Horoskopi i muajit dhjetor 2020


Puna: Kur është fjala për aspektin afarist, Akrepave dhjetori ju sjell mjaft sfida. Vetëm nga fundi i muajit do të kenë kohë të pushojnë dhe të kënaqen me rezultatet e arritura. Në fund, do t’ia vlejë që keni punuar dhe jeni angazhuar aq shumë. Do të ishte mirë që të gjitha obligimet t’i përfundoni deri në fund të muajit dhe në vitin e ri ta filloni pa obligime të mbetura. Do të duhej t’i kushtoni kujdes nënshkrimit të dokumenteve dhe kontratave, lexoni mirë para se t’i nënshkruani.





Shumë gjëra të rëndësishme në këtë muaj do t’i përfundoni – ka mundësi të shpërnguleni apo të ndërroni punën.





Shëndeti: Gjithsesi, ky muaj shërben t’i përfundoni të gjitha ato obligime që i keni zvarritur dhe që pastaj të relaksoheni dhe të kënaqeni. Jeni nën stres. Do t’ju bëjë mirë një masazh.





Dashuria: Akrepave dhjetori u sjell qetësi. Përfundimisht do të mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në momente të bukura me partnerin. Keni ndjenjën që të gjitha gjërat e këqija i keni lënë pas shpine dhe më në fund mund të merrni frymë lirisht. Para jush është një periudhë e mirë në të cilën mbisundon dëshira e kalimit sa më të mirë të kohës. Më shumë do të dilni nga shtëpia, më shumë do të shoqëroheni, do t’i përmirësoni marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Jeni më të hapur dhe më lehtë u qaseni problemeve. Afshet do të jenë më të forta në këtë muaj dhe do të keni nevojë që të gjitha sekretet t’ia tregoni partnerit, sikur dëshironi që të mësojë sa më shumë për ju. Kjo do ta përmirësojë dhe forcojë marrëdhënien tuaj dhe është e mundshme që të bëni plane konkrete për të ardhmen.





Beqaret: Akrepat e lirë fantazojnë për dashuri të vërtetë, mirëpo vështirë krijojnë kontakte. Do të kenë disa takime interesante ku do të njohin një person që ia vlen t’i përkushtohen.


Post a Comment

Previous Post Next Post