14 - 20 dhjetor Virgjëresha


Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën tuaj në çift do keni disa keqkuptime. Për t'i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër.





Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shumë për të. Pas gëzimeve nga sukseset e jetës profesionale mund të kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.


Post a Comment

Previous Post Next Post