Tetor 2020 Ujori


Ankthi që keni përjetuar kohët e fundit do t’ia lërë vendin nismave të reja. Edhe pse keni nisur prej pak javësh një projekt të ri, nuk përjashtohet mundësia që të arrini një sukses të madh personal. Prej nëntorit, situata do të kthehet tërësisht në favorin tuaj. Nëse keni marrë përsipër përgjegjësi apo detyrime, tanimë do t’ju duken më të lehta. Tetori do të hedhë bazat, kurse nëntori do të sjellë zgjidhje dhe ndryshime që i prisnit prej kohësh. Pikë vendimtare është aspekti ekonomik, pasi shpeshherë merrni hov dhe nuk i kushtoni rëndësi llogarive. Kujdes me shpenzimet apo me detyrimet e prapambetura rreth datave 10 dhe 11 tetor. Tregohuni të matur në raportet me të tjerët, sidomos me bashkëpunëtorë apo eprorë, pasi më datë 18 mund të lindë ndonjë debat. Duhet të ndryshoni menjëherë planin e veprimit. Në dashuri ka diçka që nuk shkon. Çiftet që janë bashkë prej kohësh dhe që duhen po kalojnë një periudhë izolimi, si pasojë e angazhimeve profesionale të njërit prej partnerëve. Tradhtitë duhet t’i shmangni me çdo kusht, pasi në muajin tetor rrezikoni të dilni zbuluar.





Planetët ushtrojnë aq shumë trysni, sa do të gjeni forcë të thoni fjalë që nuk mendonit se do t’i nxirrnit ndonjëherë nga goja. Nëse vendosni të ndaheni, sqarohuni deri në fund për çdo gjë. Tetori do t’i vërë në provë çiftet, por po ia dolët mbanë, marrëdhënia juaj do të forcohet edhe më tepër. Disa ditë të muajit paraqiten me doza të larta nervozizmi. Kujdes në datat 11, 18 dhe 25. Prisni edhe pak javë, sepse, që prej muajit të ardhëm, Jupiteri do të nisë një kalim interesant dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni ndonjë problem fizik, duke ju bërë të ndiheni plot me energji. Filloni një kurs gjimnastike, kërcimi apo çfarë t’ju pëlqejë, mjafton të përmirësoni gjendjen fizike.


Post a Comment

Previous Post Next Post