Puna: Kur është fjala për punën, Bricjapët duhet t’i kushtojnë kujdes që të mos sforcojnë shumë dhe të mos marrin më shumë obligime seç mund t’i plotësojnë. Keni dëshirë për ndryshime, andaj është e mundshme që do të vendosni që diç të re ta filloni apo që me pasionin tuaj të fitoni para.
Edhe pse këto janë obligime të tepërta, ju synoni drejt stabilizimit të situatës financiare dhe asgjë nuk do t’ju pengojë që atë qëllim ta arrini. Do të bëni shumë gjëra përnjëherë, do të jeni të lodhur, por edhe të kënaqur. Përpiquni që të mos harroni diçka dhe t’i përmbaheni punës cilësore, me të cilën eprorët janë mësuar me ju.
Shëndeti: Mos harroni që ushtrimet e rregullta do të jenë shumë të rëndësishme.
Dashuria: Bricjapët e zënë do ta testojnë lidhjen e tyre dhe deri në fund të muajit do të shohin a është marrëdhënia e mirë për ta apo jo. Jeni të qetë dhe të hijerëndë dhe të fokusuar që ta kënaqni veten. Si kurrë më parë, do të keni nevojë t’i bëni gjërat të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bërë dhe t’i vizitoni vendet në të cilat një kohë të gjatë nuk keni qenë. Tani është koha e duhur që të vendosni çfarë do të dëshironi në të ardhmen dhe do ta merrni guximin të bëni hapa konkretë.
Beqaret: Bricjapët e lirë do të zgjedhin midis më shumë personave, madje mund të jetë edhe zgjedhje e vështirë. Keni dëshirë për lidhje të qëndrueshme në të cilën do të ndiheni të sigurt, ndërkaq, nga ana tjetër, lehtë hyni në aventura dashurore. Do të jetë ky muaj i interesant dhe do të kënaqeni në ngjarjet e paplanifikuara.
Post a Comment