Tetor 2020 Peshorja


Lajme të mira do të vijnë për të lindurit në shenjën tuaj, pasi muajin e ardhshëm do të nise një kalim i Jupiterit në shenjë, që do të zhbllokojë disi situatën financiare. Mund të shtohen të ardhurat, ose mund të bëhet realitet një telefonatë punë që e prisnit prej muajsh. Nëse jeni në një ortakëri, do t’ju duhet t’i ndani idetë me dikë tjetër, uroj të keni në krah personin e duhur. Të shtunën, më 20 tetor, do të keni fitime të majme, nëse merreni me aktivitet tregtar. Të rinjtë që kanë ndryshuar vend pune apo shkollë ndihen më të kënaqur. Atyre që lëvizin nga vendi dhe janë në kërkim mund t’u paraqitet një mundësi e re, ndoshta jo e shkëlqyer, por që ju mundëson të çoni rrogën në shtëpi. Kujdes me detyrimet tatimore!






Situata sentimentale paraqitet më e qetë. Nëse i keni dhënë fund një historie dashurie gjatë muajve të fundit, jeni gati për të nisur një të re. Pozicionimi i planetëve gjatë tetorit premton një muaj pasional. Kalimi në shenjë i Uranit që prej muajit maj duket se i ka shtuar kërkesat tuaja edhe në aspektin seksual. Tanimë nuk jeni të gatshëm të lejoni që partneri/ja të mos ndizet nga epshi, kur është me ju. Dashuria dhe mirëkuptimi e shtojnë dozën e erosit. Martesat kanë kaluar kriza të shumta, por nëse kanë mbetur ende në këmbë, do të thotë se kanë themele të forta. Rifitoni kohën e humbur, bëni plane për të lindur një fëmijë, apo për të ndërruar shtëpi. Dielli në shenjë e ndihmon rikuperimin tuaj fizik. Pas datës 8 tetor, mund të nisë një periudhë çlodhjeje dhe mirëqenieje fizike e mendore. Kujdes me ndonjë tërheqje muskulore rreth datës 15. Nëse ndiheni në ankth, pini çaj qetësues me bazë bimore. Ruani qetësinë!


Post a Comment

Previous Post Next Post