Tetor 2020 Luani


Gjatë këtij muaji impenjimet në punë mund t’ju rëndojnë pak më tepër. Sigurisht që secili ka një aspekt të caktuar personal. Nëse jeni në poste drejtuese, do të rishikoni marrëdhëniet me ndonjë bashkëpunëtor jo fort të qetë. Rezultatet nuk do të jenë të shkëlqyera, por prej nëntorit fati kthehet pro jush. Keni ende disa pengesa për të kapërcyer, por do t’ia dilni mbanë, si Luanë të vërtetë. Do të jetë një periudhë me angazhime të shumta, por jo fort frytdhënëse për projektet e reja. Të ardhurat nuk paraqiten pozitive gjatë tetorit, as marrëdhëniet me njerëzit e as udhëtimet larg ambientit tuaj të zakonshëm. Përpiquni të mbani veten në kontroll, që të mos i lini shkas një agresiviteti verbal, rreth datës 10 tetor. Një hap para, një hap mbrapa. Kështu shkon marrëdhënia juaj në çift. Nëse jeni prej kohësh në krizë, gjatë tetorit mund t’i thoni “lamtumirë” njëri-tjetrit.





Ndërkohë që çiftet që kanë vetëm mosmarrëveshje të vogla, mund t’ia dalin mbanë. Tetori nuk është muaj i favorshëm në aspektin sentimental dhe mund të dalin sërish në dritë disa debate të lëna pezull. Nëse dikush ju ka prerë në besë, nuk do të keni mëshirë rreth datës 18 apo në fund të muajit, do t’ia thoni troç mendimin që keni për të. Edhe raportet familjare apo me fëmijët do të jenë të tensionuara dhe duhen trajtuar me kujdes të madh. Ata që janë në kërkim të një dashurie të re, mund të krijojnë njohje emocionuese, por jo vendimtare për të ardhmen. Në pritje të nëntorit, një muaj që do t’ju rimëkëmbë, tetori do të karakterizohet nga shqetësime të vogla fizike e mendore, në bazë të të cilave qëndron stresi. Ditët rreth datës 18 do të jenë ato më delikatet. Ndiqni me përpikëri kurat e rekomanduara nga mjeku. Shpeshherë e harroni që jeni edhe ju prej mishi e gjaku, si gjithë njerëzit e tjerë.


Post a Comment

Previous Post Next Post