Horoskopi i muajit dhjetor 2020


Puna: Do të keni elan që të gjitha obligimet t’i përfundoni në afatin e caktuar dhe t’i rregulloni të gjitha shpenzimet monetare. Keni pritur që situata financiare të jetë më e mirë në këtë muaj, mirëpo vetëm nga fundi i dhjetorit do të ndieni lehtësim, kur është fjala për financat. Keni pasur mjaft pengesa dhe situata stresuese, mirëpo në fund do të jeni të kënaqur me rezultatet të cilat i keni arritur. Para së gjithash, ju është me rëndësi që të avanconi në karrierë dhe tani jeni në rrugë të mirë. Do të merrni oferta të reja për bashkëpunim, mirëpo ndonjëherë është më mirë të qëndroni me njerëzit të cilët ju ofrojnë siguri. Shkuarjet jashtë shtetit gjithashtu janë të mundshme deri në fund të muajit.





Shëndeti: Shëndeti është i qëndrueshëm. Pini më shumë lëngje.





Dashuria: Kjo është periudhë e shkëlqyeshme për të gjithë Shigjetarët! Edhe pse muajt e mëparshëm kanë qenë plot surpriza, në dhjetor mund të qetësoheni dhe të kënaqeni me gjërat të cilat ju gëzojnë. Vetëm që patjetër duhet të gjeni pak kohë edhe për veten, sepse vazhdimisht jeni të rrethuar me miqtë dhe familjen, kjo ndonjëherë di t’ju jetë e mundimshme. Shigjetarët e zënë kanë arritur t’i rregullojnë marrëdhëniet me partnerin dhe të përmirësojnë atmosferën dashurore. Do të keni edhe në vazhdim konflikte të vogla, por jo të tilla që tashmë i keni kaluar. Kurdo që të kapni veten duke menduar për të kaluarën, përpiquni vetëm të vazhdoni dhe të shikoni përpara.





Beqaret: Shigjetarët e lirë në dhjetor do të provojnë të fillojnë lidhje romantike dhe do të kenë rastin që të krijojnë lidhje, mirëpo sa do të zgjasë kjo – varet nga dëshirat dhe pritjet tuaja, andaj do të jetë mirë të bëheni të sinqertë, që në fillim.


Post a Comment

Previous Post Next Post