë pasioni pa u sforcuar. Pra, për ju miq të lindur në shenjën e Luanit, viti 2021 mund të jetë një vit i shkëlqyer për të varur në gozhdë shprehjen e klubit të beqarëve dhe mund të gjendeni papritur duke e vënë kokën në vend.





Nëse dëshironi, që të bëni çmenduri dhe të shijoni në mënyrë të lirë do të keni “bukë për dhëmbët tuaj!”.





Tërheqja juaj do të jetë drithëruese, do të mjaftojë të nuhatet parfumi juaj nga larg për t’ju bërë të dëshirueshëm.





Nëse duhet të kuptoni personin e duhur, mos e tërhiqni nga mëngët, veçanërisht nëse ndiheni luan të rinj, të papenduar dhe dëshironi akoma të shkoni për gjah ndaj shumë preve që janë në “xhiro në Savanë”. Në vjeshtë, mund të qani rastet të cilat tashmë i keni humbur, apo kanë shkuar në duart e dikujt tjetër.





Pra mendohuni mirë!





ÇIFTET





Një vit pozitiv për projektet tuaja në kopje dhe për dashurinë.





Viti 2021 do të hapë mjaft dyer për të përmirësuar jetën tuaj familjare, nëse ndani një shtrat, ose nëse vendosni ta nisni tani, dhe të ndërtoni një shtëpi apo dhe të mblidhni kursime. Për nismat tuaja, mund të shijoni një stabilitet të madh, qartësi, konkretizim dhe racionalitet dhunti që do t’ju drejtojnë drejt zgjedhjeve të goditura, të zgjuara dhe me përfitim. Madje dhe rrethanat më të mira materiale mund të kenë peshën e tyre në këto zgjedhje.





Pasioni? Sigurisht që do të jetë: Në shkurt dhe deri në fund të qershorit, qielli do të tolerojë rreze të mëdha, pasion të pikturuar me të kuqe, eros të çmendur dhe emocione të komplikuara. Më pas disa re do t’ju bëjnë të mendoheni, por do të jenë kalimtare.





Nga tetori Jupiteri do të kalojë te Akrepi dhe mund të krijojë disa problem në çështje familjare. Do të keni nevojë për pak durim, por do ta zgjidhni edhe këtë





PUNA





Si do të shkojë puna në vitin 2021 për të gjithë ju të lindurit nën shenjën e Luanit? Mrekullueshëm, sipas faktit që Saturnin do ta keni mik deri në fund të dhjetorit, Jupiterin deri në tetor dhe Uranin për gjatë gjithë vitit. Që në faqen e parë, mund t’ju ndihmojnë të realizoni projektet tuaja, sido që të jenë. Nëse kërkoni angazhim, nëse mendoni të ndryshoni punën aktuale në favor të një më të mirë, ndoshta dhe një vend më të afërt ku jetoni ky do të jetë viti i duhur për ju. Vajisni makineritë, përmirësoni kompetencat tuaja (merkato e punës është kompetitive dhe e egër, ndaj duhet të shisni shtrenjtë mundësitë që ju vijnë). Nëse mendoni të zgjeroni xhiron dhe klientelën, nëse jeni sipërmarrës, do të keni mundësi të mira për të bërë biznes, ndoshta duke ideuar një strategji marketingu gjeniale, efikase dhe të goditur. Mbyllni bisedimet deri në tetor: Më pas nuk është se do të shkojë keq, por nuk do t’ju serviren më të njëjtat mundësi apo rrethana si në muajt pararendës..





PARAJA





Jupiteri, në mbështetje, ju premton të paktën deri në fund të tetorit, muaj të mrekullueshëm për të përmirësuar të ardhurat tuaja, për të shëndoshur bilancin financiar i cili është vënë në provën e fortë të shpenzimeve, edhe, pse jo, për të shijuar jetën dhe duke iu dedikuar të gjithë ato kënaqësi të zakonshme që kërkojnë para. Do të keni një nuhatje të mirë për të bërë biznes, që do të thotë para së gjithash do të dini të përdorni paranë në më të mirën, nëse do të bëni një blerje të rëndësishme, për shembull, do të jeni të aftë të gjeni një çmim të mrekullueshëm duke kursyer goxha.





Do të gjeni investime, do të rrisni të ardhurat dhe e mira do të rritet. Në tetor, trendi do të ndryshojë, ndaj duhet të jeni më të kujdesshëm në parashikimin e kohërave të paqëndrueshme dhe evitoni shpenzimet e tepërta.





NUMRAT ME FAT





Zonja e Fatit do t’jua hedhë sytë shpesh përgjatë vitit të pëlqyer 2021. Po ju? Do t’i përgjigjeni thirrjes së saj, por kujtohuni të jeni të kujdesshëm, nëse fati do t’ju favorizojë do ta bëjë dhe duke rrezikuar shuma të vogla





Por kur duhet ta provoni? Yjet ju përgjigjen. Në fillim të shkurtit, gjatë gjithë marsit ose në fillim të prillit nga fundi i prillit dhe gjithë majin deri në fillim të qershorit. Shumë mirë nga fundi i gushtit në shtator, periudha më e mirë së bashku krahasuar me shkurtin dhe qershorin. Provojeni dhe në gjysmën e dytë të tetorit.





Numrat me fat 25, 34, 44, 77, 88.





Viti do të karakterizohet nga qëndrueshmëria, humori i mirë, forcë e cila do të përkthehet në mirëqenie


Post a Comment

Previous Post Next Post