Akrepi horoskopi vitit 2021


AKREPI





Në vitin 2021 do të shiheni duke përgatitur në mënyrë të qetë rifitoren tuaj.





Do të mprehësh armët dhe thonjtë për pjesën më të mirë të vitit, për tu rritur si Feniksi (që ndër të tjera, është shpirti që simbolizon shenjën tuaj) nga tetori dhe në vazhdim, rikuperimi do të jetë i plotë dhe në detaje në fund të dhjetorit: kështu që nuk do të gabonim po të thoshim se në vitin 2021 do të përgatisni fishekzjarret për vitin pasardhës që do të jetë edhe më perfekt. Emocione dhe pasione: të gjithë ju, të shenjës së akrepit, nuk mund të kërkoni më shumë në aspektin e dashurisë për vitin 2021! Plutoni dhe Neptuni do të përkëdhelin pasionin dhe romantizmin, me rezultate që do t’ju bëjnë të jetoni situata të thella, emocionante, ashtu si dhe ju pëlqen juve. Ju presin ditë të pëlqyeshme, të pasura me eksperienca të forta, të zbulime dhe situata eksituese. Do ta luani mirë lojën e dashurisë, dhe do të keni në dispozicion mjaft bonuse, dashuri në shtrat për ta bërë më të gjallë erotizmin. Vjeshta do të jetë, nëse është e mundur, edhe më e ngrohtë, dhe në fund të dhjetorit, ndërhyrja e Saturnit në kuadrat të favorshëm do ti sugjerojë qëllimet tuaja të udhëtojnë drejt stabilitetit dhe konfirmimit.





Nga e mira tek më e mira!





BEQARET





Ecni përpara me besim drejt perspektivave që këtë vit do të jenë shumë. Përpara jush, të dashur miqtë shenjës së akrepit, çdo muaj ju favorizon për të takuar dashurinë. Përfshihuni në diskutime, jini të hapur drejt eksperiencave të reja, bëhuni kuriozë, duke e perifrazuar një frazë të njohur “bëhuni të çmendur, bëhuni të uritur”. Të uritur për sensacione, eros dhe jetë. Të çmendur në kuptimin për të mos pasur merak për të qenë vetë vetja, të hidheni mes njerëzve, të bëni ato gjëra të vogla e të çmendura që e bëjnë jetën të këndshme dhe ku në një të nesërme do të kujtohen me një buzëqeshje, ndoshta duke ua treguar dhe fëmijëve. Dashuria do të vijë. Ndoshta nuk do ta gjeni menjëherë njeriun e duhur, ndoshta duhet që më parë të çliroheni nga e shkuara, por mos u dorëzoni kurrë. Ndonjë flirt edhe pse do të kalojë, do t’ju lërë diçka më shumë, dhe ato pak gjëra nga ato që kurrë nuk duhet ti përsëritni. Dashuria do të vijë. Vendosni gurët shkallë-shkallë në zemrën tuaj. Janari do të jetë i shkëlqyer: gushti i favorshëm, tetori dhe nëntori për të ulëritur. Në dhjetor, kushedi, ndoshta ata që nuk e vrasin mendjen do të nisin të mendojnë dhe për të ardhmen.





ÇIFTET





Do t’i ndajmë çiftet në ata të zakonshme e të dhënë me njëri-tjetrin dhe në ata që duhet ende të mësojnë të njihen më mirë. Më ekspertët, do të kenë nevojë të ri-jetësojnë atmosferën, të ri-zbuloni emocione dhe pasionin. Do të duhet angazhim, por yjet do t’ju japin një dorë të mirë për këtë çështje, veçanërisht në janar, një muaj vërtet special për dashurinë, dhe madje në gusht, shtator dhe në tetor. Nëntori do të jetë i mrekullueshëm: përgatituni të jetoni ëndrrat! Për çiftet e reja, do të ndihet sadopak dhe xhelozia, veçanërisht nëse jeni lidhur pak më parë dhe akoma nuk keni mësuar të deshifroni mirë çdo gjë ju kalon nëpër mend. Nëse shpresoni ta bëni më të qëndrueshme historinë tuaj, kalimi i Saturnit te Bricjapi në fund të dhjetorit do t’ju ofrojë një reflektim në muajt e duhur për të realizuar të gjithë ëndrrat tuaja.





PUNA





Profesioni nuk do të shkojë keq, megjithatë rezultatet më të mira do të nisni ti mblidhni në shtator dhe në fund të vitit. Kjo do të jetë një përgatitje, një shtruarje e terrenit për të mbjellë: dhe do të keni projekte të mëdha, vendosini në tavolinë për ti studiuar në detaje. Kur të vijë koha e mirë për të reaguar do të hyni me shpejtësinë e dritës dhe do të merrni me gjithë mend rezultate konkrete. Nëse meraku juaj është stabiliteti ose një angazhim, nëse për fat të keq jeni i papunë, mos e humbisni asnjëherë shpirtin, dhe konsultohuni muaj pas muaj për horoskopin e punës. Shfrytëzojini këto muaj për të përmirësuar kurikulumin, për të vëzhguar merkaton e punës dhe për të shtuar kontaktet. Në shtator Jupiteri do të kalojë te Akrepi dhe do të bëjë dallimin, por një dallim të madh. Në fund të dhjetorit Saturni do të jetë te bricjapi, dhe do të premtojë stabilitetin e duhur. Duhet ta shtyni pak, e vërtetë, por do të shikoni se do t’ia vlejë.





PARAJA





Pjesa më e madhe e vitit 2021 nuk do të jetë më i miri përsa i përket parasë dhe fatit. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, me shumë mundësi do t’ia dini angazhimit tuaj, djersës së ballit. Nëse nuk do t’ia arrini në fund të muajit, nuk do të zhgënjeheni, por do të punoni për të gjetur zgjidhjet ekonomike, dhe do të punoni shtesë. Pra duhet të lodheni pak, por më pas rrota do të ndryshojë dhe do të kompensoheni për lodhjet tuaja. Në tetor Jupiteri, planeti i mirëqenies, do të kalojë te Akrepi: dhe më në fund do të keni një rast, një mundësi, një rritje në rrogë apo investime të goditura dhe më në fund “EVIVA”.





NUMRAT ME FAT





Është një periudhë e dobët për fatin! Zonja e mirëqenies do të duket me të vërtetë e verbër në muajt e parë të vitit, duke rendur pak këtu e pak atje, megjithatë në ndonjë moment mund t’ia kaloni mirë. Por nga tetori… lum ai që e prek. Jupiteri ju premton një kohë e mirë, por merreni lehtë me bastet, Zonja e Fatit dëshiron moderizëm dhe ekuilibër. Shumë mirë në janar, gusht dhe fund të shtatorit, dhe në mesin e parë të tetorit. E shkëlqyer mes18 tetorit dhe 5 nëntorit: (20 25 26 30 31 tetor, do të jenë ditë speciale).
Numrat me fat: 7, 9, 11, 24, 37.





SHENDETI





Do të jetë një vit mjafti i qetë për formën tuaj, ndoshta ndonjë shqetësim të rrallë, por asgjë për tu shqetësuar apo për ta vënë në dyshim. Nëse janë probleme të lëna pezull, do t’i përballni dhe do ti kaloni, jeni luftëtarë dhe në këtë aspekt asgjë nuk mund t’ju rrëzojë poshtë. Humori do të jetë konstant, me ndonjë ulje e ngritje të vogël, e parashikuar në horoskopin e çdo muaji. Bukuria, jeni tërheqës si natyrë, nëse doni t’i jepni një prekje më shumë pamjes suaj do ta bëni me rezultate të shkëlqyera.





Sa i përket dietës do të përpiqeni dhe do t’ia dilni. Në tetor humori do të jetë në majën e tij: Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj, do të shuajë dhe ato pak mërzira që mund të kenë errësuar humorin dhe do t’ju bëjë me krahë: udhëtime, formë, bukuri dhe shëndet të mirë!.


Post a Comment

Previous Post Next Post