Hëna do ju detyrojë këtë javë të qëndroni statikë dhe t’i bëni gjërat si zakonisht. Në bazë të sjelljes do vijnë edhe rezultatet. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni ditë rutinë. Shpesh herë kjo do ju duket mbytëse, por kujdes mos bini pre e ndonjë provokimi nga dikush. Disa do mundohen vetëm t'iu lëndojnë. Ju beqarët do keni një javë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të prisni ende disa kohë për të bërë ndryshime. Financat ka mundësi të mos i menaxhoni si duhet dhe në fundjavë do ju dalin vështirësi. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë mund të ketë disa shqetësime të vogla. Kujdesuni pak më tepër për të. Në punë do ju duhet më shumë durim, këmbëngulje dhe largpamësi për të arritur majat.
21 - 27 dhjetor Ujori
Horoskopi interesant
0
Post a Comment