Tetor 2020 Virgjëresha


Me Venusin në pozicion të favorshëm dhe Uranin me ndikim pozitiv vështirë se do të ndaleni. Me gjasë, në ndërmarrjen ku punoni do të ketë ndonjë ristrukturim, por ju jo vetëm që do të ruani pozicionin aktual, por mund t’ju duhet të kryeni edhe funksionet e dikujt që nuk është më. Profesionistët e lirë do të kenë para syve mundësi të reja. Lajme të mira rreth datave 15-16 tetor. Gratë e reja në karrierë mund të gjenden në qendër të vëmendjes, ndërsa burrat duhet të jenë më të organizuar. Shkresat, kontratat, provimet, marrëveshjet tregtare ndikohen në mënyrë pozitive nga Mërkuri, sidomos rreth datës 29, kur ai bashkëvepron në mënyrë të shkëlqyer me Hënën. Edhe datat 30 dhe 31 paraqiten tejet të suksesshme. Në aspektin sentimental, do të dalë sërish në skenë dashuria, pastaj secili prej jush do ta vendosë vetë si ta jetojë atë, në formë aventure, martese apo bashkëjetese. Ndjenjat janë forcuar që prek korrikut të këtij viti. Nëse keni pasur ndonjë problem, duhet ta zgjidhni, duke pranuar gabimin. Autokritika është tejet e rëndësishme në këtë periudhë. Falë ndryshimeve pozitive në dashuri, do të ndieni një qetësi shpirtërore, që do t’ju mundësojë t’i kuptoni deri në fund dëshirat tuaja. Do të rikthehen sërish idetë për ndonjë udhëtim apo shpërngulje. 





Po ashtu, do të kuptoni se ju duhen marrëdhënie më konstruktive, sidomos nëse dikush ju ka shpërqendruar për muaj me radhë. Përvoja të vyera ju presin në krah të njerëzve që ju duan vërtet. Takime të këndshme në harkun kohor 24-29 tetor. Ky muaj është tejet i rëndësishëm dhe nuk duhet çuar dëm. Buzëqeshja na vjen gjithmonë në ndihmë në jetë. Prej disa kohësh, ju buzëqeshni më shpesh, ndiheni të dashuruar dhe të fortë. Kjo ndikon në një rimëkëmbje të brendshme. Edhe trajtimet estetike do të japin rezultatet e synuara. Kujdes me problemet e sistemit tretës, fundjava mes 20-21 tetorit do të jetë më delikate.


Post a Comment

Previous Post Next Post