Gaforrja horoskopi vitit 2021


GAFORRJA





Viti 2021 do të jetë impenjativ, i lodhshëm në disa pika vështrimi, por mos e humbni besimin sepse, përveç të tjerash, mund të realizoni objektiva të rëndësishme për të mos thënë ëndrrat tuaja. Megjithatë, duhet të mbusheni me forcë, këmbëngulës dhe mos u dorëzoni kurrë, veçanërisht kur do t’ju duhet të përballoni tensione të papritura, që për fat të keq nuk do të mungojnë kurrë. Në tetor Jupiteri, planeti i Fatit, do t’ju buzëqesh: Dhe do të jetoni një vjeshtë më të rrjedhshme, do të merrni veten dhe më të qetë.





DASHURIA





Dashuria do të jetë pak si…. E tepërt. Ju, miq dhe mikesha të gaforres, përkëdheleni nga Jupiteri i vendosur te Peshorja, Plutoni të bricjapi dhe Urani te Dashi do të shfaqni një sensualitet në rritje. Do të mjaftojë pak për t’ju lënduar pikërisht në dashurinë tuaj, kështu nuk do të mbesë veçse të flisni qartë dhe të rrëfeheni posaçësisht për ndjenjat tuaja dhe kërkesat tuaja. Cilatdo qofshin kushtet tuaja, mos lini asgjë si gjëegjëzë, por shprehuni qartësisht çfarë do të donit, çfarë ju ka lënduar apo ju lëndon dhe çfarë do të donit t’ju thoshin. Tregohuni të drejtëpërdrejtë dhe mos mërmëritni: Do të jetë mënyra më e mirë për të zbrazur kampin nga problemet e kota dhe për të përqendruar energjitë tuaja për të zgjidhur ato probleme që objektivisht nuk varen nga ju.





Në tetor Jupiteri do të kalojë te Akrepi pra në një kënd harmonik. Do të jetë një kalim që do t’ju japë kurajo dhe mirëqenie të brendshme dhe do t’ju ndihmojë të shijoni jetën dhe dashurinë përfshirë.





BEQARET





Sa shumë emocione në zemrën tuaj!





Do të jetë e vështirë të qëndroni të shkëputur, por do të jetë pikërisht ajo që është e nevojshme për të evituar tronditjen nga ndjenja të thella por të tërhequr nga e pakontrollueshmja. Sa më shumë që të qëndroni të qartë dhe të kujdesshëm, më shpejtë e më mirë do të kuptoni se çfarë është e drejtë për të bërë për të mos përsëritur të njëjtat, eksperienca zhgënjyese. Mos u shkurajoni: Kjo nuk do të thotë se në vitin 2021, ju të dashur miq singël të lindur në shenjën e Gaforres, nuk do të gjeni dashurinë. Përkundrazi: Do të gjeni një dashuri të madhe, një pasion të fortë. Por emocionet në lojë do të jenë kaq të thella dhe ju kaq të ndjeshëm sa do të jetë më mirë të lëvizni me kujdes për të shmangur plagët. Lëreni çdo gjë të shkojë vetë, kur do të jeni të sigurt. Shigjeta do të godasë në Janar, në Qershor, në mes të Shtatorit dhe Tetorit, në Nëntor dhe në Dhjetor.





ÇIFTET





Viti 2021 do të jetë impenjativ për ju, të lindur nën shenjën e Gaforres dhe që jeni të dashuruar apo keni krijuar familje dhe sidomos për ata që jetojnë në të njëjtin shtrat. Familja dhe detyrat e përditshme do të ndërhyjnë shpesh në ndjenjën tuaj natyrale të romantizmit dhe të pasionuarit. Erotizmi do të jetë i fortë, por duhet të gjeni kohën për të parë gjërat më me qetësi. Nëse nuk keni fëmijë ose të afërm që ju ndërhyjnë, dhe nëse jeni të rinj, do të kaloni eksperienca të mëdha, me xhelozinë në damar, posesiv por dhe të ndjeshëm, thuajse në të dy ekstremet njëherësh. Do të keni një potencial të fortë: por përpiquni të mos e ekzagjeroni, veçanërisht me gjërat që janë të dyshuara.





Në disa çifte do të ketë konflikte, debate madje dhe me shumicë: Cili është më prepotenti? Cili kërkon të dominojë? Ju apo partneri juaj? Më mirë gjeni një të ndërmjetme dhe nëse partneri do të shfaqet i papërmbajtshëm …





Eh, mos prishni gjakun, por mendoni që jeta vazhdon dhe që ju nuk meritoni një marrëdhënie që realisht nuk ju shpërblehet. Nëse bashkimi juaj është i fortë, nga tetori duket më e mundshme të programoni projekte të mëdha. Përmbi të gjitha mos u lodhni me kokëçarjet duke u shqetësuar për imagjinatën për kushedi se çfarë, e dyta mund të gjeni një mënyrë për të shijuar gjendjen fizike dhe ekuilibrin. Kontrolloni ushqimin, do të jetë një objekt i goxha gabimeve (po, e dimë, nuk ka asgjë më të mirë se një ëmbëlsirë për të marrë veten… ndonjëherë bën mirë, gjithnjë jo…). Kujdesuni për aktivitetin fizik, që duhet të jetë në formë, pa ekzagjerime dhe mbi të gjitha nëse nuk jeni kampionë. Pushoni së belbëzuari: Pjesa më e madhe e energjive tuaja do të konsumohen nga gjendja e brendshme dhe nervozizmi. Mbani mend: Kur jeni të qetë, ndiheni të lodhur apo vital? Dhe kur jeni nervozë ndiheni dhe të spostuar, veçanërisht pas një sherri? Qetësohuni me mjetet dhe format që preferoni. Humori dhe pjesa e mbetur do të rriten në verë dhe akoma më shumë në mesin e tetorit.





PUNA





Në profesion do të përvishni mëngët, ashtu siç dhe bëni gjithnjë. Në tërësi situata nuk do të jetë formën më të mirë, por as nuk do të shkojë poshtë fare. Nëse jeni nënpunës, me shumë mundësi do të kafshoni frenat, me shpresën se do të përmirësohen kushtet tuaja. Yjet do t’ju sugjerojnë durim deri në Tetor, kur me shumë mundësi okazionet që shpresonit do të nisin të konkretizohen. Do të duhet kohë, ndaj dhe duhet durim dhe përqendrim. Por në fund do të realizoni qëllimet tuaja.





Nëse jeni një profesionist i lirë, hapni sytë nga konkurrenca, këtë vit do të jetë veçanërisht e ashpër dhe mund të themi se de do të ketë garë të pandershme. Mos u lejoni t’u ikin marrëveshje të rëndësishme dhe të qëndroni me vjen kush vjen. E shkëlqyer pjesa e parë e Marsit deri në fund të Korrikut dhe i gjithë Shtatori. Pranvera do të jetë pozitive dhe mund t’i paraprini rezultateve të mira që nga Tetori, me Jupiterin te Akrepi, do ta shikoni të vijë së bashku me mundësi, propozime dhe situata të favorshme.





PARAJA





Mirë është të mos ndryshoni kursin: Për pjesën më të madhe të vitit 2021 duhet të shtrëngoni dhëmbët madje dhe brezin. Konfigurimet në qiellin tuaj parashikojnë që problemi më i madh do të jenë shpenzimet: Përtej të zakonshmes, të cilën tashmë e njeh, do të shtohen dhe të tjera. Jepini vetes kurajë: Yjet parashikojnë se në Tetor, ose ndoshta dhe gjatë verës, rrogat do të mbërrijnë në kohë, shpenzimet do të ulen dhe me shumë mundësi do të nisni të merrni lajme të mira që do t’u përkasin të ardhurave ekstra, me punë part-time, okazione, bashkëpunime, investime etj.





Pra do t’ia vlejë që të prisni





NUMRAT ME FAT





Të luash a të mos luash? Zonja Fat me shumë mundësi mund të jetë pak nga ana e mirë e vitit. Por më shumë fati do tj’u buzëqeshe në Tetor dhe mund të rikuperoni. Kujtohuni se loja mund të krijojë varësi, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Yjet do t’ju japin periudha të mira ku do të tentoni fatin. Ditë të shkëlqyera nga Janari deri në nisjen e Shkurtit, nga fundi i Qershorit dhe në Gusht, në mesin e Shtatorit dhe në mesin e Tetorit do të jetë shumë e bukur periudha në gjysmën e Nëntorit dhe në nisjen e Dhjetorit.





Numrat me fat: 36, 42, 53, 57, 81


Post a Comment

Previous Post Next Post