Bricjapi horoskopi vitit 2021


BRICJAPI





Kërkues, agresiv, këmbëngulës, konkret, të sigurt: Këto janë cilësitë e mira që nuk do t’ju mungojnë përgjatë këtij viti. Për fat të keq, mesa duket, fati do të zbavitet duke ju dhënë sfida të papritura, të cilat do t’i përballoni me këmbëngulje të madhe duke dalë fitues. Edhe viti 2021 do të jetë një kalim me pengesa, veçanërisht mes shkurtit dhe verës, më pas nga vjeshta gjërat do të fillojnë të stabilizohen dhe do të shijoni një periudhë të qetë për të arritur objektivat tuaja.





DASHURIA





Si do ta përjetoni dashurinë në vitin 2021? Me një pasion të tepër duhet thënë. Me një ndjeshmëri të lartë, me butësi dhe me një ndjenjë për të përmirësuar kushte konkrete, praktike, materiale, që do t’ju lejojnë të realizoni projektet të cilat i keni për zemër. Me kalimin e kohës dhe me eksperiencë, do të kuptoni që nuk mund të jeni përgjithmonë kështu. Që dashuria mund t’ju drithërojë dhe në të përditshmen, mes problemeve praktike dhe vështirësive materiale, dashuria nuk ka kufij dhe nuk ka nevojë për themele të qëndrueshme, që për ju, duket se janë kaq të rëndësishme. Do të jetë prova mes më materialistëve prej jush, ndërkohë kush është më shumë “idealist”, ndoshta do të udhëtojë me erën në krah. Nga vjeshta zgjedhjet tuaja, eksperiencat tuaja dhe pasioni por dhe kushtet materiale do t’ju ofrojnë një bazë të qëndrueshme për ti dhënë drejtim qëllimeve tuaja dhe për ti dhënë rezultat projekteve që keni për zemër. Qëndroni pasionant me një fund të gëzuar!





BEQARET





Do të keni çantën e emocioneve, pasionit, erotizmit, urinë për eksperienca, jetë dhe dashuri. Kaq i pajisur, duket me të vërtetë e vështirë që shigjeta e dashurisë t’ju lërë indiferent për gjatë gjithë vitit. Problem, është se që në frymën e parë, të ngrohtë dhe të shpeshtë, do t’ju digjen ndjenjat, për t’i lënë vendin më pas racionalitetit. Do të nisni të mendoni nëse ai personi ka anë të cilat nuk ju pëlqejnë, do të donit ta ndryshonit, ose do të mendoni që është shumë shpejt për të bërë një hap të rëndësishëm, nëse, për shembull, puna dhe kushtet ekonomike nuk do të jenë ato që do të dëshironit.





Me pak besim, në zemrën tuaj: Ja këto janë gjërat që do t’ju jepen për të mbledhur dhe shanset që do të vijnë për të gjithë vitin. Në janar erosi mund të vijë me krahë hapur: do të jenë ditë speciale. Nw shkurt dhe në fillim të qershori, besimi mund të mungojë, zemra do të jetë e nxehtë, dëshirat të larta, por do të qëndroni. Do të jenë muajt më kontradiktorë, të paparashikueshëm përgjatë vitit. Përgatituni për surpriza të mëdha, dhe ndoshta për ndryshime të mëdha brenda jush. Pjesa tjetër e vitit do të jetë më e rrjedhshme do të keni mundësinë ti bëni takimet interesante, nëse nuk ka ndodhur më parë. Një ndryshim të madh do ta bëjë Jupiteri, që ju favorizonr në tetor. Në nëntor planeti do të arrihet nga Venusi dhe do të shikojmë gjërat më të mira.





ÇIFTET





Nëse keni zgjedhur partnerin, mund të thuhet e sigurt se nuk e keni bërë në rrugën më të lehtë!. Çfarë ju mungon akoma? Çfarë provon pakënaqësia juaj?





Kushtet ekonomike të familjes, sigurisht, do të jenë mes motiveve që do t’ju ndalojnë t’ju japin kënaqësi një qind për qind nga lidhja juaj. Paksa sepse doni të realizoni projekte, si një shtëpi më e madhe, ose një shtëpi në pronësi, që për shumë prej jush do të qëndrojë në vend (të paktën për momentin), paksa sepse ritmi i së përditshmes do t’ju lërë pak kohë që ti përkushtoheni marrëdhënies, apo përkëdhelive në çift qoftë kjo dhe për personat që në pamje të parë duken të largët dhe jo si ju do të donit.





Pra, ta harrojmë mitin e Bricjapit të ftohtë: Nuk është aspak, përkundrazi! Mjafton ta kapni nga ana e drejtë, dhe që keni përkrah jush personin e duhur dhe në kushtet të duhura. Për këto të fundit, bëni durim: vjeshta do të nisë duke ju dhënë lajme të mira.





PUNA





Jupiteri te Peshorja dhe Urani te Dashi do të jenë përgjegjës për të papriturat, të vonesave, të besdisjeve që do t’ju takojë të përballoni dhe në këtë vit. Megjithatë, të dashur miq të Bricjapit nuk duhet të mendoni se viti 2021 nuk do të jetë i mirë përsa i përket punës. Do të jetë nga vera që do të nisni të shikoni ndryshimin e gjërave, dhe do të jetë nga vjeshta që zgjidhja do të mbërrijë. Pra, do të arrini objektivat tuaja, por duhet të bëni llogari me djersën e ballit dhe nuk duhet të hiqni dorë kurrë: mos ndryshoni rrugë, nëse do të përballeni me të papriturën tregohuni elastik për të gjetur zgjidhje alternative dhe efikase. Në fund të dhjetorit Saturni do të kalojë në shenjën tuaj, dhe një fazë e re e jetës suaj do të nisë.





PARAJA





Me Jupiterin kundër deri në tetor mund t’i çojë financat tuaja përtokë. Shpenzimet më të mëdha sigurisht do ti keni për familjen dhe banimin, që do të kërkojnë një mirë administrim të kujdesshëm, veçanërisht për taksat dhe gjërat burokratike. Në tetor Jupiteri do të kthehet pro jush dhe do të shihni që do të ketë ndryshim të madh. Financat tuaja do të nisin të përmirësohen, do të keni ndoshta rritje page, do të gjeni një punë ose një angazhim me kohë të pjesshme, për të ndryshuar të ardhurat që keni, marrëveshjet do të shkojnë mirë, do të gjeni një investim dhe mund të siguroni shumën e kërkuar për të realizuar projektet që keni.





NUMRAT ME FAT





Nuk jeni fans i madh i spekulimit dhe lojës, por nëse ndodh mos thoni menjëherë jo, në fund dhe ju shpresoni të bëheni të pasur!. Megjithatë, në këtë vit, do të lëvizni me kujdes deri në tetor. Zonja e fatit nuk do të jetë ndonjë aleate e madhe. Nga tetori zonja e mirëqenies do të jetë mikeshë dhe kush e di nëse mund të prekni dhe një goditje në shenjë. Hidhni në tavolinë pak! Muajt më të mirë do të jenë janari ose në mes të shtatorit dhe në mes të tetorit. Më e mira? Nga 8 nëntori deri në 1 dhjetor me një përqendrim të vëmendjes në datat 12,13, 17, 18, 22, 23,27 nëntor dhe 1 dhjetor.





Numrat fatsjellës 7, 22, 54, 61, 78.





Ju vjen më për mbarë të mësoni të administroni energjitë tuaja, dhe pa u bërë të ndiheni i pamposhtur. Kjo kërkon që ti jepni hapësirën e duhur punës dhe detyrave, por dhe nevojave tuaja fizike: praktikoni sportin nuk është vetëm një çështje e të qenit të bukur, por mbi të gjitha një mënyrë për t’ju mbajtur në formë.


Post a Comment

Previous Post Next Post