28 - 31 dhjetor Akrepi


Jupiteri do ju bëjë intuitivë gjatë kësaj jave dhe me shumë mundësi nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Nëse keni një lidhje, në pjesën më të madhe të ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se asnjëherë dhe do gjeni personin që do ju përshtatet plotësisht. Qe nga e marta jeta juaj do ndryshojë.





Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut që keni ndier së fundmi do qetësohet. Në punë ambienti do jetë i tillë që do iu stimulojë të bëni çdo përpjekje për t'ia dalë mbanë.


Post a Comment

Previous Post Next Post