21- 27 dhjetor Demi


Gjatë kësaj jave do ja kaloni përgjithësisht mirë, por do keni edhe ditë delikate. Nëse keni një lidhje, Saturni rrezikon t’iu hapë një plagë të vjetër dhe ajo mund t’iu dhembë. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë keni disa dhurata për të bërë mund të shpenzoni edhe pak më shumë.





Me Marsin që do ndikojë fuqishëm tek shëndeti juaj, një gjë është e sigurt. Do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni. Sipas Horoskopit Vip, në punë nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato.


Post a Comment

Previous Post Next Post