Tetor 2020 Shigjetari


Marsi vazhdoj ta forcojë më tej përkushtimin tuaj. Brenda pak muajsh, edhe atyre që punojnë në mënyrë të pavarur do t’u paraqiten mundësi të shkëlqyera, sidomos rreth datës 12 tetor. Shfrenojeni fantazinë! Tek e fundit, kjo është arma më e fortë që keni. Pas disa javësh, Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj dhe për shumë prej jush pikërisht këtu do të nisë viti astrologjik i krijimtarisë së pasur, ekuilibrit dhe stabilitetit. Ata që merren me tregti do të mbyllin ndonjë shitblerje të frytshme, apo do të shpërngulen diku gjetkë. Kur planetët ju vijnë në ndihmë, asgjë nuk bëhet pengesë në bisedimet mes palëve. Nëse keni ndonjë problem ligjor, do të gjeni zgjidhje brenda pak kohësh. Nëse dashuroni dikë prej vitesh, por nuk jeni martuar ende, në këtë periudhë do ta mendoni seriozisht këtë mundësi. Dëshira për të krijuar marrëdhënie solide dhe stabilitet në jetën tuaj shtohet dita-ditës. Do t’i përjetoni situatat në mënyrë tejet të vrullshme, sidomos në dashuri. Nëse jeni vetëm prej kohësh, mund të takoni një person mjaft të veçantë.





Luani vendit, mos prisni që dashuria t’ju vijë në shtëpi! Nëse tashmë ka lindur një histori e bukur dashurie, do të përsoset më tej. Nëse jeni ndarë rishtas, do të gjeni një pikë të re referimi. Te çiftet me baza të forta do të zgjohet dëshira për të provuar ndjesi të reja dhe për të ndenjur sa më gjatë bashkë. Problemet me fëmijët do të marrin zgjidhje. Shëndeti është në përmirësim, edhe për ata që mund t’i jenë nënshtruar ndonjë operacioni apo kanë pasur ndonjë problem shëndetësor gjatë dy viteve të fundit. Ju rikujtoj se pika juaj e dobët janë këmbët. Për arsye të shumta, ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm. Ditët rreth datës 22 tetor janë të favorshme për të nisur dieta apo trajtime estetike.


Post a Comment

Previous Post Next Post