14 - 20 dhjetor Akrepi


Venusi do sjellë butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën.





Mos e teproni me shpenzimet këtë javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe nëse keni vuajtur nga ndonjë sëmundje zemre do keni përmirësime. Në punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje.


Post a Comment

Previous Post Next Post