Tetor 2020 Peshqit


Mos nënvlerësoni propozimet që do t’ju vijnë në këtë periudhë. Nëse keni pranuar një vend pune, do të arrini një sukses, sidomos rreth datës 10. Shitblerjet paraqiten mjaft frytdhënëse gjatë tetorit. Prej muajit nëntor, Saturni mbetet përsëri në pozicion të favorshëm, por Jupiteri nuk do të ketë më ndikim. Kjo do të thotë se mundësitë më të mira ju i keni pasur deri tani dhe uroj t’i keni shfrytëzuar si duhet. Nëse merreni me tregti, punoni me kohë të pjesshme apo paguheni me tarifë ditore, do të keni fitime të kënaqshme në harkun kohor 10-29 tetor. Edhe ju vetë duhet të viheni në lëvizje. Nëse keni ndonjë kërkesë për të dërguar diku, kryejeni në datat 10-11 tetor, në paraditen e datës 12, ose në datat 29 dhe 30 të muajit. Tanimë do të vilni frytet e mundit disamujor. Dashuria kthehet përsëri në rol protagonist. Yjet favorizojnë martesat, bashkëjetesat, vendimet e përbashkëta. Nëse jeni vetëm, do t’ju krijohet ndjesia sikur tashmë jeni në vendin e duhur dhe në kushtet e përshtatshme për të marrë angazhime. 





Nëse mund t’i lejoni vetes pushime edhe në këtë periudhë të vitit, shfrytëzojeni mundësinë. Nëse nuk e keni gjetur ende dashurinë, bëni një analizë të ndërgjegjes. Mbase keni hesape të pambyllura me të shkuarën, ose keni frikë nga risitë. Fundi i muajit paraqitet mjaft ndjellës dhe në datat 29 dhe 30 do t’ju zgjohen sërish emocionet. Gjatë tetorit do të jeni plot energji. Disa probleme të vogla do t’i hasni vetëm në fundjavën e parë të muajit. Nëse do të nisni ndonjë terapi, do të dalë me sukses. Përmirësime të ndjeshme në horizont në aspektin shpirtëror, por kujdes se nëntori do të sjellë një rënie të energjive. Ndaj, mos u sforconi tani dhe mos i krijoni vetes premisa për probleme shëndetësore në të ardhmen.


Post a Comment

Previous Post Next Post