Horoskopi vitit 2021 DASHI dhe DEMI

DASHI

Në vitin 2021 duhet të mësoni të numëroni deri në disa miliarda para se të ktheni përgjigje!

Në fakt në mesin e ndërhyrjes së Uranit te Dashi, Plutoni te Bricjapi dhe Jupiteri te Peshorja, do të kërkoni shpesh të bëheni impulsivë, madje dhe në zgjedhje. Për fat do të jetë Saturni te Shigjetari që do t’ju bëjë më të ekuilibruar dhe racionalë. Do të jetë megjithatë një vit i reflektimeve, i ndryshimeve dhe i të rejave. Do të jetë e rëndësishme të lini pas të shkuarën dhe të shihni me besim ndaj të ardhmes dhe transformimeve që ju vijnë së brendshmi dhe të jashtme.

DASHURIA

Saturni do t’ju shtyjë të kërkoni situata të qeta dhe këtë vit, ndërsa Urani në shenjën tuaj do të përfaqësojë të papriturën, e cila do të trondisë pritshmëritë, ndryshime të kursit në aspektin e dëshirave. Do të jetë një vit i fortë për zemrën e të gjithë juve. Megjithatë, në këto situata tranzitore, duhet të bashkoni influencat destabilizuese të Plutonit, kjo në qershor dhe deri në tetor. Janë këto aspekte që mund t’ju bëjnë impulsivë, instiktivë dhe madje disi prepotent… Duhet thënë megjithatë që do të jeni mjaft pasionant, e mbi të gjitha në shtrat do të keni rezultate pikante madje dhe të paparashikueshme.

Një këshillë, para se të bëni zgjedhje reflektoni dhe mos u tregoni impulsiv.

BEQARET

Do të jetë një vit i pabesueshëm dhe ju e dini tashmë, e ndieni që tani se jeni të apasionuar, por ajo që ende nuk e shihni është transformimi i thellë i brendshëm, ku eksperiencat që do të keni do të arrijnë të ndikojnë te ju. Do të bini në dashuri dhe kjo është e sigurt. Dhe ndoshta më në fund do të arrini të fshihni hijet e së shkuarës. Por nuk do të jetë gjithçka e menjëhershme, sepse emocionet e lojës do të jenë të forta, dhe ndoshta do të duhet të përballeni me ndonjë komplikim. E gjithë kjo, do të duket më shumë në muajt shkurt dhe në fillim të qershorit, një periudhë vërtet rrezellitëse, në të mirë dhe në të keq.

Shkëndija do t’ju presë me krahë të hapur dhe në muajin dhjetor

ÇIFTET

Viti 2021 do të jetë shumë pozitiv për të konkretizuar projektet që keni më për zemër. Nga këndvështrimi material do të jeni të inkurajuar prej racionalitetit të Saturnit, dhe pse, të paktën deri në tetor, do të duhet të bëni llogaritë në baza të tjera financiare, që, dihet, nuk janë kurrë kurajuese për të realizuar projektet, veçanërisht kur kërkohen dhe shpenzime. Ky vit do të jetë i rëndësishëm për të ngjallur dëshirën për të reja dhe për të mos u përgjumur në sjellje që fatalisht vënë në kurth çdo çift. Me Plutonin dhe Jupiterin kundër, do të keni dëshirë për ndryshim, kështu më mirë lini që të jetë partneri dhe qetësia që t’ju kënaqë dëshirat tuaja. Në fund të dimrit dhe në nisjen e pranverës mund të keni një periudhë të bukur por dhe të errët në të njëjtën kohë, me emocione dhe më të forta. Verë e bukur, ndërsa në mesin e dytë të tetorit do të jeni dhe pak xhelozë.

PUNA

Jupiterin, i cili renditet kundër jush deri në tetor, mund të krijojë disa lëkundje në aspektin ekonomik. Kjo periudhë tranzitore, së bashku me ndikimin e Plutonit, ju sugjeron të verifikoni me kujdesin më të madh çështjet burokratike, financiare dhe ligjore. Shmangni problemet që kanë të bëjnë më to.

Viti 2021 do të jetë i mbushur me të reja të mëdha përsa i përket pagës. Madje shpresoni dhe për ndryshimin e rrogës. Me Saturnin në favor iniciativat tuaja, dhe pse në fillim mund të jenë kontraverse, do të shkojnë në një fund të mbarë. Saturni dhe Urani do të mbërrijnë në projektet tuaja dhe do t’ju ndihmojnë të konkretizoni shumë ide të shkëlqyera. Sigurisht që do të duhet përkushtim dhe duhet mbi të gjitha të bëni kujdes ndaj Jupiterit që do të keni kundër deri në tetor. Kështu që drejtohuni gjithnjë një specialist, të mirë dhe kompetent, dhe mos improvizoni kurrë në fushën financiare apo çështjet burokratike.

Nëse jeni të pavarur në punë, Saturni, mund t’ju ndihmojë të mbani një stabilitet të mirë në ndonjë rast dhe një kontratë të dëshiruar e cila mund t’ju ofrohet me afat të pacaktuar.

Nëse jeni në kërkim të një pune, jini disponibël dhe në pritje dhe mos thoni kurrë jo: nga diçka mund të lindë diccka, dhe rrugët që do t’ju hapë fati nuk do të jenë përherë të qarta që në fillim, ashtu siç do të parashtrojë Urani, mjeshtri i të papriturës. Qëndroni larg tensioneve, veçanërisht në janar. Në dhjetor Saturni do të ndikojë të kaloni në një marrëdhënie më superiore, kështu që më mirë evitoni të jeni impulsiv apo rebel ndaj rregullave.

PARAJA

Administrimi i buxhetit tuaj do të kërkojë gjithmonë kujdes

Nëse do të keni nevojë për një financim, ose për një hua, më mirë do të jetë të kontrolloni dhe verifikoni të gjithë dokumentet. Mos i besoni fatit dhe kërkoni gjithnjë kushtet më të mira, evidentoni problemet. Në tërësi, nuk do të jeni pa fat. Për sa i përket shpërdorimit: Nuk do të ndalni shpenzimet për të kënaqur ata që ju duan të mirën dhe madje edhe përgjumësia do të ketë një vend të vogël në kalendarin e shpenzimeve që mund të ndezë sinjalin e kuq të parave! Në janar mund të keni vonesa në marrjen e pagave, por mos u shqetësoni sepse gjithçka do të zgjidhet në vazhdimësi. Pozitiv shfaqet qershori, shtatori, nëntori dhe dhjetori.

NUMRAT ME FAT

Me Jupiterin kundër deri në fund të nëntorit, por nëse vërtetë dëshironi të sfidoni fatin dhe të provoni disa duar në tavolinë, bëjeni me maturi. Nga tetori e më pas era do të ndryshojë dhe mund të jeni me më shumë fat. Por vini gjithnjë minimumin. Kur? Maji dhe mesi i Korrikut, në mes të Gushtit dhe shtatorit në fund të nëntorit dhe në të gjithë dhjetorin

Numrat fatsjellës: 17, 26, 38, 79, 81

SHENDETI

Shëndeti është një kapital që duhet mbjellë dhe më pas t’i merrni të korrat me një kujdes të vazhdueshëm dhe të përditshëm. Viti 2021 do t’ju mësojë të bini në dashuri me këtë këshillë, dhe sa më shpesh ta kultivoni më shumë do të ndiheni mirë. Në tërësi nuk do të jetë një viti i disfavorshëm, por mund të jetoni momente tensioni, veçanërisht nëse nuk do të pranoni ndryshimet. Qëndroni larg shpërdorimeve në tavolinë. Yjet ju këshillojnë të gjeni sa më shpesh që të mundni moment të qetësimit, mundësisht duke praktikuar meditimin ose duke shëtitur në natyrë. Përgjatë vitit mund të keni incidente të vogla, të shkaktuar nga shpërqendrimi apo nga tensionet që mund të keni. Kujdes tregoni dhe te kilet e tepërta. Gjithsesi do të jeni mirë, dhe do të jeni edhe më mirë nëse do të ndiqni këto këshilla të vogla, të zbatuara më parë me zgjuarsi më parë se sa nga parashikimi I yjeve.


DEMI

Viti 2021 do të duket sikur është pasqyra e karakterit tuaj

Për ju të shenjës së Demit, do të jetë një vit i qetë, me disa të reja të rëndësishme por kjo nuk do të thotë se janë të papritura, duke qenë se prej kohësh po punoni që këto ndryshime të konkretizohen.

Nga nëntori megjithatë, me kalimin e Jupiterit te Akrepi atmosfera në tërësi do të jetë më pak stabile, dhe duhet t’i bëni llogaritë me situata të paparashikuara dhe duke u përballur me qetësi dhe reflektim.

Do t’ju presë një vit i qetë dhe i hapur për dashurinë e të gjithë juve miq të shenjës së Demit! 2021-shi do të konkretizojë dhe shumë projekte, për të sistemuar ngjarje të vjetra mbi të gjitha për çështjet e pakëndshme ose situata që nuk ju kanë bërë të lumtur.

Problem juaj shpesh ka të bëjë me tendencën për të mos dashur ndryshimin, duke qëndruar me spirancën e hedhur në një ngjarje tashmë të vjetër e të fshirë. Duhet të keni përzierjen e duhur të dëshirës dhe realitetit për të reflektuar dhe për të arritur në vendimet e duhura.

Pra duhet të jeni të qetë se zgjidhjet që do të bëni në vitin 2021 për dashurinë do t’ju rezultojë mjaft pozitive për fatin tuaj.

Në dhjetor, kur viti të jetë mbyllur, Saturni do të kalojë te Bricjapi, një shenjë që është aleat me ju, duke sjellë frytat për zgjedhjet që ju bëni.

BEQARET

A do ta gjeni ju dashurinë përgjatë vitit 2021?

Për ju, kjo do të jetë periudha më e mirë për të kuptuar se çfarë dëshironi nga një lidhje. Bëjeni para se të hidheni në një histori të re, pasi kur pasioni ju thërret është e vështirë për të ndaluar dhe reflektuar. Vitet e shkuara ju kanë mësuar diçka: edhe se ndonjëherë fundi i historisë nuk varet nga ju, përfundoni gjithnjë të dorëzuar, për të thënë po, duke injoruar dëshirat tuaja dhe duke përfunduar më pas të zbrazët kur durimi mbaron. Gabimi më i madh! Pra idetë e qarta, pamja në vend të parë, vetëkënaqësia me mijëra: Ja pra kështu ju duan yjet!

Janari do të jetë një muaj i shkëlqyer për të gjetur dashurinë: Duhet thënë, megjithatë, që do të jetoni shpesh momente speciale, në pranverë, në verë dhe në nisjen e vjeshtës dhe në fund të vitit shumë nga ju do të kenë vendosur kokën në vend.

Por duhet thënë, veçanërisht: Do të kenë vendosur zemrën në vendin e parë!

ÇIFTET

Do të keni dëshirën për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj, nga projektet e përditshme, tek ato që kërkojnë impenjim të madh dhe deri te pasioni në shtrat! Do të jetë një vit pozitiv, i rritjes dhe maturisë së brendshme, që do t’ju sjellë të reja sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2021. Një këshillë më vete meritojnë megjithatë të lindurit në këtë shenjë, që nuk janë të lumtur dhe që detyrohen të rrinë në një lidhje ku dashuria ka mbaruar. Për ju, të dashur miq, kjo duhet të jetë një periudhë reflektimi. Dhe se pasi të keni qartësuar gjërat në zemrën tuaj, do të keni qartësinë për të parë nëse ka një shkretëtirë të emocioneve, mos vdisni nga etja por flisni qartë me partnerin tuaj, mbyllni këtë kapitull dhe kthehuni për të kërkuar. Pjesa e dytë e vitit do të jetë mjaft kurajuese për të mbyllur dhe ndryshuar regjistër.

Shumë të bukur do të jenë për ju muajt Janar, Prill, Qershor dhe Shtator. Do të ketë surpriza të mëdha në fund të dhjetorit, do të mbyllni vitin 2021 me goditje në shenjë.

PUNA

Viti 2021 do të jetë mjaft pozitiv përsa i përket punës, me të reja konkretizime dhe mbi të gjitha në sektorin e punës së pavarur, që do të bëjnë t’ju kthehet besimi tek ata që kërkojnë të punojnë apo që ishin përfshirë në periudhën e paqartësisë. Për profesionistët e lirë do të jetë një vit i ngarkuar, dhe i mbajtjes së rezultateve të arritura, me rritjen e prestigjit dhe forcimin e stabilitetit.

Përkushtohuni fort, reflektoni në atë çfarë mund të arrini ende, pa bërë hapa më të mëdha se sa këmba, pra, përgatisni terrenin për një zhvillim të madh që do të konkretizohet duke nisur nga fundi i vitit.

Viti 2021 do të jetë konkludimi i një periudhe që do të lajmërojë një zhvillim më shumë favorizues se zakonisht, dhe ku do të arrini rezultate të rëndësishme.

PARAJA

Kush thotë Demi, thotë para!

Vetia juaj për të administruar paranë është proverbale, dhe sigurisht nuk bëni përjashtim as në vitin 2021. Të ardhurat do të jenë thuajse të gjitha të lidhura me frytet e punës suaj, nuk duket të jetë një periudhë e mirë për investime, spekulime financiare apo për t’iu përveshur lotarive. Për këtë të fundit, yjet ju këshillojnë të evitoni përfshirjen në një bast apo financim nëse do të jetë e nevojshme marrja e një borxhi. Shtyjeni më vonë: Në dhjetor do t’i keni idetë më të qarta. Gjithsesi, do të jeni të aftë për të bërë marrëveshje dhe për të limituar shpenzimet, për të cilat do të arrini të kurseni shuma të ndryshme që mund t’i vendosni mënjanë, apo për t’i përdorur për nevojat e familjes.

NUMRAT ME FAT

Zonja Fat do të shfaqet e vakët për ju këtë vit! Kështu më mirë të jeni të kujdesshëm dhe të tentoni fatin në lojë me maturi dhe duke mos rrezikuar shuma të mëdha. Ndoshta zonja e bekuar Fat do të ndryshojë ide në minutën e fundit dhe do të vendosë t’ju surprizojë! Periudha më e mirë, mund të jetë përgjatë të gjithë Janarit, mesi i Prillit, Qershorit apo dhe Gushtit dhe mbi të gjitha pjesa e dytë e Shtatorit dhe javët e para të Tetorit që mund të jenë periudhat më të mira se të tjerat.

Numrat e fatit 13, 17, 40, 49, 51

SHENDETI

Do të jetë viti i kthimit në formë, do të merrni kontakt me dëshirat tuaja fizike e psikologjike duke kultivuar qetësinë e brendshme e cila është gjithnjë e bazuan në një ekuilibër të mirë të jashtëm. Nëse nuk e vlerësoni sportin, gjithnjë keni mundësinë të gjeni alternative të reja: Një shëtitje në natyrën e gjelbërt, e nevojshme për lëvizjen dhe për t’u shlodhur pas një dite pune. Do të jetë një vit i mirë për të gjetur një terapi efikase apo një mjek të mirë nëse vuani nga shqetësime të forta. Në fakt mund të gjeni një rikuperim ose një kurë që do të heqë shumë nga shqetësimet tuaja.

Në tetor kujdes nga oreksi: Me Jupiterin kundër mund t’ju shtohet oreksi dhe..





Post a Comment

Previous Post Next Post