Horoskopi i muajit dhjetor 2020


Puna: Gaforret mund të presin ndryshime dhe risi në punë. Janë të mundshme ndërrimi i punës apo ndërrimi i pozitave në punën aktuale. Do të ketë shumë ngjarje, ndërkaq ju thjesht nuk do të jeni të gatshëm për to. Ju duket sikur çdo gjë po ecën shumë shpejt dhe sikur jeni nën stres të madh. Nuk do të mundeni të lini punën dhe të pushoni, por për pushim do të jeni të detyruar të prisni të kalojë muaji dhjetor. Do të jetë mirë që së paku ditët e pushimit t’i kaloni në shtëpi dhe sa më shumë të flini gjumë, në mënyrë që të mblidhni sa më shumë forcë për t’i përfunduar të gjitha obligimet.





Edhe pse disa gjëra ju duken shumë të rënda, deri në fund të muajit do të arrini t’i përfundoni të gjitha obligimet, t’i shlyeni borxhet e mbetura dhe të hyni në vitin e ri të qetë dhe të ndiheni të relaksuar, gjë që do t’ju sjellin një dozë vetëbesimi dhe mundësi që të avanconi tutje.





Shëndeti: Stresi është i theksuar. Përpiquni që sa më shumë të pushoni dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm.





Dashuria: Ky është muaji i rëndësishëm për ngjarje dashurore. Gaforret e zëna mund të presin përmirësim të marrëdhënieve me partnerin. Kjo është periudhë e mirë për fejesa, martesa, konfirmim zyrtar të dashurisë. Nga gjysma e muajit do të ketë emocione të theksuara dhe do ta keni të qartë se çfarë duhet të ndryshoni, çfarë ju duhet për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme dashurie. Do të keni marrëdhënie më të qëndrueshme dhe lidhje më të fortë me të cilat do të kënaqeni. Në dhjetor mund të prisni dhurata, kënaqësi, udhëtime. Do të ketë emocione të mëdha, por edhe ndryshime humori nga ana juaj. Nga fundi i muajit do të keni grindje të vogla me partnerin. Dëgjoni emocionet e brendshme dhe kujdes se çfarë fjalësh thoni.





Beqaret: Gaforret e lira do të ballafaqohen me dëshirat e tyre, por edhe me frikën e tyre. Derisa të mendoni për kohët e kaluara, nuk do të jeni të gatshëm të filloni lidhje të re. Ende nuk jeni krejtësisht të gatshëm të vazhdoni tutje.


Post a Comment

Previous Post Next Post