Karakteristikat shenjës së Shigjetarit


SI TE NJOHIM SHIGJETARIN





Shigjetari nuk ka asnjё grimcё keqdashje brenda tij. Ai i lёshon fjalёt e tij tё drejtёpёrdrejta dhe shokuese me pafajёsinё mё tё madhe. Madje edhe kur tenton tё justifikohet, atij sёrish i shpёtojnё ofendime nga goja. Mos e gjykoni atë shumë ashpër. Sepse njё Shigjetar e ka gjithmonё pa tё keq. Jo se ai ka nevojë për simpatinё time apo tuajёn. Pas mënyrës sё tij pa takt, është një mendje jashtëzakonisht e zgjuar dhe me standarde tё larta. Ajo qё tё bёn pёrshtypje si tё Shigjetari mashkull, ashtu edhe te femra, ёshtё fakti qё ata janё krejtёsisht tё pavёmendshёm ndaj fjalёve tё tyre. Ata janë të bindur se janë njerёzit më diplomatё në botë. Ata i dёgjon gjithmonë duke thënë: "Çfarё, unë nuk i lёndoj ndjenjat e askujt për asgjë nё botё. Unë jam shumë i kujdesshëm pёr kёtё." Dhe ata sinqerisht e besojnë atё qё jane duke thene. Shtirja dhe mashtrimi i çfarёdo forme nuk ka lidhje me ta.





Çfarë është në mendjen dhe zemrёn e Shigjetarit është pothuajse menjëherë në buzët e tij. Ai është po aq i sinqertë dhe i drejtёpёrdrejtё si një fёmijё gjashtë vjeçar. Ju mund ta merrni këshillën e vjetër, "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një fëmijë", dhe ta ndёrroni me "Nëse ju doni të vërtetën, shkoni te një Shigjetar". Një Shigjetar kurrë nuk mund tё arrijё tё tregojё njё gёnjeshtёr nё mёnyrё tё suksseshme. Askush nuk e beson atë as për një minutë. Mashtrimi është i panatyrshёm për Shigjetarin dhe kur ai përpiqet ta praktikojё atё, ekspozimi është zakonisht i shpejtë dhe i sigurt. Pёr tё ёshtё mё mirё tё ngecet te e vёrteta.





Ju gjithmonë do të vëreni diçka prej fëmije tek natyra optimiste,naive, guximtare e Shigjetarit. Ai refuzon të pranojë seriozitetin e jetës, edhe pse disa prej tyre e menaxhojnё me përgjegjësi dhe ndërgjegje të admirueshme në vitet e mëvonshme.Shigjetarёt zhyten nё romancёn e dashurisё me symbyllur, por ata kthjellohen menjёherё sapo pёrmendet martesa. Edhe pse Shigjetari është i ngrohtë dhe i mrekullueshёm në marrëdhëniet e dashurisë, ai është pak i ndërlikuar për tu kapur. Ai mendon shumë më thellë sesa natyra e tij e shkujdesur do t'ju bёjё tё besoni.





Kafshёt janё pasioni i tij mё i madh. Zakonisht, njerëzit e lindur nën ndikimin e Jupiterit nuk kanё frikë nga asgjë. Shigjetari tipik tёrhiqet nga rreziku- nё sport, në punë apo nё hobet e tij. Një element rreziku i emocionon dhe i sfidon harkëtarët. Ata e duan shumё shpejtësinё. Makinat e shpejta, madje edhe aeroplanët i tёrheqin ata si me magnet.





Ka një ndryshim tё madh midis të qenit i prerë nё tё folur si Shigjetari dhe të folurit brutal të Akrepit. Akrepi kur thotё tё vërtetën, ёshtё plotësisht i vetëdijshëm për efektin e tij, por sёrish refuzon të bëjë kompromis. Shigjetari nuk është aspak në dijeni të efektit qё shkakton, kur ndershmëria e tij e detyron atë të flasë nё mёnyrё te drejtperdrejte.Shigjetari, tmerrohet dhe i copёtohet zemra kur zbulon se fjalёt e tij ju kanё lёnduar juve.





Shumicёn e kohës Shigjetari tipik është i lumtur dhe i shoqërueshëm, por durimi i tij mund të shpёrthejё si një raketë nё qiell, nëse ai nxitet nga njerëz, të cilët abuzojnë me sjelljen e tij miqёsore ose krijojnё shumё afrimitet me tё. Shigjetari kurrë nuk do tё largohet nga një grindje apo tё kёrkojё ndihmё. Një personi i vrazhdë dhe fyes, i cili ka sfiduar natyrën e mirë të Jupiterit, shpesh e gjen veten të shtrirë në trotuar duke pyetur veten se nga i erdhi goditja. Shigjetaret nuk mund të durojnё tё akuzohen pёr pandershmëri. Një akuzë e padrejtë do të bëjë qё indinjata tё arrijё kulmin, por pas pak Shigjetari tipik do të ndiejё keqardhje Ai do t’ju nxijё syrin dhe do t’ju çojё nё spital, por tё nesёrmen do t’ju dёrgojё lule dhe embёlsira nё shenjё simpatie.





Ju do ta shihni këtë idealist tё dashur, tё pëlqyeshëm, inteligjent, pothuajse kudo. Mund tё jёtё ai prezantuesi nё ekranin tuaj duke hedhur shigjeta e duke i lёnё tё ftuarit nё studio pafjalё nga sinqeriteti i tij. Mund ta gjeni atë duke ju shërbyer në një restorant,dhe me zell ju këshillon të mos porositni biftek, sepse janё djegur pak nga njёra anё. Përulësia nuk është një nga atributet e tij më të dukshme. Disa Shigjetarё veshin një vello të hollë modestie mbi egot e tyre të zjarrta, por në qoftë se ju shikoni vjedhurazi pёrmes saj, ju do të shihni një person me vetëbesim, i cili është me të vërtetë mjaft i kënaqur me veten e tij në përgjithësi. Ata mund të ofrojnë këshilla thellësisht të mençura. Kjo është një shenjë zjarri, kështu qё shumica e Shigjetarёve janë tё hapur dhe fjalёshumё. Ata dashurojnё tё udhёtojnё dhe kanё tё paktёn njё valixhe gati.





Shumica e Shigjetarёve do tё skuqeshin me shumё nёse do ti jepnit njё kompliment sesa njё kartёmonedhё. Ju mund të skuqeshit kur ata tё fillonin tё mburreshin pёr talentet dhe aftësitë e tyre. Një nga të metat e vogla tё Jupiterit është dёshira e madhe pёr tё premtuar dhe ofruar gjithcka - qielli është me të vërtetë kufiri-dhe pamundёsia pёr ta realizuar atё, sepse objektivi ishte pak mё i paarritshёm sesa e kishte menduar. Herën tjetër, ai do tё premtojё mё saktё. Fati i Jupiterit duket se ka rёnё mbi kёta njerëz. Ata janё gjithmonё nё vёndin e duhur nё kohёn e duhur. Dhe njerёzit e duhur janё duke i parё ata.





Çdo Shigjetar është pak “kumarxhi” brenda tij, përveç rasteve kur nё grafikun e tij te lindjes ka njё ndikim konservator dhe tё kujdesshёm. Shumë pak prej tyre mund të rezistojnё pa hedhur disa kartёmonedha nё tavolinёn jeshile. Las Vegasi e tërheq Shigjetarin, si mjalti bletёt. E njёjta gjё ndodh edhe me tregun e bursave apo pasurive tё paluajtshme. Ndër tiparet më të pakëndshme të disa Shigjetarёve,mund tё pёrmendim dashurinё pёr ushqimin mё shumё seç duhet, sarkazmёn djegёse qё vjennga njё mendje brilante, apo sjelljen e çuditshme dhe pamundësinё për të mbajtur një sekret. Mungesa e taktit eshtë një nga dobësitë e tij. Por asnjë nga kёto tipare nuk janё difekte të përhershme. Ato mund të çrrënjosen lehtësisht me vendosmërinё e Shigjetarit.





Edhe pse Shigjetarёt kanë kujtime fantastike lidhur me ngjarje tё shkuara, si pёrshembull ku ishin mё 14 prill 1939 dhe mund tё kujtojnё çdo detaj tё librave qё kanё lexuar, ata mund të harrojnë ku kanё lёnë xhaketёn e tyre. Shumica e tyre nё mёnyrё tё vazhdueshme humbin dorashkat,çelësat e makinёs, kuletat etj.





Shigjetari Femёr





Ajo nuk do të thotë gjithmonë gjërat që ju doni të dëgjoni. Kjo vajzё nuk do tju gёnjejё kurrё. Ndonjëherë, do tё donit qё ta bёnte kёtё. Shumicёn e kohës, ajo do tju vё nё siklet mё deklaratat e saj tё shquara dhe pyetjet e saj të turpshme. Por ndonjёherё ajo do tju thotë diçka kaq të veçantë dhe të bukur, sa do tju bëjë tё kёndoni nga gёzimi. Ajo do tju bёjё tju priten duart, kur tju thotё se do tё donte tё kishit mё shumё tё ardhura, por pastaj do të shtojё, "Sigurisht, shumë tё ardhura mund ti bëjnë njerëzit egoistë. Ndoshta është mё mirё qё je i varfёr.” Pa dyshim, ky është nje lloj optimizmi i cunguar, por ju do të mësoheni me të.





Nёse ju jeni njё mashkull me mendёsi tё vjetra, i cili preferon ndrojtjen dhe heshtjen te femra e vet, atёherё duhet tё shikoni pёr njё partnere tjetёr. Kjo zonjushё e re ka njё mënyrё tё sinqertë dhe tё hapur me meshkujt dhe ajo nuk do të luajë asnjë nga lojёrat pa kuptim tё tipit "Gjeje se çfarё ndiej unё” ose "Gjeje se çfarё unë mendoj!" Si ajo ndihet dhe çfarё ajo mendon, janë identike me mënyrën se si vepron dhe çfarë ajo thotë. Tё qenit e prerë dhe e sinqertë natyrisht qё shkakton keqkuptime dhe shpesh herё grindje tё zjarrta, si edhe ndjenja tё lënduara, por kёto nuk e vёnё poshtё shpirtin e saj.





Ka një gjë që ju duhet ta mësoni menjëherë, ose marrëdhënia juaj kurrë nuk do të funksionojё. Kur dёshironi qё ajo tё bёjё diçka, kёrkojani asaj, por jo tia thoni. Ajo pёlqen tё ndihet e mbrojtur, por nuk durojnё tё urdhёrohen. As mamaja e saj nuk mund ta bёjё kёtё. Kush je ti, qё do tia kalosh nёnёs sё saj? Megjithatë, ka një element tё veçantё nё natyrёn e saj. Edhe pse asaj nuk i pëlqen tё urdhёrohet, kur ajo ju teston ju për qëndrueshmëri, ju duhet tё qёndroni i patundur. Femrat e Jupiterit nuk mund të durojnё njё burrё tё dobёt dhe pa karakter.





Jupiteri kryelartë del në sipërfaqe dhe e shpëton atё nga një krizë e mundshme, duke e lejuar ta kalojё dhimbjen si shakanё më të madhe të momentit. Brenda vetes, mund të jetë duke qarё, por ajo do të jetё mjaft e zgjuar, sa pёr t’ju përgjigjur pyetjeve të miqve rreth ndarjes, nё mёnyrё tё tillё, që ata të mendojnё se e gjithë situata ishte një flirtim i padëmshёm nga ana e saj. Bllokimet emocionale si kjo janë të pamundura për t’u kuptuar nga ana e saj mendore. Pastaj ajo do të bёjё si e shumё e ftohtё dhe sikur nuk ёshtё nё gjendje tё marrё asnjё seriozisht,por një shenjë zjarri nuk është asnjëherë e ftohtë apo e pashpirt, por ka shumё meshkujt tё paditur nё lidhje me atrologjinё, qё nuk e dinё kёtё.





Sigurisht, ju nuk jeni të interesuar pёr tё ditur vetёm pёr femren beqare tё shenjёs sё Shigjetarit. Ju keni ndërmend ta bëni gruan tuaj një ditë. Le të ndalojmё pak tё martesa. Ashtu si mashkulli Shigjetar, ajo është pak e interesuar nё lidhje me martesёn. Ju do tju duhet të përdorni disa copa të ndritshme, ngjyra e xhingla tё veçanta si karrem, për ta bёrё atё tё pranojё propozimin tuaj.





Nё tё vёrtetё, ajo është një fëmijë besnik nё zemrёn e saj. Pamja e saj është aq naive, sa e bёn vulnerabёl ndaj ujqёrve. Mos harroni sesa me zgjuarsi argumenton dhe sa mendje ndritur mund të jetë. E gjithë kjo nuk ka tё bёjё aspak me zemrёn e saj. Mendjen e saj nuk është asnjeherё nё diskutim. Është mendje e ndritshme e inteligjente dhe në gjendje të kujdeset për veten në çdo emergjence. Por zemra e saj është e pambrojtur. Ajo rrёzohet dhe copёtohet shumё shpesh. Ndjenja pёr udhёtime do të jetë gjithmonë brenda saj, për t'i dhënë asaj një rast tjetёr të etheve tё aventurёs. Bёni pushime me të sa herё keni mundёsi, përndryshe lejojeni atё të shkojё jashtë për tu rrotulluar nё karuselin e saj duke patur besim te ajo.





Për shkak të qëndrimit të saj rastësor ndaj romancës dhe pavendosmёrisё ndaj martesës, ju mund të mendoni se te ajo mungojnё ndjenjat. E keni shumё gabim. Femra Shigjetar mund tё ketё ruajtur çdo mesazh tё shkruajtur prej jush apo biletat e ndeshjeve qё jeni takuar, ose tё ketё tharё lulet qё i bletё nё njё mbrёmje me shi. Sa për talentin e saj si një zonjë shtëpie, duhet të jeni i guximshёm dhe i duruar. Vajza Shigjetar nuk i duron dot ritualet e fshirjes sё pluhurave dhe rregullimit tё shtёpisё. Kur tё ketё shtёpinё e vet, gjithsesi ajo ndoshta do ta gёlltisё neverinё pёr punёt e shtёpisё. Ajo do të preferonte që ju të merrnit një pastruese, nёqoftёse e pёrballoni financiarisht. Nëse jo, ajo me kokëfortësi do ta mbajё shtёpinё tё pastёr. Nëna e saj kurrë nuk do ta besojë kёtë. Ajo ka nevojë të jetë e rrethuar me bukuri dhe pastërti, qё të jetë e vërtetë me veten. Asaj i shkon mesazhi i qartё se nёqoftёse nuk e fshin sobёn, askush tjetёr nuk do ta bёjё.





Pёr sa i pёrket gatimit tё saj? Epo, asnjёherё nuk mund tjua them me siguri. Ndoshta do tё ishte mё mirё tё hanit jashtё nё fundjavё. Nёse ajo arrin tё realizojё vakte tё denja gjatё ditёve tё javёs, nuk mund tё prisni qё tё mbajё një rekord të përsosur të shtunave dhe të dielave, gjithashtu. Shumica e grave tё shenjёs sё Shigjetarit nuk janё eksperte nё kuzhinё Por ajo mund të bej njё ëmbëlsirë tё mirё, nёse do pёrpiqёt tju ngre humorin pas njё ditё tё lodhshme pёr ju ose kur jeni i dёshpёruar. Kur ajo vetё ёshtё e dёshpёruar, ndonёse ndodh rrallё, do tё jetё njё tmerr, por do tё zgjasё aq pak pak, sa vёshtirё ta dallosh atё. Kur ajo është lënduar me tё vërtetë, gjuha e saj mund të jetë hidhëruese dhe me sarkazёm. Por ajo do te harrojё atë që tha, para se ta ketё mbaruar fjalinё dhe pastaj nuk do arrijё ta kuptojё pse nuk doni tё jetoni mё me tё. Kjo femёr nuk ёshtё gruaja e duhur pёr njё mashkull melankolik dhe tё prekshёm. Trishtimi dhe pesimizmi, mund ta bëjnё ketё grua fizikisht tё sëmurë.





Fëmijët e saj ndoshta do ta adhuroj mamanё e tyre Shigjetar. Ajo do tё jetё shoqja e tyre mё e mirё.Sapo tё kalojё frikёn fillestare tё pёrgjegjёsisё, ajo do të përballet me pelenat dhe banjat e përditshme si një infermiere e freskët dhe efikase. Pothuajse gjithçka që ajo bën e bën mirë, kur përfundimisht vendos për ta mësuar atë. Kёta fёmijё të vegjël do të marrin një dozë të mirë nga optimizmi i saj dhe vërejtjet e thёna hapur. Në qoftë se fёmijёt e saj i mbijetojnë vërtetësisë sё saj të hapur, ata do të rriten duke menduar se ajo është motra e madhe mё e mirё qё njё fёmijё mund tё ketё patur ndonjëherë. Ajo do t’ u lexojё atyre tregime tё gezueshme me fund tё lumtur.Fёmijёt e mamasё Shigjetar do tё jenё tё veshur mirё dhe do tё kenё sjellje tё shkёlqyer. Ndershmëria e saj do të lё gjurmё nё karakteret e tyre. Ju do të keni nё krah një zonjё tё kёndshme. Askush nuk ёshtё mё dashamirëse se një grua Shigjetar. Ka njё mirёsi tё dukshme nё sjelljen e saj, qё i bёn njerёzit tё ndihen thellёsisht tё mirёpritur, qё nga lypsari plehrat deri te shefi juaj. Njё Shigjetar arrin ta thyejё akullin nё kontaktin e parё, qoftё edhe me nje ngritje tё vetullёs. Gruaja e udhёhequr nga Jupiteri është një idealiste e pashërueshme. Dhe këtu ka një sekret tё vogёl, qё ajo ndoshta nuk jua ka thёnё kurrё: Ajo ra në dashuri me ju shumë vite më parë, atёherё kur ishte një vajzë e vogël dhe njё natё iu lut Hënës sё Re për ti sjellё dikё, tё cilit t’i falte zemrën e saj të ndershme. Kishte pasur shumë raste kur ajo mendoi se e kishte gjetur atё njeri dhe ishte zhgënjyer. Por kur ju më në fund erdhёt, ajo e kuptoi menjëherë.





Fёmija Shigjetar





Kalendari nuk ka rëndësi, sepse kёta fёmijё nuk rriten, gjithsesi. Edhe foshnjat e tregojnë natyrёn e tyre plot diell dhe dëshirёn për miqësi. Jupiteri bebe do të qajë kur tё mbetet vetёm, por do tё flejё si qengj nё koshin e tij, nё dhomёn e ndenjies, ndёrkohё qё tё rriturit mund tё jenё duke biseduar dhe qeshur me zё tё lartё. Më vonë, kur tё rritet, ai do tё shkёputet disi nga lidhjet familjare, por nё kёtё moshё, foshnja shigjetar ka nevojë për sigurinë e aromave të njerёzve, pamjeve dhe tingujve, nëse njё kontakt i tillë njerёzor nuk i jepet tё voglit Jupiter, ai do të tërhiqet dhe ndoshta do të bëhet pak sarkastik. Pastaj ai do të gjejё një zëvendësues, si batanije apo jastëk të butë ose një pellush arushi me hundёn qё i mungon, por qё i jep atij siguri. Megjithatё fёmija Shigjetar do tё preferonte ty, nё vend tё arushit.





Autoriteti juaj është njё lojë e ndershme për fëmijën tuaj Shigjetar. Ai do të bindet me mirёsjellje nёse mendon se pas komandёs suaj ka llogjikё tё saktё. Urdhërat prindërore duhet së pari të kalojnë shqyrtimin e tij kureshtar, procesin mendor të arsyeshёm dhe nëse ju nuk do tё merrni një notë të mirë në testin e tij, ju do të mbeteni ne klasё. Nёse ju jeni i drejtё dhe do tё pёrpiqeni tё jeni po aq i sinqertё sa fёmija juaj, i riu Jupiter do tё respektojë rregullat tuaja. Ju duhet të jeni i palёkundur, kur e dini që keni tё drejtë dhe jepini atij një arsye të mire dhe tё besueshme. Kur jeni gabim, ju duhet ta pranoni gabimin tuaj dhe ta pohoni para fёmijёs suaj qё ishte njё budallallёk. Le ta pranojmё; shumë herë prindërit këmbëngulin qё fёmijёt tu binden rregullave tё tyre, mё shumё pёr lehtësinë e tyre, sesa për mirëqënien e fëmijës. Një fёmijё Shigjetar mund ta ndiejё kёtё lloj pandershmërie.





Thёnia e vjetёr: "Kur fëmijët janë tё vegjёl, ata shkelin kёmbёt tuaja, kur janë të rritur, ata shkelin zemrën tuaj", mund të jetё shkruar fillimisht pёr njё Shigjetar.





Nevoja e tij ose e saj e fortë për liri, përfshin edhe lirinë nga lidhjet familjare dhe këta fëmijë do të krijojnё hapёsirёn e tyre pёrsonale jashtëzakonisht herët, ndonjёherё duke neglizhuar telefonin ose duke mos ju shkruar për periudha të gjata. Kjo mund të shkaktojë disa ngёrçe tё fuqishme dhe tё dhimbshme në kraharor. Kura mё e mire pёr kёtё dhimbje tё tillё prindërore është tё siguroheni qё kur fёmija juaj shigjetar ёshtё i vogёl, tё mësojё tju respektojë për sensin tuaj të nderit dhe tolerancës. Nëse ju jeni prind me paragjykime, ju mund ta shihni fёmijёn tuaj vetëm gjatё pushimeve,nёse jeni me fat. Por nёse ju nuk i gjykoni miqtё e tij thjesht nga paraqitja, ose keni shfaqur besim dinjiteti dhe ёndrrat e tij, ai do të vijë në shtëpi për të ripërtërirë dashurinë e tij prindёrore.





Të dyja gjinitё, ndoshta do të gëzohen shkollës. Inteligjenca dhe kureshtja e madhe do ta bëjnë të mësuarin e një lojë interesante. Sytë e tij janë të lidhur me besimin tek yjet dhe ai mund ecё me vёshtrimin drejt tyre, pa parё guret nё rrugёn e tij. Ai është një krijesё e pavarur dhe shumё i ndershëm. Jepini atij shumë hapësirë për të praktikuar harkun e tij.





Shigjetari Shef Java e parë në punë me një shef Shigjetar, mund tju bёjё tё ndiheni pak i hutuar. Ju nuk do të dini nëse duhet të qeshni apo tё qani. Ky zotëri padyshim është një hajvan. Apo ai është një gjeni? Ai sigurisht nuk do tju dёgjojё tё flisni pёr gabimet e tij. Ai mendon se ёshtё mjaft i mirё dhe ёshtё, nёse ju nuk mendoni pёr tё. Por ai vazhdimisht bёn komente skandaloze për njerëzit. Pse ai duhet të presё nga ju qё ta justifikoni te tё tjerёt? Përveç kësaj, edhe justifikimet mbarojnё njё ditё. Në përgjithësi shefi juaj Shigjetari është një person optimist, i lumtur dhe gëzuar. Ai është goxha i drejtë pёrsa i pёrket raporteve mjekёsore dhe pushimeve vjetore. Ju nё njё farё mёnyre e admironi atë. Ai lufton fortё për atë që ai beson se është e drejtë dhe kjo ju jep një ndjesi të ngrohtë për të punuar për një njeri të tillë. Ai është i vërtetë ndaj vetes dhe kodit tё tij.





Ёshtё e vёrtetё qё njё shef Shigjetar ju mban disi nё ajёr. Është e vështirë për të vendosur nëse ai është një shenjtor apo mëkatar, apo pak nga tё dyja. Kjo e fundit është ndoshta më afër të vërtetës. Duhet njё formulё magjike pёr tu mёsuar shpejt me njё drejtues Shigjetar. Ai është zakonisht njё njeri i mirё, por ndershmëria e Shigjetarit dhe dëshira për të mbajtur gjithçka mbi tavolinё (dhe kjo do të thotë çdo gjë) mund të jetë një tronditje për natyrat më të ndjeshme. Ky njeri është aq demokratik, saqë ju nuk mund tё mos e pёlqeni. Megjithatë, mënyra e tij e çiltër dhe sinqeriteti brutale, janë ndonjёherё të vështira për tu pёrballuar.





Ёshtë e qartë se ai nuk është lloji i njeriut qё mund ti mbash mёri, apo qё mund tё lёndoj dikё me qёllim. Kritika e tij bёhet hapur, zakonisht pa minimumin e taktit. Ёshtё e vërtetë, se komplimentat dhe vlerësimet e ngrohta janё mё shumё se momentet e turpёrimit, por ato çaste të dhimbshme ju kanё lёnduar si pickimi i njё thumbi. Shefi i lindur nё Dhjetor, sinqerisht beson se gjithkush dëshiron të dëgjojë të vërtetën. Kështu ai ua tregon atyre. Ju rrallë do ta dini se ku ai është në çdo moment të ditёs. Shigjetari mund të jetë diku në çdo minutë. Ju do mёsoni se ai është i zoti pёr tё kuptuar shkrimin e rremё, shitёsit e rremё, klientët me motive të fshehura dhe të punësuarit me vese tё fshehura. Ai ndoshta ka një shumёllojshmёri miqsh, të të gjitha formave dhe përshkrimeve. Presidentët e bankës, politikanët, njerëzit e rëndësishëm, reporterët e gazetave, ministrat, mjekët,spikerët e radios, bixhozinjtё, arkitektët, banakieret dhe profesorët e kolegjit janё tё mirёpritur nga ai nё tё gjitha orët e ditës. Ai i vlerёson njerёzit sipas peshores sё tij. Nëse ata arrijnё standartet e tij, ai i mbron ata me besnikëri.





Shigjetari mund thotё shifrat e biznesit bruto tё konkurrentit tё tij dhe të harrojë emrin e llogaritarit tё tij, i cili ka qenë bashkë me të prej vitesh.





Shigjetari Punonjes





Shumica e punonjësve, kur ju u tregoni sesa para ata mund të bëjnë pas një viti nё punёn qё janё, plus stimujt financiare pas shërbimit pesë vjeçar, do tё tregojnë një interes tё madh. Punonjësi juaj Shigjetari nuk ёshtё njё nga ata. Ai është shumë më i interesuar pёr pagesёn qe do ti jepni nё kёto momente. E nesërmja është mjaft larg larg, viti i ardhshëm është e pamendueshёm dhe pesëvjeçari ёshtё pothuajse asnjёherё. Kjo është loja e parave. Ai është i interesuar në të ardhura të vërteta. Çfarë ndodh më vonë është në dorë të perëndive. Ai do të hedh zaret dhe do tё kryqёzojё gishtat. Zakonisht, perënditë do të buzëqeshin atij. Ёshtё kenaqёsi tё kesh njё punonjёs Shigjetar nёpёr zyrё. Nuk ka problem nёse ai ndonjёherё derdh kafenё pa dashje mbi tavolinen e punёs, pasi kjo ёshtё njё ngathtёsi e parёndёsishme, para dёshirёs dhe gadishmёrisё sё tij pёr tё ndihmuar. Ai nuk ёshtё njё tip ankuesi. Ёshtё po ai personi pozitiv, optimist dhe entuzias siç ishte ditёn e parё tё punёs. Ai do tё jetё kёshtu derisa tё dalё nё pension. Është pjesë e natyrës së tij.





Shigjetari kurrë nuk i lё gjёrat pёrgjysmё. E vetmja gjë qё ai e merr me ngadalё ёshtё martesa. Në çdo gjë tjetër, ai është mjaft i shpejtë. Normalisht, Shigjetari tipik është njё hap para jush dhe ai me siguri do tё kёrkojё vëmendjen tuaj kur tё arrijё nё kёtё pikё. Shigjetari ndonjeherё mund tё duket i pakujdesshёm dhe i pavёmendshёm, por kurrë mos e nënvlerësoni intuitën e Jupiterit dhe proceset mendore shpesh të shkëlqyera. Kurioziteti i punonjёsit shigjetar mund tju acarojё nervat. Ai kurrë nuk do të jetë i kënaqur thjesht duke marrë udhëzime. Ai do të doje tё di arsyen e urdhrave dhe metodave tuaja. Nëse llogjika juaj e bind atё, atёherё ai do tё miratojё me mirёsjelljen me tё madhe. Nëse jo, ju mund të tkurreni nga vlerësimit të tij i saktё dhe i sinqertё pёr mangёsitё nё proçedurёn tuaj. Mbledhja e mendjes ёshtё njё masё paraprake pёr tu pёrballur me punonjёsin tuaj Shigjetar, por zemёrimi ёshtё humbje adrenaline, sepse shumё pak njerёz mund tё arrijnё tё qёndrojnё tё zemёruar para njё Shigjetari. Ai është lloj i njeriut që ju do tё donit ta gjuanit dhe puthnit në të njëjtën kohë.





Mashkulli i shenjës së Shigjetarit





Unë nuk dua t’ju dekurajoj, por meshkujt Shigjetar kanë njё zakon të çuditshёm. Ata hypin në një kalë të madh, të bardhë dhe kalёrojnё nëpër rrugë, duke përshëndetur me shpatë dhe duke mbrojtur çёshtje tё mёdha. Pastaj ata kanë një tjetër zakon origjinal. Ata kёrcejnё si kllounё cirku dhe pёrzihen me turmёn, pa bёrё dallime mes gruas me mjekёr qё shet karamele pambuku dhe elefantёve qё japin shfaqje.Ai mund të kapet me manovra të caktuara. Por së pari ju duhet ta zbrisni nga kali i bardhё, ta largoni nga elefantёt dhe sigurisht gruaja ame mjekёr duhet tё qёndrojё larg tij. Çёshtjet e mёdha dhe cirku nuk lënë shumë kohë për jetën familjare, aq mё pak pёr atё sentimentale.





Ajo qё po ndodh nё kёto momente ёshtё se ka kaq shumё Shigjetar qё qarkullojnё vёrdallё dhe ju keni mundёsi tё pafundme pёr tё zgjedhur njё prej tyre. Entuziazmi idealist dhe kurioziteti i një mashkulli shigjetar është ngjitës. Sigurisht, ndonjëherë ai mund ta teprojё nё mёnyrё tё pafajshme dhe situate ti dalё nga dora. Si nё rastin kur nga ngazёllimi i madh dhe dehёs, nё njё moment mund tju hedh lart nё ajёr dhe tё harrojё tju kap sёrish.





Ka pothuajse gjithmonё njё turmё rreth tij. Kjo është një tjetër pengesë. Do t’ju duhet tё hapni rrugёn pёrmes gjithё kёtyre njerëzve për tё qenё pranë tij. Por mos u bёni pesimiste -sepse ky njeri është një optimist i lindur. Ai është aq optimist, saqё edhe nёse armiqtë e tij do ti dёrgonin me postё njё kuti kartoni të madhe tё mbushur me pleh organik, ai nuk do të ofendohej. Ai vetëm do të kujtonte se ata harruan të dёrgonin edhe kalin. Ky lloj optimizmi mund të jetë i rrezikshëm. Nё të vërtetë ёshtё vetëm një element tjetër i besimit tё verbër. Mashkulli Shigjetar ka shumё prej kёtij lloj besimi. Tani, unё mendoj se besimi i verbёr ёshtё diçka e mirё dhe duke qenё vetё shenjё zjarri, jam pro tij. Por kjo mund tё çojё drejt njё besimi naiv dhe e bёn Shigjetarin tё bie vazhdimisht nё gropa dhe pellgje me ujё. Është e lehtë të biesh në pellgje, kur je duke vrapuar me një hark dhe shigjetë, gjithmonë duke parё nё qiell për disa qёllime aq të larta, sa askush tjetër nuk ka patur ndonjëherë guximin për ti synuar.





Besimi është diçka e madhe, por tё besosh te njerëzit e gabuar, mund të ngadalësojё edhe një kalë gare. Në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai nuk është një njeri qё ёndёrron me sy hapur. Ëndrrat e tij janë gjithmonë të udhёhequra nga logjika inteligjente e Jupiterit dhe kureshtja imponuese. Nëse kёto ёndrra qёndrojnё edhe pas hetimit tё sinqertё tё Shigjetarit, atёherё ato janё po aq praktike sa tё çuditshme, edhe në qoftë se bota nuk është akoma gati pёr to. Pasi ai është bindur se ka disa shpresa pёr ti përmbushur kёto ёndrra, shigjetari nxjerr kutite e bojrave dhe i ngjyros endrrat e tij praktike me ngjyrat mё tё gjalla dhe kurajoze, qё do ti kishin zili edhe piktorёt mё tёmёdhenj.





Imagjinata e tij \uturuese mund të bëjё që të bjerë poshtë ose tё shkatёrrohet. Por nё mёnyrё tё mrekullueshme. Zotёria Fat ka gjithmonё njё mёnyrё pёr ta shpёtuar atё pikёrisht nё kohёn e duhur. Ky njeri është zakonisht aq me fat, sa duket e pamundur dhe e paligjshme. Ai mund tё ngjitet nё mal, tё sjellё njё trastё me gur, tё kuptojё se ata nuk janё gurё tё çmuar, tё qajё nga inati dhe pastaj tё zbulojё se janё uranium.Nёqoftёse ju , vini re diçka tё ndritshme te kёmbёt tuaja, kur ndodheni nё njё metro dhe e merrni nё dorё,do tё shihni se ajo do tё jetё njё letёr varaku me njё çimçakёz brenda. Nёqoftёse e merr ai, do tё jetё njё monedhё \oriri qё i ka rёnё njё pasaniku, kur po dilte nga limuzina e tij.





Natyrisht, me kёtё lloj fati, ai është optimist. Do tё ketё gjithmonё njё ditё, kur guri do tё jetё gur dhe letra e ndritshme do jetё letёr varaku, por Shigjetari tipik e merr veten shpejt nga tё tilla goditje dёrrmuese. Mashkulli juaj i udhёhequr nga Jupiteri, funksionon nё tё njёjtёn mёnyrё edhe nё dashuri. Ai është me fat. Kur nuk është, rimëkëmbet shpejt. Ai nuk bёn dallime kundrejt pandershmёrisё, por kjo është për të gjitha gjёrat, prandaj ai ka kaq shumë miq dhe dashamirës. Ai shikon përtej pamjes sё jashtme të njerëzve për tё gjetur vlerat e vёrteta. Jo se ai nuk ka armiq. Ka pak, por shumë më pak se numri i akumuluar ngashenjat e tjera tё Diellit. Njerëzit të cilët kanë qenë nёn shigjetёn e vёrejtjeve tё tij tё sinqerta, mund ta shoh me inat atë dhe të ndjehen sikur suan ta mbysin, por ata zakonisht arrijnё ta kuptojnё qё qёllimi i tij ёshtё i padёmshёm. Mëkati i mashkullit Shigjetar ёshtё mungesa e taktit dhe tё qёnit i pavёmendshёm, por kurrё lёndimi i qёllimshёm.





Ju mund të keni zbuluar deri tani se fjala e tij është aq e drejtpërdrejtë, si shigjeta e tij simbolike. Ai mund të thotë gjëra skandaloze dhe në qoftë se ju keni rёnё nё dashuri me tё, atёherё ai do tia hedh paq falё dashurisё suaj. Por ju keni çdo të drejtë pёr tu ofenduar, kur një mashkull Shigjetar, i cili sapo ju ka takuar,ju shikon nga koka te kёmbёt me sytё vigjilentё dhe tё ndritshёm dhe ju thotё se ju jeni lloji i gruas qё njё mashkull do ta zgjidhte për dashnore. Pikёrisht nё momёntin qё ju bёhёni gati ta godisni, ai merr njё pamje tё pafajshme nё fytyrё dhe ju shpjegon me çiltërsi çarmatosëse se ajo qё po thotё ёshtё e vёrtetё, duke ju referuar aristrokacisё sё mesjetёs, ku mbretёrit martoheshin pёr qёllime trashёgimie dhe jo dashurie. Prandaj, gratё e tyre, zakonisht ishin tё shёmtuara, por me gjak blu. Ndёrsa dashnoret e tyre ishin tё mrekullueshme dhe tё bukura, pikёrisht ai lloj femre qё ata do tё kishin zgjedhur tё dashuroheshin dhe martoheshin, nёse rregullat do tё ishin shkruar ndryshe. Ai e ka pas lexuar diku kёtё, sepse ka qenë gjithmonë kurioz rreth kёsaj periudhe të caktuar tё historisё. Ju mund të qetësoheni, madje edhe të ndjeheni disi e vetëkënaqur. Gjithashtu do të impresionoheni. Sa njerëz shpenzojnë orë tё tёra duke lexuar historinë, kur nuk kanë pse ta bëjnё kёtё? Ai madje mund të jetë një gjeni Madje ju mund të jeni gruaja e një intelektuali! Gabim!! Ju mund të jeni dashnorja e një intelektuali.





Sigurisht, jo çdo femër do ta pranonte njё shpjegim tё tillё, por kjo nuk ka rëndësi. Edhe pasi viktimat e tij shpërthejnë në indinjatë, ato kthehen nё miqtё e ngushtё tё shigjetarit, kur zemёrimi i tyre bie. Kjo duhet t’ju tregojnë se sa në rrezik jeni me këtë njeri nё dukje tё parrezikshëm. Me atë buzëqeshje të sinqertë, naive, ai nuk ka asnjё ngjashmëri me një ujk. Ai duket më shumë si një udhëheqës i grupit tё djemve skautistё.





Por ai nuk është një djalë skauti në çështjet romantike. Duhet ta keni mirё parasysh kёtё , kur ai t’ju kёrkojё tё dilni bashkё. Mashkulli Shigjetar e jeton jetën e tij romantike në një nivel sipërfaqësor, por ai është i ndershëm në lidhje me kёtё. Shigjetari kërkon marrëdhënie rastësore dhe ndonjëherë ata mund të jenё kaq rastësore,sa tё quhen edhe imorale.





Le ti kthehemi edhe njёherё ndershmërisё sё tij. Është një temё mё e sigurt. Nëse ju keni mësuar nga përvoja e hidhur, se si mund ti ndryshojnё burrat e tjerё premtimet pёr pёrkushtim tё pёrjetshёm, ju do ta mirёprisni sinqeritetin e mashkullit Shigjetar. Ju nuk duhet tju dridhet qerpiku kur ai ju tregon pёr lidhjet e mёparshme dhe çfarё pret nga lidhja me ju, me njё llogjikё tё qartё. Ai nuk do tё bёjё premtime boshe pёr martesё, por mund tё pёrfshihet nё njё situatё propozimi martese (ka shumё tё ngjarё tё jetё nga vajza) dhe do ti duhet tё vrapojё si nё njё garё 60 metёrshe, pёr tё shmangur altarin.Duke qёne se ai ёshtё pak i ngathёt, mund tё rrёzohet dhe ajo do ta kapё atё, para se ai tё shkojё shumё larg. Ai do tё dorёzohet, do tё martohet dhe fara e njё divorci tjetёr shigjetari sapo ёshtё mbjellё. Fuqitё e tij tё arsyetimit duken se e braktisin atё, kur mashkulli Shigjetar ёshtё emocionalisht i bllokuar.





Femrat shpesh e keqinterpretojnë qëndrimin e një Shigjetari dhe mendojnё se marrëdhënia e tyre është më serioze sesa është nё të vërtetë. Kjo mёnyrё tё sjelluri ndonjёherё e bën atë të duket se ai kërkon një lidhje mё tё thellё, kur ai kёrkon vetёm miqёsi ose thjesht njё vajzё me tё cilёn mund tё bisedojё. Duket sikur shigjetari ёshtё i humbur nga tё gjitha anёt. Por ai është me fat dhe shumica e ngatёrresave rregullohen shpejt pёr tё. Ai ёshtё duke \irtuar, askush nuk mund ta mohojё kёtё, por ai nuk po kёrkon marrёdhёnie intime. Ai pëlqen variacionin dhe stimulimin mendor. Nëse një grua ngjitet pas tij, kur ai vetёm po argёtohej, atёherё ai do ta kthejё kёtёsituatё sikur tё ishte vetёm njё shaka. Padyshim qё ajo do ta humbasё Gllin e situatёs. (Kujto sa i pasuksesshёm ёshtё njё Shigjetar me shakatё). Shumë Shigjetarё akuzohen vazhdimisht qё \irtojnё me çdo recepsioniste simpatike apo femёr tё bukur qё shohin- ndonjёherё edhe me gruan disi nё moshё qё shet gazetat te cepi apo femrёn police te kryqёzimi. Tani, asnjё mashkull nuk do tё \irtonte mё njё femёr police, tё paktёn jo kur ёshtё nё krye tё detyrёs – prandaj dyshimi i pajustiGkuar ёshtё bezdisёs pёr njё Shigjetar. Pёr hir tё tё vёrtestёs, nё shumicёn e rasteve ai ka qenё duke Gshkёllyer nё mёnyrё miqёsore.





Nëse ju jeni një vajzë e zgjuar dhe do ishte mirё tё ishit, sepse meshkujt shigjetar insistojnë te inteligjenca e një gruaje- ju duhet ta kishit kuptuar situatёn deri tani. Mos u bёni xheloze.Mos u bёni dyshuese. Mos e pyesni, mos qani, mos e bezdisni ose ta kёrcёnoni se do ta braktisni atё. Zbuteni mashkullin tuaj shigjetar, duke i dhёnё liri tё pakushtёzuar. Imagjinoni sesa lehtёsuese do tё jetё pёr tё. Nёse ju e jetoni jetёn nё mёnyrёn qё ai e bёn dhe e pranoni atё pёr çfarё ai ёshtё, do tё bёheni femra e duhur pёr tё. Ju nuk keni pse ti jepni kёtij mashkulli çfarёdo qё ai kёrkon. Thjesht bёhuni ajo qё ai dёshiron. Bёhuni e zgjuar dhe mendjehapur dhe lejojeni atё tё udhёheqё energjitё tuaja. Duajeni sportin dhe shkoni nё kamping me tё. Bëhu bujare, e dashur, entuziaste dhe mos u përpiq ta mbash atë të mbyllur në kuzhinёn tuaj dhe tё gatuani krem karamel çdo natë. Gjithashtu, bëjani të qartë se as ai nuk mund tju mbajë të gjithë për vete, sepse edhe ju jeni njё shpirt i lirё, njёsoj si ai. Asnjëherë mos i hidhni ujë ideve tё tij të zjarrta dhe angazhohuni me diçka interesante pёr ju, ndёrkohё qё ai hedh shigjetat e tij drejt objektivave tё pamundur. Në këtë mënyrë, ai do t’ju thotё me sinqeritet,gjatё njё mbrёmjeje tё kёndshme, se ju jeni gjithçka qё ai ka kёrkuar tё njё femёr. Pasi tё ketё arritur kaq larg, thuaji me tё njёjtin sinqeritet se edhe ti e vlerёson shumё, por tani ka ardhur koha pёr tё marrё njё vendim. Theksoji se e do kaq shumё sa ke menduar qё mund tё martohesh me tё , nёse ai ju premton se nuk do tё ndёrhyjё nё lirirёn tuaj. Nё tё kundёrt, ju nuk keni pse tё vёrdalloseni mё me tё. Eshte disi e sikletshme pёr ju, sepse gjithmonё jeni pёrshtatur me gjёrat qё do mashkulli juaj Shigjetar, por keni Glluar tё jeni kurioze pёr tё ditur si ёshtё tё kesh fёmijёt e tu. Ndёrkohё sigurohuni qё njё person,me tё cilin ke patur njё histori nё tё kaluarёn, tё telefonojё nё mes tё bisedёs suaj. Prano takimin qetёsisht duke patur tё dashurin Shigjetar pёrpara teje. Kur tё mbyllёsh telefonin, buzёqesh dhe thuaj se nuk ka asnjё arsye pse mos tё mbeteni miq tё mirё. Pastaj ftoje edhe atё nё takimin qё sapo ke lёnё me ish- tё dashurin, qё most ё mbetet vetёm. Kjo ёshtё ajo qё duhet tё bёsh.





Pasi tё martoheni, ka shumё mundёsi qё mos tё keni probleme me njerёzit e afёrm tё burrit tuaj Shigjetar. Shumё prej Shigjetarёve nuk janё aspak tё interesuar pёr lidhjet familjare. Ata nuk besojnё nё teorinё e dashurisё pёr lidhjet e gjakut, vetёm nёse ata e meritojnё respektin. Edhe ata qё janё tё lidhur me prindёrit, motrat apo vёllezerit e tyre, mbajnё njё distancё tё shёndetshme me ta. Ata do ti vizitojnё me ngrohtёsi dhe do tё tregojnё afeksion pёr njerёzit e tyre tё afёrm, por nuk presin qё kёta njerёz tё ndërhyjnё në jetët e tyre private. Kjo vlen edhe pёr tё afёrmit e tu, gjithashtu.





Valixhen tuaj tё udhёtimit mbajeni gjithmonё gati. Ju do tё udhёtoni shumё. Angazhohuni me diçka gjatё netёve qё ai do jetё jashtё, sepse do ta bёjё kёtё sa herё ta ketё tё nevojshme. Kur ёshtё i nxehur, ai mund tё thyejё njё derё apo tё bёjё njё vrimё nё mur. Kurrë mos e vini nё dyshim ndershmërinë e tij. Nё rradhё tё parё, ёshtё e rёndёsishmё qё askush mos ta akuzojё atё pёr mungesё tё ndershmёrisё. Kur ai bёn diçka gabim, shigjetari me siguri do tjua thotё. Bëhu praktike siç ёshtё ai nё lidhje me shprehjen e emocioneve njerёzore. Ju do të habiteni se sa shumё dashuri e fortë mund të rritet në kёtё tokë kaq të ndershme. E vërteta inkurajon qёndrueshmёrinё nё njё marrёdhenie.





Duke qenё se ai ёshtё njё tifoz i apasionuar pas sportit , do tё pretendojё qё ju ti shihni tё gjitha ndeshjet ne televizor me tё. Por ai gjithashtu do t’ju marrё me vete nё tё gjitha aktivitetet e tij të shumta sociale, nëse ju jeni e bukur dhe ju pёlqen argetimi dhe njerёzit. Shigjetarёt nuk i durojnё dot femrat e zymta dhe tё pashoqёrueshme. Ai do jetё krenar pёr çdo talent qё mund tё kesh dhe mundihu tё shfaqёsh dy ose mё shumё talente. Lexoni sa më shumë libra dhe pёrgatituni tё mbroni disa nga çёshtjet e tij, sidomos ato qё konsiderohen raste tё humbura.





Pёrgatituni tё merrni ndonjё kritikё tё vogёl, zakonisht tё dhimbshme nga mungesa e taktit. Ju duhet të ishit mёsuar me kёtё deri tani. Leje të kalojë. Supozohet qё ju duhet ta kuptoni atё nё çdo moment, e mban mend? Ju ja premtuat kёtё , natёn qё e detyruar tё zgjidhte martesёn.





Ai do tu gёzohet fёmijёve më shumë kur ata janë tё rritur, por foshnjat mund ti bёjnё pak konfuz. Baballarёt shigjetar zakonisht duan ti çojnё fёmijёt e tyre ekskursione në natyrë. Ai mund të jetë më i afërt me djemte dhe të ndaj me ta pasionin pёr sportin dhe aktivitetet, por ai do të jetë i ndjeshёm me vajzat. Ata do tё shohin tё babai Shigjetar, më shumë imazhin e njё një shoku, sesa tё njё babai. Sa mё shumё tё rriten, aq mё shumё do krijojnё afrimitet me tё. Ndonjёherё, sinqeriteti i tij mund ti shqetësojë kёta fёmijё, kur ata tё kenё nevojë për intimitet. Fëmijët janë të ndjeshёm në lidhje me sekretet e tyre dhe ndjenjat e tyre mund të lёndohen nga pyetjet e tij kurioz dhe e folura e hapur. Aventurat rinore më tepër do ta zbavitin atë sesa ta zemёrojnё, por toleranca e tij shumë e madhe mund të mbajё ata nё njё linjё. Ai ndoshta do të jetë i rreptë vetëm nëse ata i thonё ndonjё gënjeshtër. Kjo do të jetë një nga rastet e pakta që ata do të ndiejnё pakënaqësinë e tij.





Mashkulli shigjetar mendon edhe me zemrën edhe mendjen e tij. Ai nuk do të jetë gjithmonë i mençur. Ndonjëherë ai do të jetë marrëzisht kurajoz. Ai do të pengohet dhe do të rrëzohet, por do tё çohet dhe do ta provojё përsëri. Por ju do të falni atë pёr pothuajse çdo gjë, sepse ai do tё zё vend nё zemrёn tuaj me njё dhuratё shumё tё madhe- dashurinё e sinqertё.


Post a Comment

Previous Post Next Post