9 - 15 nëntor Ujori


Mërkuri dhe Neptuni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për ta bërë marrëdhënien edhe më të sigurt. Të martën ose të mërkurën mund të merrni edhe një vendim. Nëse jeni ende beqarë nuk do i rezistoni dot sharmit të dikujt që do takoni në një festë të miqve tuaj. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të kenë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të enjtes do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.


Post a Comment

Previous Post Next Post