5 gjërat që duhet të dini para se të bëheni shoqe me një Bricjap


1- Shoqëria me Bricjapin zgjat përgjithmonë:





Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj do të keni gjithmonë miken e ëndrrave. Shoqëria me një Bricjap është një ndër dhuratat më të vyera që mund t’ju falë jeta kështu që mbajeni sa më fort.





2- Është një organizuese e lindur:





Nëse do të na duhej të zgjidhnim një tipar karakteristik të Bricjapit, nuk mud të lëmë pa përmendur sensin e saj të organizimit. Duket sikur kanë lindur me axhendë në dorë dhe për këtë duhet t’u jenë mirënjohëse natyrë së tyre detajiste që nuk i lë kurrë në baltë.





3- Mos ‘’guxoni’’ të pllaquriteni në publik:





Hmm, ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë idenë e puthjeve dhe përqafimeve në publik pasi me Bricjapin nuk i dihet kurrë. Siç e dini, nuk i ka shumë qejf shprehitë e afeksionit në publik, prandaj nuk është aspak çudi që t’ju lërë si pemë nëse e teproni me pllaquritjet.





4- Është një maniake e rregullit dhe perfeksionit:





Nëse menduat se Virgjëresha është shenja më perfeksioniste e zodiakut, atëherë nuk keni njohur akoma një Bricjap. Ajo sistemon bibliotekën sipas rendit alfabetik, seleksionon veshjet sipas ngjyrave, nuk lë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe do që gjithçka të shkëlqejë.





5- Kujdes kur bëni pazare me të:





Edhe pse i premton vazhdimisht vetes që nuk do të harxhojë më, nuk është aspak habi që t’ju marrë në telefon javën e dytë të muajit dhe të qahet se nuk ka asgjë për të ngrënë. Mos kërkoni të dini arsyen pasi nëse thua ‘’shopping’’ i ke thënë të gjitha. Një shoqe Bricjap është plotësisht i varur prej tij, edhe pse ankohet gjithmonë se garderoba e saj është bosh (500 palë këpucë e 2000 funde) dhe se nuk ka asgjë për t’u veshur.


Post a Comment

Previous Post Next Post