Horoskopi i muajit dhjetor 2020


Puna: Do të keni përshtypjen që vazhdimisht po luftoni për vendin tuaj. Vazhdimisht jeni në lëvizje dhe përpiqeni të harmonizoni punën tuaj me të gjitha obligimet. Shumica e punëve në dhjetor do të përfundojnë ashtu siç keni pritur. Çdo gjë do të jetë në vendin e vet, edhe pse brengoseni shumë. Peshoret të cilat dëshirojnë të fillojnë punën në shtete të jashtme, tani është koha ideale për fillim të tillë.





Financat po ju shkaktojnë probleme, sepse nuk keni pritur shpenzime kaq të mëdha brenda një muaji. Vëmendjen duhet ta orientoni në punën ekipore, sepse vetëm ajo mund t’ju sjellë shumë fitime. Bashkëpunoni vetëm me njerëzit të cilëve në tërësi u besoni dhe nga të tillët do të keni ndihmën e cila ju është e nevojshme.





Shëndeti: Janë të mundshme ftohjet, kujdes nga viruset.





Dashuria: Muaj të tërë keni fshehur pakënaqësinë nga partneri, mirëpo në këtë muaj patjetër duhet të jeni të sinqertë dhe t’i zgjidhni të gjitha problemet të cilat tashmë një kohë të gjatë po ju mundojnë. Janë të mundshme debatet dhe konfliktet. Shumë Peshore do të provojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet nga fundi i muajit dhe t’u vënë pikën të gjitha vuajtjeve të deritashme. Disa do t’ia arrijnë të stabilizohen, mirëpo disa do t’u japin fund marrëdhënieve. Nëse arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet dhe ta përballoni këtë periudhë, kjo patjetër do të forcojë marrëdhënien me partnerin dhe do të hyni në të pangarkuar dhe të lumtur në vitin e ri. Bëhuni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, mos ngurroni këtë herë.





Beqaret: Peshoret e lira kënaqen me miqtë dhe familjen, mirëpo do të kenë edhe mjaft oferta nga gjinia tjetër për t’u shoqëruar. Mbase tani është koha e duhur që të përjetoni romancën.


Post a Comment

Previous Post Next Post