Demi: Horoskopi muajit Nëntor 2020


Puna: bashkëpunëtorët presin shumë nga ju dhe keni përshtypjen se jeni rregullisht të pakënaqur. Edhe ata nuk e kanë të lehtë pasi janë nën presion të madh dhe kjo pakënaqësi në punë transmetohet tek të gjithë. Më shumë se gjithkush tjetër dëshironi ndryshime në punë. Prisni oferta më konkrete edhe atë përmes shokëve. Situata financiare është ende jostabile, mund të keni harxhime të palanifikuara dhe kjo ju shkakton stress dhe parahati. Megjithatë keni rastin të punoni punë me honorar, dhe përvishuni në punë pasi këto angazhime ju sjellin përfitime të mëdha. Ka gjasa që pas 10 nëntorit,  të ndodhin ndryshime pozitive në karierë, sidomos nga bashkëpunimi me partnerë të huaj.





Beqaret: Surpriza të reja për ata që janë vetëm, ju do të njihni dikë që do të bëjë t’ju vijë mendja vërdallë, gjithsesi tregohuni të kujdesshëm.





Dashuria: duhet të sjellni urgjentisht vendime që lidhen me jetën tuaj emocionale. Nëse jeni të martuar, largohuni nga zënkat dhe konfliktet, mos bini pre e kokëfortësisë së partnerit tuaj. Dëshironi ndryshime, lidhje dhe partner që ju plotëson boshllëkun. Nervoza dhe konfliktet e dëmtojnë atmosferën familjare. Personat e lirë me këtë shenjë do të krijojnë lidhje të re me shumë passion, gjë që do ti ndryshojë tërësisht.





Shëndeti: nuk keni kohë për gjumë, kokëdhembje të herë pas hershme, lëkundje të presionit të gjakut dhe shtrëngime në stomak.





Familja: Jeta familjare do jete e qete.





Financat: financat do jene goxha problematike edhe pse kohet e fundit jeni munduar ta kufizoni vetëm e nuk keni kryer shume shpenzime.


Post a Comment

Previous Post Next Post