21 - 27 dhjetor Peshqit


Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t'i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t'ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.


Post a Comment

Previous Post Next Post