28 - 31 dhjetor Gaforrja


Planetët që në përgjithësi ju kanë nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitin të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Juve që jeni në një lidhje do i merrni gjërat më seriozisht dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju beqarët do keni flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për të filluar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar.





Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufë, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.


Post a Comment

Previous Post Next Post