14 - 20 dhjetor Dashi


Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë.  Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin.





Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.


Post a Comment

Previous Post Next Post