Binjaket horoskopi vitit 2021


Nuk do të mungojnë vështirësitë, sepse, për fat të keq, edhe në këto muaj duhet t’i bëni llogaritë me Saturnin dhe Neptunin që do t’ua bëjnë një të përditshme të lodhshme dhe me angazhim në raportet familjare.





Por jepini vetes kurajë, sepse do të keni në anën tuaj Uranin dhe Jupiterin, që do të përmirësojnë besimin, forcën për të gjetur zgjidhje, të cilat do t’ju sjellin të reja shumë të mëdha. Me Saturnin kundër dhe me Neptunin në shenjë jeta mund të bëhet disi e komplikuar. Por duke e krahasuar me një vit më parë, 2021-shi do të jetë shumë më e mirë në aspektin e dashurisë për të gjithë ju të shenjës së binjakëve.





Në fakt në krahun tuaj do të keni Jupiterin, që do t’ju mbrojë deri në fund të nëntorit dhe jo vetëm. Planeti do t’ju ndihmojë të shprehni ndjenja, nevoja, të gjeni zgjidhje, do të rrisë besimin në vete dhe entuziazmin. Me këto dhurata në dispozicion do të jetë e lehtë të përmirësoni lidhjet e dashurisë dhe për të jetuar më qetë. Përmbi të gjitha Urani në mënyrë të papritur do të kalojë në anën tuaj duke ndryshuar dhe situatat. Pra qëndroni optimist dhe jetojeni Saturnin për atë që është: Një tranzit refleksionesh, të pastërti dhe i eliminimin e sipërfaqësores. Me këtë shpirt, virtytet tuaja do të arrijnë sigurisht më lart, sepse do të jenë të çmuara për të arritur kënaqësi të mëdha.





BEQARET





Kushedi nëse viti 2021 do t’ju sjellë dashurinë!





Jupiteri te Peshorja deri në nëntor do të punojë me të gjithë forcat për të rritur rrethin e miqësive dhe për t’u hapur me botën e jashtme. Një transit i çmuar për të fshirë plagët e së shkuarës dhe për të pritur një të ardhmen me një optimizëm të madh. Edhe pse Saturni është kundër, mund të kthehet në ndihmë, nëse do të jetoni me shpirtin e atij që do të kuptojë se çfarë nuk ka funksionuar në të shkuarën, në mënyrë që të mos e përsërisë më. Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm në Janar.





Nëse do të duhet të afroheni me një Ish,ose nëse ju pëlqen një person në lidhje të dyfishtë, hapini sytë dhe mos bini menjëherë në krahë. Principi që duhet t’ju drejtojë është: Nëse janë trëndafila do të lulëzojnë. Rrugë e hapur për histori të reja në shkurt dhe në qershor, një periudhë e shkëlqyer për të realizuar takime dhe për t’ju dhuruar lumturi të mëdha. Shkëlqyeshëm dhe në fund të Gushtit dhe në një pjesë të madhe të Shtatorit, por edhe në pjesën e dytë të Tetorit deri në javën e parë të Nëntorit.





CIFTET





Shumë çifte do të dalin nga momentet e vështira të vitit të shkuar.





Për ju, Jupiteri do të jetë një balsam i çmuar, që do të zbusë tensionet dhe do t’ju bëjë ta shikoni jetën me dashuri dhe me sy të rinj. Nëse mendoni, do të kuptoni që vështirësisë janë dhënë pikërisht për të kuptuar disa gjëra, për t’ju mësuar të përballoni me përgjegjësi në çift dhe me një shpirt ndryshe. Pra të dashur ju të shenjës së Binjakut, jeni rritur, keni vënë një familje ose keni mësuar të zgjidhni një krizë në çift: Dhe nëse jeni duke lexuar këto rreshta do të thotë që keni qenë të zotët, dhe e keni bërë me angazhim. Viti 2021 do të ndalë sforcot tuaja dhe do t’ju japë energji pozitive. Kujdes turbullirave në janar! Më pas do të jetoni muaj të gëzueshëm dhe deri në fund të qershorit do të keni mundësi të bëni projekte të mëdha. Më pas atmosfera do të jetë e qetë, me disa lëkundje normale që ka çdo raport në çift. E shkëlqyer dhe pjesa e dytë e tetorit





PUNA





Për Binjakët, viti 2021 parashikohet të jetë një vit shumë impenjativ në lidhje me punën. Lajmi i mirë megjithatë është se do të jetë më i lehtë se viti që shkoi, që ju ka dhënë kokëçarje dhe mjaft momente të stërlodhjes. Saturnin do ta keni kundër deri në fund të dhjetorit por më pas do t’ju lërë të lirë. Përgjatë vitit 2021 deri në fund të tetorit mund të shijoni dhuratat e Jupiterit që do t’ju ndihmojë për mundësi të mira, zgjidhje të problemeve dhe do të jetë Xholi i fatit për të shpenzuar në çdo mundësi që do të keni apo dhe për aspiratat tuaja. Deri në mesin e muajt mars, angazhimi i kërkuar do të jetë madh, por nga marsi deri në gusht do të shijoni muaj të shkëlqyer, për të korrur frytet e për të realizuar qëllimet tuaja, projektet e sipërmarrjes që ju i keni për zemër, për të gjetur një angazhim të kënaqshëm apo për të ndryshuar atë që keni nëse ju rri ngushtë. Hapni sytë nga Gushti deri në Shtator dhe nga nëntori në Dhjetor, keqkuptime ose tensione në ambientet e punës mund t’ju bëjë t’ju rrëshkasë masha nën hundë. Por do ta kapërceni më së miri me angazhim.





PARAJA





Me Jupiterin deri në fund të tetorit në shenjën e peshores do të jetë një bukuri, një garanci e veçantë për të përmirësuar të ardhura. Biznese, investime, ndonjë punë ekstra, rritje të klientelës: Do të ketë shumë mundësitë që mund t’ju bëjnë të mblidhni disa “para të mira” në portofolin tuaj. Megjithatë të dashur miq Binjakë, duhet të mbani sytë nga ndërhyrja e Saturnit. Që mund t’ju sjellë shpesh të papritura në disfavor. Dhe dihet një dalje e parasë nuk sjell asnjëherë kënaqësi. Pra duhet të menaxhoni me zgjuarsi dhe me një sy në ruajtje për të papriturat në bilancin tuaj, duke pasur parasysh shpenzime të papritura ose vonesa në rroga. Ndaj organizohuni sa më mirë që të mundeni dhe do të shikoni që deri në fund të do të hiqni mënjanë dhe ndonjë para.





NUMRAT ME FAT





Zana e Fatit do t’ju rrethojë, dhe shumë shpesh në favorin tuaj. Megjithatë kujtohuni që të mos rrezikoni me shifra të ekzagjeruara për lojëra: Zonja e Fatit ka belbëzuar në veshin e yjeve që t’ju favorizojnë dhe nëse e bëjnë do të jetë kur hidhni shuma të vogla. Periudha e fatit, nga katër marsi deri në 3 prill. I gjithë muaji Maj deri në fillim të Qershorit, gjysma e dytë e Korrikut dhe gjysma e Tetorit.





Numrat e fatit: 3, 5, 56, 77, 79.


Post a Comment

Previous Post Next Post