Fustani i dasmës sipas shenjës së Horoskopit


Edhe nëse nuk e keni në plane (të afërta) martesën, një fustani nusërie vështirë t’i thuash jo. Sipas shenjës së horoskopit, modele dhe stile të caktuara nusesh mund t’ju duken më interesantë se të tjerët.





- Dashi





Shenjës së parë në horoskop i pëlqen të jetë gjithmonë e para, prandaj një dasmë për ju do jetë stresuese, por do jetë gjithashtu ndër më të bukurat që të ftuarit do shohin. Pavendosmëria që ju karakterizon mund të bëjë të keni më shumë se një fustan. Megjithatë, do të siguroheni të zgjidhni diçka jo shumë të zakontë, si ky fustan i Zuhair Murad, koleksioni Pranverë-2021:





https://www.instagram.com/p/CEmXg87loDl/?utm_source=ig_web_copy_link





- Demi





Për ju dasma, do të jetë mbrëmja kur do të ndiheni më shumë se kurrë si princesha që jeni, prandaj një fustan tipik nusesh, i ngjashëm me atë të Hirushes, me siguri do t'jua rrëmbejë zemrën:









- Binjakët





Zgjedhja e fustanit të duhur, mund t'ju duket edhe më e vështirë se zgjedhja e bashkëshortit, prandaj mund të jeni një nuse me disa fustane. Sidoqoftë, do i qëndroni një stili sensual, pak esktravagant. Ky model nuk është shumë për ju, apo jo?









- Gaforrja





Për Gaforret, dasma do të jetë një natë e lumtur, ku të gjithë, përfshirë atë, do të kënaqen. Prandaj, fustani duhet të jetë i bukur, por edhe i rehatshëm. Kjo e vështirëson pak zgjedhjen për Gaforren, por ja diçka që do i pëlqente:









- Luani





Gratë e Luanit, duan diçka që bërtet: Mbretëri, mbretëreshë, mbretërore etj, ashtu si shenja e tyre. Çfarëdo të vishni, do siguroheni të keni si aksesor, një kurorë të shndritshme mbi kokë.









Virgjëresha





Shenjat e Virgjëreshës do zgjedhin një fustan "të sigurt", pasi në dasmën e tyre, s'mund të ketë vend për gabime:





https://www.instagram.com/p/B6V93LsFtn9/?utm_source=ig_web_copy_link





- Peshorja





Gratë e Peshores janë gjithnjë në dilemë, mes diçkaje të thjeshtë apo një fustani ndryshe nga të tjerët. Ju mund të gjeni diçka ndryshe dhe të thjeshtë njëkohësisht









- Akrepi





Akrepit i duhet diçka që t'i lërë njerëzit pa fjalë dhe asgjë s'i lë njerëzit pa fjalë më mirë se sa një fustan EXTRA:









- Shigjetari





Diçka e lehtë, e thjeshtë dhe klasike. Shigjetarët nuk duan ta komplikojnë jetën më shumë duke menduar për ditë me radhë çfarë fustani iu duhet:









-Bricjapi





Gratë e Bricjapit me siguri do të bëjnë diçka krejt ndryshe. Ndoshta do të vijnë në dasmë me një fustan të zi?









- Ujori





Ujorët do të duken rrëzëllitëse në dasmë dhe do të gjejnë fustanin perfekt, pasi kanë kërkuar për javë e muaj të tërë. Zgjedhja e tyre do jetë me siguri një fustan pas trupit, si një "parajsë me pupla":





https://www.instagram.com/p/B-eh3IZH8bi/?utm_source=ig_web_copy_link





- Peshqit





Peshqit do përpiqen të gjejnë një fustan, që i ka pak nga të gjitha: edhe klasik, edhe seksi, edhe nusesh. 





https://www.instagram.com/p/CE4slJYpOcw/?utm_source=ig_web_copy_link


Post a Comment

Previous Post Next Post