Tetor 2020 Gaforrja


Jupiteri dhe Venusi janë në pozicion të shkëlqyer. Tetori është muaji ideal për të caktuar pikësynime të reja profesionale apo për të ndrequr problemet e kohëve të fundit. Edhe pse me vështirësi e tensione, do t’ia dilni mbanë. Nëse do të ndërroni shtëpi apo vend pune, gjatë tetorit do të përcaktoni piketat e veprimit. Do të përpiqeni të bëni ndryshime për mirë në sferën profesionale, që do të rrisin reputacionin tuaj. Edhe nëse punoni prej kohësh në një vend pune, mbase do të bëni disa telefonata apo do të hidhni një sy gjetiu. Data 2-8 tetor do të jetë tejet interesante për të bërë propozime fitimprurëse. Ju këshilloj të bëni kujdes të veçantë nga data 23-31 tetor, periudhë që kulmon më datë 29, pasi mund të hasni pengesa apo mosmarrëveshje. Gjendja emocionale paraqitet mjaft pozitive, ka ardhur koha të përcaktoni një pikë referimi në jetën tuaj. Nëse njiheni me persona të rinj, nuk duhet të mendoni menjëherë për raportet afatgjata, por të jetoni momentin në mënyrë të çlirët dhe pasionale.





Nëse gjendeni në dy histori paralele, duhet të merrni një vendim sa më parë, sepse të lindurit në shenjën tuaj karakterizohen nga luhatjet e humorit. Ata që janë ndarë vitin e kaluar janë në kërkim të zgjidhjeve të ndryshme. Nuk ju pëlqen më të jetoni ditë pas dite, po kërkoni një raport të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm. Disa planetë janë në pozicion të favorshëm me shenjën tuaj. Në aspektin fizik kjo nënkupton forcë më të madhe. Kujdes me sforcimet në datat 8, 9 dhe 15 tetor. Pjesa tjetër e muajit nuk paraqet ndonjë vështirësi apo pamundësi fizike apo mendore. Fundjavave të tetorit përpiquni të organizoni udhëtime të shkurtra, vizita nëpër muze, në mënyrë që të përftoni stimuj të rinj.


Post a Comment

Previous Post Next Post